Aplikimet në vendlindje për pasaportë/ Ministria sqaron procedurën për dokumentet e lëshuara para 31 dhjetorit 2011
Ministria e Brendshme ka sqaruar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi publik qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë.
Në njoftim ritheksohet se të gjithë shtetasit që janë pajisur me dokumente identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011, për të ribërë dokumentet duhet të plotësojnë formularin online në portalin e-Albania.
Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas datës 31 dhjetor 2011 duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.
Lexo edhe: Hapen 6 zyra të reja aplikimesh për dokumentet biometrike jashtë Shqipërisë
“Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë. Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar pas datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
“Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar para datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…”, thekson MB.
Lexo edhe: MEPJ prezaton shërbimin e ri/ Nga 1 shkurti 2021 aplikime online për viza
“Pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT”, përfundon MB.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.