Adrenalina e Shqipërisë “outdoor”!

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Adrenalina e Shqipërisë “outdoor”!

Natyra shqiptare ka bukuri të pafundme, nga Veriu në Jug. Mes ngjitjeve në mal, ujëvarave, lumenjve, liqeneve, rafting në kanione dhe ushqime bio, adrenalina e “Shqipërisë jashtë dyerve” (Albania outdoor) po fiton gjithnjë e më shumë zgjedhjet e shqiptarëve dhe turistëve të huaj. Pandemia nxiti një kulturë pozitive drejt turizmit të aventurës.

Kur nis sezoni veror, turizmi i rërës dhe detit shpesh duket si alternativë e vetme, jo vetëm për t’i shpëtuar vapës, por edhe për t’u argëtuar. Shqipëria, me potencialin turistik, mund të ofrojë më shumë, sidomos për ata që kërkojnë të lëvizin dhe të bëjnë përvoja të reja, si p.sh. zhytjet nënujore, fluturimet e organizuara, sportin e rafting, ecjet në Alpet magjepsëse e të tjera aktivitete në atë që quhet turizmi i aventurës ose larg mureve, larg qëndrimit sedentar në shezlong apo konsumimit të një pije në breg të detit.

Një nga ndikimet e pandemisë në industrinë e turizmit është kthimi i vëmendjes së operatorëve turistikë dhe udhëtarëve drejt turizmit të gjelbër, përvojave të lidhura me natyrën. Turizmi i aventurës është lloji i turizmit, i cili po kthehet më shpejt me hapjen graduale dhe uljen e kufizimeve nga pandemia. Sipas Kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Shqipërisë, Rexhep Kasmi, ka një shtim prej 40 përqind të pronotimeve për paketa turistike “outdoor” (jashtë mureve), në nivel kombëtar, si nga turistët vendas dhe të huaj.

Ndër llojet e turizmit, turizmi i aventurës jashtë dyerve ka koston më të ulët, pasi aktivitetet e aventurës janë nga më të thjeshtat si p.sh., ecjet nëpër parqet kombëtare apo monumentet e natyrës e deri tek ato që kërkojnë më tepër angazhim, sa i përket profesionalizmit të guidave dhe përfshirjes së pajisjeve sportive. Kosto më e ulët përbën edhe një nga arësyet e bumit të këtij lloj turizmi gjatë muajve të fundit, pasi qytetarët dhe sipërmarrësit e dëmtuar masivisht nga pandemia, duan të shpenzojnë më pak për pushimet.

Në bazë të të dhënave të Shoqatës së Turizmit dhe Udhëtimit të Aventurës (Adventure Tourism and Travel Association-ATTA), Europa është tregu kryesor i burimit për kompanitë e turizmit të aventurës me 60%, ndjekur nga Afrika (23%) dhe Azia (17%). Brenda vetë Europës, 60 përqind e turistëve europianë janë angazhuar në udhëtime në aventurë.

Turizmi i aventurës kontribuon shumë në ekonomitë lokale, pasi afërsisht dy të tretat e parave të shpenzuara për udhëtimet në aventurë qëndrojnë në vendin ku ndodh aventura. Në Shqipëri, turistët e aventurës shpenzojne nga 100 në 170 euro në ditë, duke përfshirë transportin, akomodimin, vaktet, udhërrëfyesin turistik të çertifikuar, siguracionin, pajisjet për aktivitetet në natyrë, etj.

Turizmi i aventurës ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga dy faktorë: nga pasiguria nga pandemia dhe nga moti. Fillimi i viti 2021 nuk ka qenë shumë i favorshëm sa u përket kushteve atmosferike, përveç hezitimit të shqiptarëve për shkak të COVID-19. Marsi dhe prilli nuk kanë qenë shumë premtues po ashtu, duke qenë muaj tejet të lagësht, krahasuar me vitet e tjera. Por maji dhe qershori kanë përbërë një bum të mirëfilltë të Shqipërisë outdoor, sipas operatorëve të sektorit.

Ata punojnë shumë me rrjetet sociale, në Facebook dhe Instagram. Njoftimet bëhen nëpërmjet artikujve të sponsorizuar. Për shkak të mbylljes së gjatë nga pandemia, njerëzit duan shumë të udhëtojnë, sidomos të marrin nga përvoja që jep turizmi i aventurës. Por, një pjesë vijnë me makinat e tyre, që të shmangin mundësinë për infektim dhe kjo pengon organizimet.

