29 vite më parë u nda nga jeta Martin Camaj

E premte, 4 Korrik, 2025

Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih.

Poeti ëndërrimtar, Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në Temal të Dukagjinit në vitin 1948, u arratis nga Shqipëria për t’i shpëtuar ferrit komunist. Më vonë, duke u endur nga Beogradi në Romë, nga Roma në Mynih, do të kuptonte se ai mund të shkonte kudo, me përjashtim të vendit të vet, ku nuk po kthehet as i vdekur.

Ishte nxënës i jezuitëve, gjë që përcaktoi për gjithë jetën orientimin e tij kulturor e intelektual. U bë kështu vazhduesi më i denjë i veprës së autorëve të letërsisë shqipe në gegnisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi, ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denjë për të vazhduar trashëgiminë e tyre të ndritur.

Emri Martin Camaj na kujton veprën e tij gjeniale, që nis vëllimin poetik “Një fyell ndër male”, botuar më 1953 në Prishtinë e vijon me botimet në revistën “Shêjzat” (1957-1975), me vëllimet “Legjenda” (Romë, 1964), “Lirika mes dy moteve” dhe “Njeriu me vete e me të tjerë”, (Mynih 1967 e 1978), romanet “Djella” (1964) “Dranja”(1981) “Shkundullima”(1981) Rrathë (1981) dhe “Karpa”(1987) si dhe antologjinë “Këngë shqiptare” ( Düsseldorf 1974).

Camaj është edhe një ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet e tij mbi gjuhën shqipe, historinë dhe të sotmen e saj. Ndër studimet kryesore mund të përmenden: “Meshari i Gjon Buzukut” (Romë, 1960); “Tekst mësimor i gjuhës shqipe” ( Ëiesbaden, 1969); “E folmja shqipe në provincën e Avelinos” ( Firence 1971) e sidomos, “Gramatika shqipe” ( Ëiesbaden 1984).

Martin Camaj vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Lenggries të Bavarisë. Fjalët e fundit të poetit ishin: “Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë…gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”. Studiuesi më i njohur i Camajt është Hans-Joachim Lanksch.

Po e kujtojmë sot, në përvjetorin e vdekjes, me poezinë “Elegji e Parë”:

“Kur kam me qenë i këputun

nga mundi i vjetve të rrëpita sa ‘i shkamb,

mos të vijë keq ty, Taze, për mue

të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,

kingj i gatuem për flije.

Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë

për njerzit e vet, vdekë qysh kur.

Edhe një amanet, moj grue:

kur vdiq im atë, premë dy qe

me ngimun të unshmit e thneglat e lamit

me grimca buke.

Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë

të ngishëm,

prandej ndër drekët e mija qitni

vetëm kafe të idhta.”

Martin Camaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.