“Udha e shkronjave” në Huston, gjuha dhe identitetit kombëtar shqiptar në Teksas

E shtunë, 20 Prill, 2024

Edmond Shkurti, drejtues i Shkollës Shqipe “Udha e Shkronjave”Huston, Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Teksas, USA nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Historiku i shkollës shqipe “Udha e shkronjave”

Edmond Shkurti, drejtues i Shkollës Shqipe “Udha e Shkronjave”Huston, Teksas tregon për “Diellin” se fillimet e para të kësaj shkolle filluan në vitin 2005, me iniciativën e komunitetit të Huston-it u bë e mundur që të hapej kjo shkollë, e cila funksionoi për rreth 6 muaj. Jeta e saj ishte e shkurtër si rezultat i një komuniteti të ri, të cilët nuk bënë të mundur vazhdimësinë e kësaj shkolle. Pavarësisht nga dëshira e komunitetit për të angazhuar fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe, vijimi i kësaj shkolle u bë e pamundur për shkak të një komuniteti të ri.

Rihapja e shkollës më 2016

Viti shkollor 2016-2017 do të ishte shumë i lumtur për prindërit dhe nxënësit e shkollës shqipe “Udha e Shkronjave” Huston, Teksas pasi ajo vihet në funksion të plotë dhe më e organizuar se kurrë. Duket se pas një mungesë të madhe, kishte rifilluar me energji dhe pasion patriotik më të fortë se kurrë. Edmond Shkurti, drejtues i Shkollës Shqipe “Udha e Shkronjave”Huston, Teksas tregon se mundësia e komunitetit dhe dëshira e prindërve bënë të mundur që shkolla të rihapej sërish në shtator 2016. Hapja e shkollës ishte inciativë e Znj. Pranvera Selenica Haxhillari dhe Z. Ergi Agolli, të mbështetur nga mësuesit: Znj. Rafaela Bani, Znj. Nora Sulejmani, Znj. Erjona Rramaj dhe Z. Edmond Shkurti. Një kontribut të shquar në këtë shkollë ka pasur dhe Znj. Ilira Struga Pitarka, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Sipas z.Shkurti organizimi ishte model, interesimi po ashtu dhe themelet e shkollës sapo kishin filluar të viheshin në një dimension tjetër, më të sigurtë dhe afatgjatë për vitet në vazhdim. Drejtuesi i Shkollës z.Shkurti kujton se me fillimin e shkollës, u krijuan 3 klasa me rreth 50 nxënës në total. Një ndër klasat përbëhej nga nxënës duke filluar nga mosha 6 vjeç e në vijim, të cilën e drejtonte Z. Edmond Shkurti dhe Znj. Erjona Rramaj. Klasa e dytë përbëhej nga nxënës të grupmoshës 3-6 vjeç dhe drejtohej nga Znj. Nora Sulejmani. Klasa e tretë përbëhej nga nxënës të moshës nën 3 vjeç dhe drejtohej nga Znj. Rafaela Bani. Përkushtimi, profesionalizmi dhe devotshmëria e këtyre mësuesve të talentuar dhe me eksperiencë janë një garanci e shtuar për  nxënësit, prindërit, komunitetin dhe Shkollën Shqipe “Udha e Shkronjave” në ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Teksas nëpërmjet mësimit të gjuhës së bukur shqipe.

Komuniteti shqiptar mbështet shkollën shqipe në Huston

E gjithë kjo veprimtari e shkollës do të ishte e pamundur nëse nuk do të ishte mbështetur nga komuniteti shqiptar në Huston. Edmond Shkurti, drejtues i Shkollës Shqipe “Udha e Shkronjave” Huston, Teksas, tregon për Diellin e Vatrës se në shkollë bëjnë pjesë femijë të cilët kanë të dy prindërit shqiptarë ose një nga prindërit shqiptarë. Qëllimi i shkollës shqipe është t’i mësojë komunikimin në gjuhën shqipe këtyre fëmijëve, si dhe bëjnë të mundur krijimin e identitetit shqiptar në atë vend ku nesër do të jetojnë e punojnë. Përkushtimi i mësuesve, gatishmëria për të punuar me nxënësit pavarësisht vështirësive dhe përgatitja e lartë shkencore e mësuesve kanë bërë që shkolla shqipe “Udha e Shkronjave” në Huston të jetë një model i shkëlqyer funksionimi për të gjitha shkollat shqipe të Diasporës Shqiptare. Sipas z.Shkurti, në gjithë aktivitetin e saj shkolla ka bërë të mundur mësimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e një sërë aktivitetesh lidhur me festat shqiptare (festa e fëmijëve, festa e flamurit, Krishtlindjet, Vitin e Ri). Gjithashtu, janë organizuar festat e ditëlindjeve të fëmijëve pjesë e shkollës, si dhe janë zhvilluar orë mësimore në natyrë. Aktiviteti i shkollës është më i gjerë, por u përpoqa të jap një panoramë të shkurtër për atë çfarë kjo shkollë ka zhvilluar këto 5 vite, të cilat për ne si mësues kanë qenë vite sfiduese të mbushura me gëzim e krenari për atë që i kemi ofruar nxënësve dhe komunitetit shqiptar në Huston të Teksasit.

Shkolla “Udha e shkronjave”, Huston përgjatë pandemisë

Viti i shpërthimit të pandemisë globale ka qenë një vit i mbushur me vështirësi edhe për shtetet më të fuqishme jo vetëm për shkollën tonë apo komunitetin shqiptar në Teksas, kujton Edmond Shkurti, drejtues i Shkollës Shqipe “Udha e Shkronjave”. Edhe pse pandemia na kufizoi fizikisht, shpirtërisht nuk jemi ndalur për asnjë moment dhe ne i kemi shërbyer nxënësve tanë e komunitetit tonë këtu. Aktualisht, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, shkolla funksionon online nëpërmjet platformës “Zoom”, por me shpresë që gjatë muajit shtator të vitit 2021 çdo gjë ti kthehet normalitetit dhe shkolla shqipe “Udha e Shkronjave”do të kthehet me klasa të reja, nxënës të rinj dhe bashkëpunëtorë të rinj- përfundoi bashkëbisedimin e tij për Diellin e Vatrës në New York, z.Shkurti. /Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  