Destinacionet e preferuara

Shqipëria ka një diversitet të lartë natyror brenda territorit të saj. Por vetëm vitet e fundit vëmendja po orientohet përtej detit dhe kulinarisë dhe çdo ditë e më shumë po “zbulohet” Shqipëria tjetër, ajo e natyres se mrekullueshme dhe te virgjer, si dhe e njerezve mikprites dhe te mire.

Disa nga destinacionet e preferuara, që po kthehen në tendencën e momentit janë: Krahina e Kurveleshit; Ujëvara e Sotirës; Lumi i Shalës; Syri i Ciklopit (4 km poshtë Krrabës); Kanionet e Erzenit; Liqeni i Bovillës; Ura e Brarit (në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit); Shpella e Pëllumbasit; Bukuroshja e Fjetur (shpella pranë burimit të Drinit të Bardhë), Pasqyrat e Gramës (në malin e Gramës, në afërsi të fshatit Sllovë), Hiking në Lëpushë dhe Vermosh, Malësi e Madhe; Kajak në liqenet Ulëz-Shkopet, Mat; Eksplorim i shpellës së Pëllumbasit, Tiranë; Karvan me mushka drejt malit të shenjtë të Tomorrit, Berat; Riverhiking dhe eksplorim i Kanioneve të Osumit, Skrapar; Rafting në lumin e egër të Vjosës, Përmet; Fluturim dyshe në Llogora, Vlorë; ecje drejt Krorëzit dhe snorkeling, Himarë.

Turizmi i aventurës ka hapur mundësi të reja biznesi, pasi industria e udhëtimit nuk kufizohet vetëm në rezervimet e hoteleve ose fluturimit dhe agjentëve të udhëtimit. Turistët kanë rritur kërkesat, sikurse edhe operatorët turistikë janë shtuar në numër. Dixhitalizimi ka pasur ndikim të madh në turizmin e aventurës online. Sipas statistikave nga disa agjenci në Tiranë, pothuajse 90% e të gjitha rezervimeve të aktiviteteve të tilla janë duke u bërë nëpërmjet internetit, sidomos në rrjetet sociale, ku dhe japin konfirmime për pjesëmarrjen në një aktivitet të caktuar. Kjo shifër është në rritje krahasuar me vetëm dy vite më parë, ku rreth 40% e prenotimeve bëhej në zyrat e agjencive.

Me më shumë se një vit distancim social, shumë prej nesh humbën ndërveprimet shoqërore. Na mungon të përqafojmë miqtë dhe njerëzit e familjes dhe të krijojmë miq të rinj. Por pandemia nuk ka mbaruar ende dhe shëndeti dhe higjiena mbeten përparësi kur udhëtojmë. Ja përse mjediset e turizmit masiv vijojnë të jenë pak të preferuara dhe si shqiptarët, edhe turistët e huaj që vijnë në Shqipëri e jo vetëm, po kërkojnë një përvojë të shpejtë të udhëtimit, me një lidhje më të thellë si me natyrën, ashtu edhe me njerëzit me të cilët udhëtojnë. Por a nuk është ky qëllimi i udhëtimit të aventurës?

Për shkak të rregullave të distancimit social dhe punës nga shtëpia, të cilat do të vijojnë, janë gjithnjë e më të shumtë shqiptarët dhe vizitorët e huaj që po shikojnë për pushime aktive. Pushimet aktive në natyrë i bëjnë mirë gjithashtu mendjes. Natyra është një ilaç për stresin – dhe të jesh aktiv në natyrë mund të jetë antidoti më i mirë për ankthin nga pandemia.

Megjithë zhvillimin e fortë të dukshëm, ende mjedisi i biznesit të turizmit tek ne vazhdon të përballet me pengesa të konsiderueshme strukturore për forcimin e konkurrencës dhe nxitjen e rritjes ne turizmin e natyrës dhe aventurës. Prandaj dhe është e domosdoshme që shtyllat e ekosistemit sipërmarrës të turizmit të mbështeten nga politika, financat publike, si dhe nga shoqatat e biznesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 