Ardian Ismajli për mediat italiane: Privilegj që luaj me Shqipërinë

E enjte, 28 Mars, 2024

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli bëri hapin e madh në karrierë në merkaton e verës së kaluar, teksa u largua nga kroatët e Hajduk Split, me të cilët kishte bërë ndeshje shumë të mira, duke kaluar në një kampionat të madh, siç është Serie A, ku firmosi me Specian. Pas muajve të parë të vështirë deri sa u ambientua, tashmë Ismajli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Nazione La Spezia”, mbrojtësi ka treguar vuajtjet e luftës në Kosovë, shembullin që ndjek në futboll, pro edhe ëndrrën e tij që ka pasur. Gjithashtu në intervistën e dhënë, Ismajli ka folur edh për Kombëtaren, ku shprehet se aty përfaqësojnë të gjithë kombin shqiptar, kudo që ndodhen.

OFERTAT- Kam luajtur për shumë sezone te Hajduku i Splitit, në ligën kroate dhe pas një sezoni shume të mirë, tërhoqa vëmendjen e shumë ekipeve. Mora disa oferta, por zgjodha të kaloja te Spacia, pasi më bindi projekti i tyre dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u rritur akoma më shumë.

ËNDRRA DHE SHEMBULLI QË NDJEK– Futbolli ka qenë pasioni im që i vogël. Dashurinë për futbollin e kam të trashëguar nga babai im, i cili ka luajtur kur ishte i ri. Shembulli im në karrierë është mbrojtësi i Realit, Serxho Ramos. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në një nga 5 kampionatet më të forta, veçanërisht Serinë A, të cilën e kam ndjekur që i vogël. Pasi debutova në këtë kampionat me Specian, mund të them se ishte si një ëndërr e realizuar. Pas disa muajve, tani mund të them se jam me të vërtetë i lumtur.

KOMBËTARJA– Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ekipi kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët që u ndanë pas luftës në 6 vende të ish Jugosllavisë dhe ata që padyshim jetojnë në pjesë të tjera të botës. Ndërsa ekipi kombëtar i Kosovës përfaqëson vetëm Kosovën. Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një privilegj, por unë ende ndjek me shumë dashuri edhe Kosovën ku kam lindur dhe jam rritur. Shqipëria në 10 vitet e fundit është rritur shumë. Kemi lojtarë shumë të mirë të cilët luajnë edhe në Itali. Mund të themi këtu, Etrit Berisha te Spali, Hysaj te Napoli, Kumbulla te Roma dhe Gjimshiti te Atalanta.

LUFTA NË KOSOVË- Gjatë luftës në Kosovë isha i vogël, por ende mbaj mend praninë e ushtrisë, policisë dhe paraushtarakëve në Kosovë. Ishin vite të tmerrshme dhe unë jetova me muaj me frikën se mund të ndodhte diçka e keqe në familjen time. Kjo dhunë dhe frika më bëri më të fortë dhe që të rritem më shpejt. Ne kemi përjetuar skena të tmerrshme në lëkurën tonë që nuk dëshiroj që askush t’i përjetojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 