Anxhela Paparizo, shqiptarja që menaxhon artin dhe kulturën në Burlington

E premte, 29 Mars, 2024

E përzgjedhur para disa vitesh si imazhi i javës së qeverisjes vendore në Burlington, Ontario, dhe e vlerësuar me titullin “Elita e gruas shqiptare në botë”, Anxhela Paparizo është shqiptaro-kanadezja që manaxhon artin dhe kulturën në Bashkinë e Burlingtonit.
Ajo është përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me Muzetë, Qendrën e Arteve të Performuara, bibliotekat, Galerinë e Artit dhe Turizmin për të promovuar kulturën në qytetin e Burlington-it. Anxhela është gjithashtu drejtuese e Komitetit Strategjik të Emigrantëve në nivel rajonal (Partneriteti i Emigracionit Lokal) dhe anëtare e Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale të Turizmit.  Certifikimi i saj në Procesin e Pjesëmarrjes së Publikut nga Shoqata Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Publikut (IAP2) ka krijuar gjithashtu mundësinë që ajo të përfshijë suksesshëm në jetën profesionale edhe marrëdhënien me publikun dhe me median. Për të gjitha këto, dhe shumëçka tjetër me Anxhela Paparizon zhvilluam një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”.

Anxhela, jeni shkolluar për gazetari, histori dhe planifikim kulturor e administratë publike. Sa ju ka ndihmuar arsimimi dhe puna në Shqipëri për ta gjetur veten në Kanada?

Eksperienca dhe edukimi që solla me vete nga Shqipëria më ka ndihmuar shumë dhe ishte një themel i fortë. Pas mbërritjes në Kanada unë vazhdova edukimin më tej me studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia-s si dhe trajnimin për Lidership Ekzekutiv Bashkiak në Ivey School of Business, ndërsa krijoja eksperiencën e punës në Kanada. Pra bazat e suksesit tim profesional ishin krijuar që në Shqipëri, dhe për këtë i jam mirënjohëse kohës që punova në Bashkinë e Tiranës.

Nga Bashkia e Tiranës, jeni punësuar në Bashkinë e Burlingtonit në Ontario, si manaxhere për Art dhe Kulturë. Çfarë dallimi dhe çfarë afërsie kanë zhvillimet kulturore dhe artistike në këto bashki? 

Të dyja bashkitë punojnë për zhvillimin e kulturës në vendet përkatëse. Politikat kulturore me të cilat ato operojnë kanë nuanca të ndryshme, por qëllim të njëjtë. Mund të them se Bashkia e Tiranës ka pasur më të theksuar përqasjen në bazë të projekteve dhe aktiviteteve, ndërsa ajo e Burlingtonit e ka më të theksuar fokusin te pjesëmarrja e publikut dhe hartimi i politikave e strategjive kulturore. Kam privilegjin t’i ndërthurë të dyja përqasjet në punën time dhe më pëlqen ta quaj këtë një avantazh të veçantë.

Ju shohim aktive edhe në komunitetin shqiptar në Kanada. Sa, mendoni ju, janë të organizuar shqiptarët e këtij shteti?

Komuniteti shqiptar në Kanada ka disa shoqata të mirëorganizuara e individë të apasionuar të cilët vazhdojnë të kontribuojnë me aktivitete të ndryshme sipas rastit. Mendoj se ato bëjnë më të mirën e mundshme në rrethanat që ndodhen.

Jetoni në mes Torontos dhe Hamiltonit, dy qendrat ku ka më së shumti shqiptarë në Ontario. Sa njiheni me shqiptarë, dhe sa ka shqiptarë në qytezën e bukur të Burlingtonit?

Kam plotë miq shqiptarë me të cilët mbahemi në kontakt. Burlingtoni nuk ka shumë shqiptarë, por më krijohet mundësia të shihemi e ruajmë marrëdhëniet me komunitetin shqiptar, më së shumti nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Ju jeni nderuar me vlerësimin “Elita e Gruas Shqiptare në Botë” në mars të vitit 2017 . Çfarë do të thotë ky çmim për ju?

