Intervista / Loreta Stamo, Një jetë…disa histori

E shtunë, 20 Prill, 2024

Një informaticiene në një botë ku informacioni ka kaq shumë pushtet sepse burojnë të dhënat që orientojnë / çoriontojnë botën, si ndjeheni ju aty?

Ndjehem mire, si në ‘shtëpinë  time! Është e vërtetë që është koha e analizave në bazë të informacionit, madje edhe e marrjes së vendimeve nga njësitë robotike, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e përdoruesit  ose të informaticienit. Fusha e Inteligjencës  artificiale (Artificial Inteligjence) dhe e kompjuterave të mësuar  (Machine Learning) po hyn në çdo drejtim. Makinat pa shofer, bankieri robot që të identifikon në varësi  të sinjalit zanor, doktori robot që të dikton direkt  gjithë opsionet ekzistuese në varësi të analizave dhe ankesave, shahisti robot që mund edhe vet kampionet e shahut, edhe ata që e kanë programuar etj, etj…duken të frikshme për brezat më të vjetër , por s’ka asnjë mister aty tanimë. Në bazë të të gjithave është mendja e njeriut por që edhe mendja vet ‘dorëzohet’ para fuqisë  dhe shpejtësisë  llogaritëse të super-kompjuterave të sotëm. Problem shoh edhe me të rinjtë e sotëm që janë obsesuar me mediat sociale në atë masë sa nuk mund t’i ç’bëjnë  dot gjurmët e tyre kur rrethanat personale ndryshojnë. Si mund t’ia mbushësh mendjen një adoleshenti që të kuptoje siç duhet që një mendim i hedhur ashtu kot në një postim apo koment, mund t’i sjellë  probleme në pranimin në një universitet që ka për zemër më vonë, ose edhe në sigurimin e një pune në të ardhmen. Si t’ia shpjegosh asaj moshe që do i mendojë  gjerat ndryshe kur të piqet dhe ca?! Edhe mësuesit e tyre vet, nuk i kuptojnë shumë nga këto nocione të web-informacionit, sigurisë  etj. Problemi që do vazhdojë  të thellohet është se teknologjia po përparon me hapa marramendëse dhe njerëzit nuk arrijnë  dot ta ndjekin në çdo moment…

Për çdo ditë në marrëdhëniet e mia me miq e të afërm, nuk ngurroj të shpjegoj diçka praktike nga gjithë këto, për shembull: T’i mbush mendjen dikujt që ka një biznes që s’ka nevoje të shkojë në bankë çdo ditë të çojë çeqet e pagesave pasi është më e lehtë dhe më e sigurt ta bësh depozitimin nga telefoni, kështu ke edhe një rekord elektronik për depozitën që do të duhet me tej. Ose kur bie fjala për mesazhet/e-mailet që vijnë gjoja nga institucione ose individë të ‘besuar’ dhe përdoren nga dërguesit për të vjedhur informacion sensitiv me qëllim keqpërdorimi në moment ose në të ardhmen.

Një tjetër bisedë që e gjej veten ta bëj gjithmonë është kur prindërit janë të shqetësuar dhe nuk e kontrollojnë  dot  prezencën dhe komunikimin e fëmijëve të tyre nëpër rrjetet sociale. Shpesh kalojnë në kontroll ekstrem dhe i ndalojnë të kenë llogari në to. Personalisht nuk mendoj që kjo është e mirë, sepse në radhë  të parë ajo moshë di edhe më shumë se prindërit për teknologjinë dhe lehtësisht hapin accounte sekrete që i bën ata edhe më të ‘lirshëm’ të përdorin këto web-komunikime keq. Gjithashtu mendoj që është më mirë për adoleshentet të fillojnë të familjarizohen me internetin dhe informacionin digjital dhe të fillojnë të lënë aty gjurmët e tyre të vërteta, duke parandaluar kështu që dikush tjetër t’i portretizojë negativisht ata, për diçka që ata s’janë.

Informacioni digjital do vazhdojë të rritet eksponencialisht në vitet që vijnë dhe profesionet që merren me analizën e informacionit, inteligjencën artificiale etj, që përfshihen nën Data Science janë dhe do të vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara.

