Francë/ Saimir Pirgu shfaqje në Théâtre des Champs-Élysées në Paris

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Tenori i mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu, në datën 15 shtator 2021 do të interpretojë në skenën e Théâtre des Champs-Élysées në Paris, Francë.

Ai do të jetë në rolin e “Le Chevalier des Grieux”, në operan “Manon”. Operat dhe teatrot po hapen gradualisht në të gjithë botën pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë.

Vepra flet për Le Chevalier des Grieux dhe Manon të cilët arratisen nga manastiri për të përjetuar dashurinë e tyre në një qytet të mdah. Bëhet fjalë për një kohë ku ekzistojnë ende kufizimet e një shoqërie patriarkale dhe fundi i tyre do të jetë tragjik.

Muzika është jashtëzakonisht e bukur me arie dhe duetet e famshme që kanë bërë që sytë e shumë brezave të përloten. Ashtu si Carmen dhjetë vjet më parë, Manon, në një zhanër krejt tjetër, pohon një feminitet verbues. Kërkimi për liri dhe kënaqësi ishte fatal për të dy.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.