Destinacion shqiptar/ Guri i Kamjes, monument i natyrës

E mërkurë, 2 Prill, 2025

Guri i Kamjes është një monument i krijuar nga natyra që nga viti në vut po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Ai ndodhet pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1.461 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anijeje, që lundron në det të hapur”.
Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.

Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që e kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike e didaktike me rëndësi lokale.
Mund të vizitohet sipas itenerarit Pogradec-Leshnicë-Trebinjë. Vlen si një destinacion për turizmin e natyrës .

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.