Eksportet e Shqipërisë sfidojnë pandeminë e COVID-19!

E premte, 19 Prill, 2024

Marsi 2021 përbën një muaj që u mbyll mirë për eksportet e Shqipërisë. Mjafton të shikohet tabela më poshtë:

Sikurse e tregon edhe Tabela, si tremujor janar-mars 2021, arritëm dhe kaluam nivelet e eksporteve të periudhës përpara Pandemisë, të janar-marsit 2019. Kjo dëshmon për një rimëkëmbje të fortë të ekonomisë sonë në tre muajt e parë të këtij viti. Kanë ndihmuar aplikimet më shumë të bujqve dhe fermerëve shqiptarë për fonde nga Buxheti i Shtetit, por edhe nga Bashkimi Evropian. Janë mbi 5 mijë e dyqind fermerë e bujq më shumë që kanë aplikuar në periudhën 25 mars-15 prill 2021. Grupi kryesor i eksporteve, që mban 40 përqind të peshës së tyre, industria e veshjeve dhe këpucëve, ende nuk e ka marrë veten nga rënia me 132 milionë euro e eksporteve të saj për vitin e kaluar. Megjithatë është rimëkëmbur disi. Prodhimi për eksport i veshjeve dhe këpucëve për marsin 2021, në krahasim me marsin 2020, u rrit me 70 përqind. Të 700 fabrikat e kësaj industrie, sidomos fabrikat e këpucëve, presin të nisin rikuperimin e plotë në tetor 2021, nëse vaksinohet 60 përqind e popullsisë së Europës.

Grupi me ecurinë më të mirë te eksporteve tona është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me kompaninë Kurum që kryeson eksportet në këtë sektor, pasi ka siguruar treg në Serbi. Rimëkëmbja e këtij sektori filloi që në gjysmën e dytë të vitit 2020, me kërkesën që u rrit nga shtetet e tjera fqinjë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Edhe eksportet e mineraleve  dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me afro 40 përqind për tre mujorin janar-mars të këtij viti. U rrit aktiviteti i prodhuesit kryesor të naftës tek ne, kompanisë Bankers Petroleum në mars, por arritëm të eksportonim ndjeshëm edhe energji elektrike, pas rritjes së prodhimit nga moti i favorshëm me shira. Ushqimet, pijet dhe duhani kanë vijuar tendencën e tyre pozitive, duke shënuar një rritje prej 26 përqind në janar-mars, mbi baza vjetore. Ky është dhe grupi i eksporteve që u ndikua më pak nga pandemia. Eksportet e fruta-perimeve u rritën me shifra dyshifrore gjatë gjithë vitit 2020. Italia ishte gjatë tremujorit të parë të këtij viti vendi me të cilin kemi patur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, me 16,4 përqind. Megjithë absurditetin e barrirerave doganore me Kosovën, i cili ende vazhdon, sërisht kemi eksportuar më shumë material ndërtimi, metal dhe ushqime në Kosovë, 35 përqind më shumë se janar-marsi i vitit 2020.

Të gjithë këta tregues janë shenja se ekonomia jonë e ka rimarrë veten dhe po kap dalëngadalë ritmet e rritjes së periudhës së para pandemisë. Të ardhurat në buxhetin e të gjithëve u rritën me 36 milionë euro, në krahasim me periudhën janar-mars të vitit 2020. Këtë gjendje e solli konsumi i rritur, aktiviteti i shtuar i investimeve publike dhe i sipërmarrësve privatë, si dhe përmirësimi i punësimit, me mbi 11 mijë të punësuar të rikthyer ne vendet e tyre të punës, ose të punësuar të rinj. Treguesi kryesor në financat publike që mat konsumin është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH). Në rast se të ardhurat prej tij shtohen, atëhere edhe konsumi është shtuar. Për periudhën janar-mars 2021, TVSH është rritur me 9.6 përqind. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ekonomi (https://www.bankofalbania.org/Politika_Monetare/Vrojtimet/Vrojtimi_i_bizneseve_dhe_i_konsumatoreve/ ), një vrojtim çdo tre muaj i bankës sonë qendrore që nga viti 2002, vijoi përmirësimin edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 10.3 përqind, në krahasim me tremujorin tetor-dhjetor 2020. Këtë tremujor, përmirësimi erdhi nga rritja e njëkohshme e besimit si për bizneset, ashtu edhe për konsumatorët. Prej këtej, mund ta themi me plot gojën se jo vetëm eksportet, që japin 2.2 miliardë euro në vit, por edhe e gjithë ekonomia jonë po merr frymë!