Imuniteti i njeriut ndaj COVID-19, i përkohshëm apo i përjetshëm

E shtunë, 20 Prill, 2024

Në Shtetet e Bashkuara (SHBA), mesatarja ditore e rasteve të reja të Covid-19 ka vazhduar në rënie të vazhdueshme duke shënuar një pikë të tërëndësishme në rrugën për t’i dhënë fund pandemisë globale. Mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja të Covid-19, e 1 qershorit, ra në 11,239, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Nisur nga numri i javëve të fundit, është hera e parë që mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ishte nën 20,000 shifër kjo që nuk shënohej që nga marsi i kaluar. Përveç kësaj, të dhënat e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve kohët e fundit konfirmuan se më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë tani janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.  Këto numra të rinj vijnë në kohën kur qyteti i Nju Jorkut, i cili ishte epiqendra e pandemisë Covid-19 në SHBA, javën e kaluar nuk regjistroi vdekje të reja nga Korona Virus dhe pa rënien e normës së tij të pozitivitetit në nivelin më të ulët të regjistruar që kur filloi pandemia. Të gjitha këto janë lajme të mira dhe përputhen me analizat e mia të mëparshme se pandemia në SHBA do të përfundojë këtë verë.  Kjo kthesë në rezultate mund t’i atribuohet suksesit të parashikuar të vaksinimit. Në një kohë që shumë shtete të botës vazhdojnë të përmbajnë infeksionet dhe të përmirësohen në qasjen dhe shpërndarjen e vaksinave, këtu në SHBA dy pyetje janë ende në nevojë për përgjigje: a është arritur imuniteti i tufës dhe sa kohë do të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19.

IMUNITETI I TUFËS, ÇFARË ËSHTË DHE ÇFARË DO TË THOTË NË TË VËRTETË?

Për shumicën e komunitetit shkencor, fundi i kësaj pandemie përfshihet në dy fjalë: imuniteti i tufës. Në kohën kur një debat akademik shtjellon se kur ose edhe nëse SHBA mund të arrijë në një përqindje të mjaftueshme të njerëzve me imunitet për të arritur këtë qëllim, disa shkencëtarë thonë se është koha që publiku të mos shqetësohet më për këtë dhe të ndjekë një këshillë të thjeshtë: Vaksinohuni. Kjo pandemi do të marrë fund kur mjaftueshëm njerëz të mbrohen nga sëmundjet e rënda dhe si pasojë hiqen nga “zinxhiri i infeksioneve”. Vaksinimi i bën të dyja, ndihmon juve dhe ndihmon komunitetin tuaj të arrijë qëllimin për t’u kthyer në normalitet.

Pra, çfarë është imuniteti i tufës?  Ideja e imunitetit të tufës filloi në mënyrë të çuditshme me lopët dhe jo me njerëzit, prandaj përdoret fjala “tufë”. Në vitin 1916, veterineri Adolph Eichhorn dhe kolegët vunë re se një kope (tufë) lopësh mund të bëhej e imunizuar kolektivisht nga një sëmundje, nëse shumica e kafshëve do t’i mbijetonin infeksionit fillestar. Që nga ajo kohë, imuniteti i tufës është bërë një term i përdorur zakonisht në epidemiologji dhe shëndetin publik për t’iu referuar pikës së fundit matematikore të një epidemie sëmundjesh infektive. Kur një përqindje e caktuar e njerëzve janë të imunizuar, ose nëpërmjet infeksionit ose vaksinimit, virusi nuk ka vende për t’u përhapur. Epidemia – ose, në këtë rast, pandemia – venitet dhe jeta kthehet në normalitet. Pragu i imunitetit të tufës mund të ndryshojë gjerësisht nga sëmundje në sëmundje. Me kaq shumë të panjohura për Korona Virusin që shkakton Covid-19, ka qenë një temë e shumë diskutuar. Gjatë rrjedhës së pandemisë, vlerësimet për pragun e nevojshëm për të arritur imunitetin e tufës janë luhatur nga 20% deri në 90% ose dhe më shumë. Për shumicën e komunitetit shkencor dhe studiuesve, duke përfshirë edhe mua, 60-70% dukej si numri magjik për t’u kthyer në normalitet. Deri në pranverën e vitit 2020, termi imuniteti i tufës ishte term i rretheve akademike. Ndërsa Korona Virusi u përhap nëpër Azi, Evropë, dhe më në fund në SHBA, disa modele parashikimesh fillestare treguan se kjo ishte e pa ndalshme dhe e pa kontrollueshme. Kjo çoi në këtë qasje të “imunitetit të tufës”, që do të thoshte “lëre virusin të shkojë”, lëre natyrën të marrë drejtimin e saj. Por kjo nuk u fut kurrë në fuqi pasi u pranua gjerësisht se lënia e Korona Virusit të lirë të veprojë në një popullsi të caktuar do të kishte çuar në një numër edhe më të madh vdekjesh, ndoshta 1-2 milion të vdekur ne SHBA, disa vlerësime madje edhe e dyshifojnë ose trefishojnë këtë numër. Kjo ishte e pa pranueshme.

