Arsim / Programe të përbashkëta studimi me Universitetin e Torinos

E premte, 4 Korrik, 2025

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik të Tiranës (FEUT), në fokus të së cilit ishte bashkëpunimi që ky fakultet ka me Universitetin e Torinos që prej vitit 2015-të me programe të përbashkëta studimi në Masterin Profesional të Financës, Kontabilitetit & Auditimit, si dhe Masterit Profesional të Teknologjisë së Informacionit & Menaxhimit të Proceseve të Biznesit.

Ministrja Kushi u njoh nga afër nga përvoja e tyre e deritanishme dhe me faktin që diploma e dyfishtë e fituar nëpërmjet këtij bashkëpunimi disavjeçar ka lehtësuar rrugën e studentëve për t’u integruar shumë më shpejt në tregun e punës.

Duke i cilësuar këto programe si shumë të suksesshme, Kushi nënvizoi prioritetin madhor të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.

“Prioritet kryesor në sistemin tonë arsimor do të jetë arsimi i lartë dhe presim më shumë për sa i takon cilësisë. Na ndodh që maturantët më të suksesshëm, pjesa më e madhe e tyre nuk e shikojnë këtu në Shqipëri zgjedhjen për të vazhduar studimet e larta. Kjo na trishton dhe nuk na vjen mirë. Kjo është edhe arsyeja pse ne e kemi vendosur në fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me qëllim që të rinjtë tanë të kenë zgjedhje këtu në Shqipëri. Gjithmonë do të ketë të rinj e të reja shqiptare që do të shkojnë për të studiuar jashtë vendi, sikurse ka edhe të rinj italianë apo amerikanë që vijnë e studiojnë në Europë. Por ne nuk duam që kjo të jetë një zgjedhje e detyruar për maturantët tanë”,  u shpreh ministrja Kushi.

Për këtë arsye, sipas saj, një ndër mekanizmat që ne do të aplikojmë është bashkëpunimi i ngushtë me universitetet më të mira të tuaja, evropiane dhe më gjerë.

“Këtu nënkuptoj që të kemi sa më shumë diploma të përbashkëta/të dyfishta, apo pse jo edhe filiale të universiteteve më prestigjioze europiane këtu në Shqipëri. Nëpërmjet këtij mekanizmi, universitetet do të nxiten që të rrisin cilësinë. Në këtë politikë të re që po e nxisim bashkë me të gjitha universitetet, për të pasur sa më shumë bashkëpunime dhe programe studimi të përbashkëta, konstatuam që i kemi disa të tilla. Por që nuk janë promovuar aq sa duhet dhe jo të gjithë maturantët e dinë që edhe këtu në Shqipëri mund të ndjekin një program studimi me vlerë europiane”, tha ministrja.

Kushi theksoi se është në prioritetin e qeverisë shqiptare për të mbështetur hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre të BE.

Ndërsa zv/ ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku, u shpreh se, “kjo eksperiencë është shumë e rëndësishme për ta ndarë me ne, në mënyrë që edhe në të dimë sesi ta lehtësojmë këtë proces për degët e tjera që mund ta kërkojnë këtë. Duhet të arrijmë që të ketë sa më shumë diploma të përbashkëta apo diploma të dyfishta në sistem. Dhe një student që ka mundësinë të marrë diplomën këtu, të ketë dhe variantin e një diplome, siç është në rastin tuaj, diplomën e Universitetit të Torinos”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.