A besoni se keni bërë zgjedhjen e duhur duke ditur se jeni bijë mjekësh të cilët do apo nuk do profesionin e tyre duan ta trashëgojnë?

Absolutisht! Të gjithë  mendonin se do bëhesha mjeke si prindërit, por unë isha e prerë për inxhinieri ose matematikë. Është fat që njeriu të mund të gjejë herët çfarë i pëlqen dhe çfarë bën më mirë në jetë, kështu s’do humbasë kohë e energji gjatë rrugës së gjatë të nxënies dhe gjithmonë do ta bëjë  punën me qejf. I vetmi ‘problem’ me këtë profesion është se duhet të vazhdosh të mësosh çdo ditë, për gjithë jetën. Në çdo profesion, do thoni ju, është kështu dhe është e vërtetë, por jo si me teknologjinë dhe informatikën. Në këtë fushë të duhet ta ‘rifillosh’ gjithmonë sepse avancimet janë dramatike dhe shpeshherë s’kanë  lidhje me metodat e përdorura më parë. E mira e kësaj është se ngelesh mendërisht gjithmonë i ri dhe të duket vetja student, gjithë jetën.

Ju jeni ndër shqiptarët e parë që keni emigruar drejt Amerikës pas viteve ‘90, a ju ndodh shpesh të takoni shqiptarë në mjediset e tua të punës, udhëtimeve, trajnimeve. Sa rol luan shkollimi apo fati në stabilitetin eko-social të shqiptarëve në emigracion?

Është e vërtetë që emigrova herët në Amerikë, qysh në maj të vitit 1993. Do i përgjigjesha shumë ndryshe kësaj pyetjeje në qoftë se do bëhej fjalë për 5 vitet e para. Në ato vite kishte shume pak shqiptare këtu, por s’kishte as celulare e internet që të lidheshim kollaj. Për çdo informacion do të duhej të vizitoje biblioteka e librari dhe të ishe me fat në qoftë se do arrije tek informacioni më i mirë që po kërkoje. Por njëkohësisht do e mbaj mend si kohë të bukur sepse më lidhi me shumë njerëz të mirë që përndryshe s’do i kisha takuar ndonjëherë në jetë, me të cilët i ruaj lidhjet edhe sot. Janë shqiptarë nga të gjitha trevat, të feve të ndryshme, të bizneseve të ndryshme, të përkatësive politike të ndryshme. Sot më duket vetja shumë e pasur me këtë larmi miqsh që kam!

Unë e kam shprehur gjithmonë që isha me fat për profesionin që kisha, sepse e gjeta punën e parë si programiste me 20 rezumetë e para që dërgova, ashtu direkt me shkollat e Shqipërisë. Shpesh më duhej ta theksoja që isha ‘Albanian’ jo ‘Armenian’ dhe nuk isha nga Albany, NY. Amerikanët dëgjuan për Albanians gjatë luftës së Kosovës, por prapë  nuk mësuan shumë për ne. Mbaj mend që sa herë prezantohesha, e kisha shume të lehtë të provoja krenari për vendin tim, ca nga mungesa e informacionit për ne shqiptaret, dhe ca nga mungesa e paragjykimit për një vend i vogël si i yni. Vija re shpesh që tregonin kërshëri për Shqipërinë.

Sot shqiptarët emigrantë të pas viteve ‘90 janë shumë janë të suksesshëm, fëmijët e tyre i bënë shkollat këtu dhe u integruan shumë më mirë. Kënaqesh kur i shikon se sa shumë kanë arritur!

Midis ritmit të jetës së përditshme plot angazhime dhe progres profesional dhe nostalgjisë të së kaluarës që lidhet me vendlindjen cila dominon më fort në jetën tuaj nga këto të dyja?