IMUNITETI NGA VAKSINAT APO INFEKSIONET NATYRORE, SA KOHË DO TË ZGJASË?

Ne e dimë se vaksinat punojnë në dy mënyra: së pari, ato sigurojnë imunitet duke stimuluar antitrupat ndaj virusit i cili mund të ketë vetëm një përgjigje të përkohshme mbrojtëse. Së dyti, dhe shumë të rëndësishme, ato fillojnë një formacion të “kujtesës” – T dhe B – qelizave, që ofrojnë mbrojtje më të gjatë nga ri-infeksioni viral. Pasi sistemi imunitar përshtatës e ka mundur pushtuesin, bëhen një pellg qelizash T dhe B që kanë jetë të gjatë. Këto limfocite të kujtesës mbeten të “fshehura” deri në herën tjetër që hasin të njëjtin patogjen. Megjithatë, këtë herë, ato prodhojnë një reagim imun shumë më të shpejtë dhe më të fortë. Kujtesa është tipari kyç i sistemit imunitar përshtatës, duke bërë të mundshme mbrojtjen afatgjatë dhe prodhimin e antitrupave. Ka një shtim të literaturës që sugjeron se imuniteti Covid-19 pas infeksionit mund të zgjasë një vit, por disa që tregojnë një mbrojtje shumë më të gjatë, ndoshta një imunitet gjatë jetës, duke u përmirësuar me kalimin e kohës veçanërisht pas vaksinimit.  Kur merren së bashku, studimet sugjerojnë se shumica (por jo të gjithë) individët e vaksinuar që ishin infektuar më parë me SARS-CoV-2 nuk do të kenë nevojë për nxitje shtesë të vaksinës. Ata që u vaksinuan pa e kontraktuar më parë virusin ka të ngjarë të kenë nevojë për dozë shtesë në një moment në të ardhmen, ndoshta në disa vjet. Duket se imuniteti te këta individë luan shumë ndryshe, pasi “kujtesa imunitare” mund të duket ndryshe pas vaksinimit në krahasim me infeksionin natyror. Ky informacion i kohëve të fundit me shpresë do të ndajë frikën e zvarritur se mbrojtja kundër virusit do të jetë jetëshkurtër.

IMUNITETI NDAJ VIRUSIT COVID-19 A MUND TË JETË I PËRJETSHËM?

Imuniteti ndaj virusit që shkakton Covid-19 mund të jetë i përjetshëm, në kundërshtim siç është rasti me Korona Viruse të tjera që ndodhin natyrshëm dhe që shkaktojnë ftohje të zakonshme. Ndryshimi është se këto viruse ndryshojnë ndjeshëm çdo disa vjet. Pra, arsyeja pse ne infektohemi me virus të zakonshëm herë pas here gjatë gjithë jetës mund të ketë shumë më tepër të bëjë me variacion të këtyre viruseve dhe jo imunitetit tonë. Në fakt, qelizat e kujtesës B të prodhuara në përgjigje të infeksionit me SARS-CoV-2 dhe të rritura me vaksinimin janë aq të fuqishëm sa që pengojnë edhe variantet e virusit, duke mohuar nevojën për vaksina nxitëse. Njerëzit që u infektuan dhe u vaksinuan kanë një reagim të fuqishëm, sepse ata vazhdojnë të evoluojnë antitrupat e tyre, që mund të zgjasin për një kohë të gjatë.  Është interesante se rezultati mund të mos zbatohet për mbrojtjen që vjen vetëm nga vaksinat, sepse kujtesa imunitare ka të ngjarë të organizohet ndryshe pas imunizimit, krahasuar me atë që pason infeksionin natyror. Në fund, nëse jeni infektuar me SARS-CoV-2 apo jo, vaksinat do të sigurojnë një mbrojtje të nevojshme dhe ndoshta afatgjatë kundër Covid-19, kështu që vaksinohuni./ Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik, Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës –VATRA.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 