Hungari/ Uzuni thyen rekordin 50-vjeçar dhe hyn në histori të Ferencvaroshit

E martë, 1 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni tregoi dhe një herë cilësitë e tij duke realizuar tripletë në fitoren 1-3 të Ferencvaroshit kundër rivalëve të Prishtinës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Beratasi përjetoi një natë magjike, duke realizuar 3 herë brenda 45 minutave të pjesës së dytë. Por jo vetëm kaq, 25 vjeçari ka thyer një rekord 50-vjeçar që mbahej në shtëpinë e hungarezëve. Uzuni bëhet lojtari i parë pas legjendës së klubit Albert Florian, i cili arrin të realizojë tripletë në Kupat e Europës me skuadrën e tij.

Florian njihet si legjende e Ferencvaroshit pasi luajti për 16 vite me fanellën e hungarezëve duke realizuar dhe 256 gola. Ish-sulmuesi realizoi për herë të fundit tripletë në Europë në vitin 1971 në një ndeshje me grekët e Panionosit të cilën e fituan thellë me rezultatin 6-0. Uzunit i janë thurur shumë lavde në Hungari duke arritur deri aty sa e krahasuan me legjendën e klubit, ‘’Perandorin’’ Florian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.