Historia/ Kush ishte shkodrania e para aktore femër e Turqisë

E premte, 19 Prill, 2024

Habibe Molla lindi më 16 korrik 1906 në familjen e një ushtaraku në Shkodër. Ishte një fëmijë gazmor dhe lozanjare, por jeta e saj do të ndryshonte pas ekzekutimit të babait saj, emri i të cilit nuk dihet, vetëm mbiemri Molla. Habibe Molla jetonte me gjyshin e saj në Shkodër deri në momentin kur ai vendosi të largohej në Turqi dhe të vendosej në Uskudar të Stambollit.

Nga Shkodra e Shqipërisë në Shkodrën e Bosforit

Pasi diplomohet në shkollën e mesme Habibe Molla u emërua mësuse shkolle  në Uskudar. Ja vlen të ndalemi në këtë rajon të Stambollit në ngushticën e Bosforit sepse emri i këtij rajoni me një popullsi afro një milion banorë ka të njëjtin emertim historik siç e ka edhe Shkodra, Scutari. Në 1338 udhëheqësi osman Orhan Gazi mori Skutarin, duke i dhënë mundësi osmanëve të kenë një bazë fare pranë Konstandinopojës. Sa i përket emërtimin besohet se emri Scutari, siç e kishte edhe Shkodra, do të thotë “lëkurë të papërpunuara”.  Është i njohur fakti se edhe Shkodra e Shqipërisë ka qënë një qënder ku mblidheshin lëkurë të kafshëve të pyllit dhe tregtoheshin në Venedik e gjetkë përmes anijeve tregtare që kalonin në Bunën e lundrueshme aso kohe.

Kur Habibe Molla u bë aktorja e parë femër në Turqi

Në vitin 1923 ishte krijuar nga Sadi Fikret një grup teatror i lëvizshëm që aso kohe ishin aq shumë të preferuar.

Nuk vinte spektatori në teatër, por shkonte teatri shetitës fshat në fshat e qytet në qytet. Shumica e shfaqjeve ishin skeçe e vodevile, kryesisht skena humori. E rekomanduar nga një i afërt, drejtuesi i trupës së teatrit shëtitës  e pranon për një  turne në Izmir, Habiben.  Shfaqjet teatrore  në atë kohë nuk kishin aktore femra. Ishim meshkujt që losnin rolet e femrave. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri deri vonë. Habibe Molla, tashmë me emrin  Halide Piskin, kishte një natyrë pak e zymtë. Ishte pikërisht jeta e saj pa dashurinë prindërore  dhe me fatkeqësi në jetë që e bënin të ishte hijerëndë. Dhe krejt ndryshe prej moshës që kishte, roli që i dhanë ishte ai i një halle, e cila  kishte si karakteristikë të folurën hundore të forte, tip të cilin ajo e realizoi shumë bukur dhe që do ta vazhdonte për vite të tëra si personazh në situata të panumërta dhe në gjini të ndryshme si në teatër por edhe në emisionet e radios. Mirëpo në vitin 1925 ndodhi që grupi i teatrit lëvizës nuk mundi të vazhdonte veprimtaritë.  Meqë ishte e para aktore e skenës e morën pa shumë hezitim në Teatrin e Stambollit. Në vitin 1933 ajo u bë shumë e njohur me rolet e veta në filma dhe një aktore e kërkuar. Madje në kronikat e kohës shkruhej se spektatorët u dyndeshin në të gjitha kinematë e vendit për të parë lojën brilante të Halide Piskin. Kalon një periudhë të vështirë dhe detyrohet të punojë në radio gjithnjë me tipin humoresk që kishte krijuar, me skeçe e humore të cilat i përgatiste vetë. Ajo konsiderohej gjithashtu edhe si një krijuese shumë e mirë e  materialeve letrare të skenës.

Në vitin 1944  pasi që kishte punuar në kompani të ndryshme teatrore u kthye sërish në teatrin e Qytetit të Stambollit duke u bërë një nga aktoret kryesore. Ajo ka një repertor të gjërë si aktore por edhe si  shkrimtare filmi si në “Kivircik PASA” (1941),/ “Duvaksiz Gelin” (1942) dhe “Dügün gecesi “(1933).  Ne  Filmografine per Halide Piskin mund te rradhisim edhe :  “Kafes Arkasında” (1930),  “Fermanlı Deli Hazretleri” (1930), “Kafatası” (1932),  “Yanlışlıklar Komedyası” (1938),  “Anna Karenina” (1939) , “Lüküs Hayat” 1950,  “Yelpaze” (1955),  “Kızımın Başına Gelenler” (1958) , “Bir Kilo Namus” (1959). Filmi i saj i fundit i Halide Piskin  ishte “Çfarë ka ndodhur me vajzën time”,  për të cilin ka shkruar edhe skenarin. Ishte një aktore e madhe, e talentuar, e kompletuar si artiste por edhe autore e shume shkrimeve e skenarëve, skeçeve, artistja e parë e varieteteve në Turqi, e konsideruar një talent i madh, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm. Edhe pse pa arsimimin e duhur profesional për skenë, arriti të bëhet aktorja e parë dhe më e njohura në Turqi. Dhe për më tej edhe pse e kish ndjekur fati i keq në jetë, në skenë ajo ngjallte aq  shumë humor, aq shumë dritë e besim tek njerëzit të cilët e donin shumë. Siç mbeti e vetmuar në fëmini në Shkodër ashtu i shkoi jeta,  gjithsësi një jetë e vrullëshme artistike, pasiononte, me një individualitet të spikatur, kurrë pa u shkëputur  nga skena e teatrit apo ekrani i filmit. U nda nga jeta për shkak të dëmtimin të veshkave në moshen 53 vjeçare, me 1 nëntor 1959 në qytetin e Stambollit. Filmat e saj në Turqi edhe sot e kësaj dite shihen dhe admirohen, aq shumë ka lënë gjurmë në kinematografinë turke artistja e madhe që lindi në qytetin e Shkodrës, Halide Piskin./Materiale marrë nga shkrimi i KOLEC TRABOINI

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 