Futbollisti shqiptar Ardijan Ismajli i ka siguruar fitoren skuadrës tij sot. Ismajli, i cili është gjithashtu mbrojtësi i Kombëtares, luan me Specian në Seria A.
Futbollisti shqiptar u fut në fushë në minutën e 53-të, teksa në minutën e 78-të, asistoi te goli i fitores i shënuar nga Gyasi.
Pas një harkimi në këndi, Ismajli u ngrit mjaft bukur në ajër me kokë, teksa mjaftoi një prekje fare e lehtë e sulmuesit të Specias, që topi të shkonte në rrjetë.
Devijimi ishte aq i lehtë sa ishte tepër e vështirë të ndahej nëse golin e shënoi mbrojtësi i Shqipërisë apo Gyasi. Me këtë fitore, skuadra e Ismajlit u ngjit në kuotën e 21 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 15-të.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.