Si shënjoi rënia e murit të Berlinit karrierën e piktorit shqiptar Alfred Dade

E enjte, 28 Mars, 2024

Piktori shqiptar Alfred Dade është bërë shumë i njohur për artdashësit gjermanë, veçanërisht për ata të landit të Renanisë Veriore-Vetsfalisë. Ai ka hapur shumë ekspozita personale me punime në vaj dhe skulptura në dru. Dade në pozicionin e tij artistik lëviz ndërmjet anës figurative ekpresive dhe formës abstrakte. Gjetja e ngjyrës së ngrohtë dhe mënyra specifike e përdorimit është vendosur, në një farë kuptimi, nëpërmjet një aksenti dhe penelate të fortë që shkon mbi kufijtë e kontrasteve të mundshme duke luajtur me ngjyrën dhe formën”, kështu e përshkruan Dr. Gabriele Uelsber, kritike dhe studiuese e artit, artistin shqiptar, që është bërë i njohur në publikun gjerman me disa ekspozita personale të punimeve të tij si piktor dhe skulptor.

Kush është Alfred Dade?

I lindur në Përmet, artisti Dade zbulon qysh në shkollën tetëvjeçare talentin e tij për të vizatuar dhe pikturuar. Dhe këtë talent ai do ta shpalosë më pas në Tiranë në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”. Me ëndrrën për tu bërë piktor ai konkuron në Akademinë e Lartë të Arteve në Tiranë ( sot Universiteti i Arteve) për të vazhduar studimet në këtë degë, por nuk arrin të fitojë. I zhgënjyer si shumë e shumë të rinj të tjerë, të cilët kishin pak shpresa për një jetë më të mirë në Shqipëri, merr edhe Alfredi rrugën e mërgimit.

Në Romë të Italisë në vitin 1993-1996 ai studion në “Accademia di Belle Arti” (Akademia e Arteve të Bukura) por kjo nuk ishte e lehtë.

“Ishte vërtet vështirë, sepse duhej edhe të punoja. Ishin fillimet e mërgimit. Por kjo situatë më mësoi që të mos tërhiqesha nga vështirësitë, nga rruga që ëndërroja”, shpjegon ai.

Papritur fati i piktorit që sapo kishte nisur rrugën e karrierës zhvendoset në Gjermani, pasi njihet me një vajzë gjermane me të cilët sot kanë së bashku dy fëmijë në qytetin Mylheim an der Ruhr.

Bashkë me dashurinë Fredi mori me vete dëshirën e madhe për t’u specializuar edhe më tej në gjininë e pikturës këtu në Gjermani. Ai arrin të vazhdojë studimet në Akademinë e Arteve në Dyseldorf në klasën e prof. dr. Markus Lüpertz ku edhe diplomohet. Piktori Dade e quan fat të studiosh në këtë akademi sepse sipas tij me këtë eksperiencë të hapen edhe rrugët e karrierës.

“Pasi konkurrova u pranova në Akademinë e Arteve në Dyseldorf. Një Akademi që është ndër më të mirat në Evropë dhe ndoshta në botë. Sigurisht kjo Akademi as që mund të krahasohet me atë të Romës, sepse ajo ka mbetur një akademi tradicionale, klasike. Mendoj se përvoja në këtë Akademi gjermane më ka dhënë shanse për të ecur shumë në karrierën time si piktor dhe skulptor, në realizimin e jetës time artistike, duke punuar si artist i lirë”, thotë ai.

Krahas studimeve ai nuk e ndërpreu punën me penelin e tij. Në qytetin ku banon merr pjesë vazhdimisht  në ekspozitat e përbashkëta në “Muzeun Alet Post”, apo në “Oberhauzen”, në Dyseldorf, “Karlsruhe” e kështu me radhë. Punimi në vaj por edhe skulptura në dru e bëjnë tërheqës për publikun artdashës gjerman. Këtë e tregon edhe numri, mbi 20 ekspozita të tij personale dhe disa të përbashkëta. Tematika që gjejmë në pikturën e Alfred Dades ka një lidhje të ngushtë me biografinë e tij, me jetën e tij personale, të brezit të tij nga e kaluara. Aktualiteti dhe tema e ditës si dhe egzistenca njerëzore e lidhin pikturën e tij me traditën e ekspresionizmit gjerman.

“Në punimet e mia paraqitet më së shumti njeriu, njeriu me zhvillimet e veta, me komplekset, me dashurinë, me vështirësitë, pra me të gjitha komplekset jetësore. Mundohem që këtë ta përpunoj nga ana abstrakte dhe klasike njëkohësisht. Në punimet e mia gjen pasqyrim jeta që unë kam kaluar, veçanërisht që nga rrëzimi i murit të Berlinit që lidhet me ndryshimet në jetën time artistike, por edhe të gjithë shqiptarëve“, pohon ai.

Pas gjithë kësaj eksperience artisti Dade vazhdon të punojë si piktor i lirë dhe të hapë me sukses ekspozitat e tij personale në Gjermani. Prej gati 20 vitesh punon edhe si Docent në Mülheim an der Ruhr. Por ai për asnjë moment nuk e harron Tiranën dhe kolegët e tij atje. Ekspozitat e përbashkëta me artistë shqiptarë dhe gjermanë kanë qenë të mirëpritura si në Gjermani ashtu dhe në Shqipëri. Ai është krenar për nivelin e piktorëve shqiptarë, sepse tashmë është arritur një gjuhë bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperience mes artistëve.

“Arti ka një gjuhë internacionale”, thotë ai dhe shton: “Kur kthej kokën prapa dhe shoh rrugën që kam ndjekur, mund të them me plot gojën se jam i kënaqur. Por ka ende punë për të bërë…”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 