Gërshetohen të dyja si dy sinjale me frekuenca e amplituda të ndryshme; një herë dominon njëra, një herë tjetra… ndonjëherë tjetër bashkohen e dyzohen. Nuk e di në është mosha apo nostalgjia, por me kalimin e viteve kam një tërheqje  më të madhe nga Europa. Sidomos në këtë vit Covid-i kur izolimi në mendje është edhe më i madh se ai 6 feet-shi, mendja më shkon më shpesh atje… dhe mbase vjen një ditë që të jetoj në të dyja botët e mia.

Sa e ndiqni jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë, si ka ndryshuar ajo? 

Kam qenë gjithmonë e angazhuar me komunitetin shqiptar, sidomos në New York, New Jersey, Boston, dhe Waterbury me të cilat jam edhe afër, por edhe në South Florida.

Për më shume se 20- vjet kam qenë edhe në bordin e AAWO ‘Motrat Qiriazi’ dhe kam ndihmuar me çdo mënyrë, profesionalisht dhe njerëzisht. Aty kam mësuar shumë më  tepër sesa dija për komunitetin shqiptar të të gjitha trevave, zakonet, traditat, dialektet. Sa herë kishte një aktivitet komuniteti dhe mund te vidhja kohë nga jeta ime profesionale, merrja pjese me shume dëshirë. Është kënaqësi të gjesh një pjesë të vendit tënd në emigracion dhe të ndjehesh rehat si në shtëpinë tënde. Në vitet e para, këto aktivitete ishin shumë më  emocionale, sepse përballeshe me shumë halle emigrantesh dhe pasiguri për të ardhmen. Në dekadat e fundit ndjesia është krejt ndryshe, takon njerëz të plotësuar familjarisht e profesionalisht, që janë shkëputur disi nga origjina dhe diskutojnë më  shume për këtu, sesa për atje.

Çfarë ka trashëguar nga ju vajza juaj, çfarë do donit që ajo të trashëgonte nga ju?

Besoj se ka trashëguar indipendencën  e mendimit, altruizmin, dëshirën për të zbuluar botën dhe njerëzit, dashurinë për shkencën, dhe pëlqimin për djathin e bardhe (feta). (Hahah)

Por besoj ka marrë më shumë nga Agroni, sidomos qetësinë  dhe humorin. Miqtë e përbashkët na thonë  që e kemi ‘programuar’ mirë se ka marrë më  të mirat e të dyve, dhe kjo ma mbush zemrën plot!

Do doja të ishte më e fokusuar në organizimin e dëshirave dhe projekteve të saj, por është në fakt një krijuese shumëdimensionale dhe e apasionuar në shumë drejtime. Sinqerisht nuk e di cila është pika e saj më e forte dhe çfarë do përfundoje të bëjë në jetë, por uroj që ta gjejë  saktësisht udhën e duhur.

Tani për tani është e fokusuar në Environmental Science dhe këtë qershor do ketë  2 graduime një nga High Tech High School dhe një nga Hudson County Community College, besoj me rezultate  shumë të larta. Edhe aplikimet për kolegj i ka bërë në  të njëjtën  fushë  Environment Science and Engineering.

Diku në shënimet e tua lexova; “Të gjitha fotot e vjetra familjare u humbën në një valixhe udhëtimi drejt emigrimit” – u preka thellësisht dhe u ndjeva njësoj si ju, çfarë mbeti e përjetëshme në kujtesën tuaj teksa udhëtoje drejt emigrimit?

Ne kishim shumë foto familjare për standardin e asaj kohe dhe sigurisht që i doja të gjitha këtu, ashtu si solla pjesë-pjesë edhe librat e preferuar të bibliotekës sonë. U mërzita shumë kur humbën, m’u duk sikur 26-vjet të jetës time humbën  përgjithmonë… por me vite, dhe sidomos pas lidhjeve familjare dhe shoqërore në facebook, filluan të më vinin ca xhevahire aty-këtu. Fotot bëheshin  në  2 kopje ato vite në Shqipëri, dhe qëllonte që një kopje ta kishte mami, një daja, një shoqja e keshtu kam mbledhur disa.

E ku i dihet mbase do mbledh akoma më shumë nga koha e lënë pas, teknologjia vazhdon të na surprizojë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.