Gjuha që flet arbëreshi dhe fillesat e shkrimit shqip

E enjte, 28 Mars, 2024

Lidhur me ekzistencën e gjuhës shqipe, për herë të parë, kjo gjuhë dëshmohet në vitin 1462 kur u shkrua me alfabet latin,  Formula e pagëzimit”, që njihet si dokumenti i parë në gjuhën shqipe. Formulën e shkroi Pal Engjëlli. Megjithatë, ekzistojnë dëshmi më të hershme mbi ekzistencën e shqipes, të cilat duke qenë se nuk janë vërtetuar shkencërisht si burime të drejtpërdrejta, mbeten ende të dyshimta e të diskutueshme. Ato i përkasin periudhës midis viteve 1285 dhe 1332 dhe janë si më poshtë:

Në vitin 1285, në Dubrovnik (Raguza), ku jetonte një bashkësi shqiptare. Në hetimin e një grabitjeje në shtëpinë e Petro del Volcios nga Belena (më vonë, Prati), një farë Mateu, bir i Markut të Mançes, që del se ka qenë dëshmitar i krimit, thotë: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca.” (Dëgjova një zë që thërriste në male në gjuhën shqipe.).

Në vitin 1308, në një tekst latin mesjetar “Anonymi Descriptio Europae Orientalis”, gjenden në një radhë kodikësh mesjetarë: “Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus.” (Shqiptarët e  sipërpërmendur kanë një gjuhë që dallohet nga ajo e latinëve, grekëve dhe sllavëve, kështu që kurrsesi nuk mund të merren vesh me popuj të tjerë).

Në vitin 1322, kur dy pelegrinë anglo-irlandezë, Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator, gjatë udhëtimit për në Tokën e Shenjtë, u ndalën në Shqipëri. Symon Semeonis bëri një përshkrim të gjallë të asaj që kish parë. Në vitin 1332, murgu domenikan frëng Brokard ose Frëre Brochard (lat. Brocardus monacus), në një vepër latinisht të titulluar “Directorium ad passagium faciendum”, shkruan: “Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris.” (Shqiptarët, në të vërtetë, kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, ndonëse përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre.)

2 fakte për pikënisjen e gjuhës shqipe

Në një botim të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në vitin 19419, shkrimi më i vjetër shqip njihet ai i vitit 1167, i zbuluar nga historiani Nikolae Jorga në dorëshkrimet e bibliotekës “Laurentiana”, në Firence (Ashburnham 1167 Laurentiana) – në faqen e parë shpjegohet se dokumenti ndodhej në Bibliotekën Laurentiane të Firences, ndërsa në vitin 1915 e ka shënim në katalog, ku ruhet: “Ashburuham” 11, 1167.

Një tekst tjetër që mund të përbëjë pikënisjen për shkrimin shqip është i ashtuquajturi teksti Bellifortis, që ruhet në Muzeun Konde (Musée Condé) në Shato dë Shantiji (Château de Chantilly) në veri të Parisit. I datuar prej 1405-s, ai përbën një shtojcë prej 29 rreshtash ndaj të ashtuquajturit dorëshkrimi Bellifortis (ms.348/663, fol. 153v).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 