“Bukë e krypë e zemër” një libër me ritet e festave shqiptare

E premte, 4 Korrik, 2025

“Bukë e krypë e zemër”, libri më i ri i Elektra Haxhisë, sjell në kujtesë përmes recetave të qytetit të Shkodrës, ritet, traditat e mënyrën se si këto receta, servireshin në tryeza në festa e gëzime.

Autorja ka hulumtuar në revista e libra, nga Koliqi, Hamdi Bushati e Simon Rrota për të rimarrë kujtesën e së shkuarës dhe përcjellë mikpritjen e kulturën e kuzhinës.

“Ky libër nuk është vetëm me receta, që është pjesa që i përket “Bukë e krypë”, por te pjesa e zemrës kam dashur të fus traditat dhe zakonet të mikpritjes dhe bujarisë. Libri ka disa kapituj, të festave, të ceremonialeve, psh si janë shtruar tavolinat në rastet e lindjeve, fejesave, dasmave etj. Më ka frymëzuar shumë revista “Shejzat e Koliqit (1972) ku ai kishe botuar në dy numra disa receta” shpjegon autorja.

Pas botimeve të “Magazinës së Komunizmit shqiptar” dhe “Në tavolinë me Koliqin”, Elektra Haxhia Çapaliku, ndalet te hajet e shumëllojshme, me ceremonialet që i shoqëronin dhe muzikën që këndohej në ndejet shkodrane në motet e shkuara.

Bashkë me recetat, ka shënime e rrëfime që i shoqëronin, që janë sa personale edhe shoqërore. Sofra, harxhet, mullinjtë, mbrumja e bukës, dajlanet e peshkut, pastiçierët e hallvaxhinjtë, veshtat e vera, janë shoqëruar edhe me imazhe të familjeve ku ceremonitë kishin pothuaj protokolle për mikpritjen e kuvendin. / BW

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.