Çmimi vlerësues më është dhënë me motivimin: “E njohur dhe e vlerësuar për integritet profesional në Shqipëri dhe jashtë saj”. Edhe atëherë, edhe sot e shikoj këtë çmim si një vlerësim për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare që përballojnë sfidat e jetës dhe punojnë me dedikim, përkushtim dhe integritet kudo që ndodhen.

Në përgjithësi, sa e vështirë ka qenë rruga e integrimit tuaj në Kanada? 

Integrimi në një shtet të huaj nuk është i lehtë, por me ndihmën e familjarëve që kisha këtu dhe mbështetjen e politikave lehtësuese të qeverisë kanadeze për të porsaardhurit u përpoqa të krijoj një tranzicion të natyrshëm, i cili pa dyshim ka pasur edhe momentet e tij të vështira. Në Kanada të gjithëve u ofrohen të njëjtat mundësi dhe ndonëse kokurrenca është shumë e madhe, nëse plotëson kriteret e kërkuara mund të punësohesh në profilin tënd akademik bazuar edhe në ekperiencën e punës së mëparshme.

I kthehemi edhe njëherë punës. Punoni nga afër me organin kryesor të turizmit në qytet “Tourism Burlington”. Sa ka ndikuar poandemia COVID-19 në fushën e turizmit në Kanada në përgjithësi, e në Burlington në veçanti?

Ndikimi i Covid-it në fushën e turizmit është ndier jo vetëm në nivel lokal e qendror, por sigurisht edhe atë global. Numri i turistëve në rajon dhe Burlington ka rënë ndjeshem dhe organi kryesor i turizmit është përpjekur që sipas situatës të krijojë politika mbështetëse për turizmin dhe mbijetesën e biznesit lokal gjatë kësaj kohe. Operatorë të ndryshëm janë mbështetur me ndihmë për përshtatjen e menjëhershme ndaj situatës dhe fokusimin në krijimin e turizmit virtual ose krijimin e paketave ose produkteve të sigurta brenda vendit sipas kufizimeve në fuqi.

Si eksperte e fushës, keni ndonjë ide se si mund ta ngremë më lartë artin dhe kulturën shqiptare në Kanada?

Eshtë thelbësore të krijojmë një mbështetje të vazhdueshme për ato organizata ose individë që punojnë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në Kanada. Shpeshherë kjo lloj pune mbështetet në përpjekjet vullnetare dhe nuk është e mjaftueshme për të krijuar një impakt të gjatë e domethënës. Pjesëmarrja në aktivitete të tilla dhe përkrahja e tyre nga shqiptarët në Kanada është një shembull i thjeshtë mbështetës. Ndërkohë, ekzistojne disa fonde të caktuara nga qeveria kanadeze të cilat mund të shfrytëzohen më mirë për promovimin e kulturës shqiptare ashtu sikurse ekziston edhe një pritshmëri nga shqiptarët e diasporës për qeverinë shqiptare të kontribuojë pak më shumë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore (gjuha, zakonet, traditat dhe arti shqiptar) me burime qoftë financiare ose të llojeve të tjera (zhvillim profesional, trajnim, ndarje e praktikave më të mira, informacion etj).

Jeni e përfshirë edhe në organizimet kulturore e multikulturore të qytetit. A mund të ketë në to, në një të ardhme të afërt, edhe përfaqësim nga komuniteti shqiptar?

Sigurisht që po. Kanadaja është vendi që përkrah e mbështetë kultura të ndryshme dhe Burlingtoni luan rolin e tij në këtë drejtim, për sa kohë që ndiqen kriteret e përcaktuara në programe të tilla.
Në një aspekt paksa më personal, jam e gatshme të ndihmoj komunitetin e interesuar shqiptar me këshilla dhe ekspertizë në fushën e planifikimit kulturor. Eshtë kënaqësi të jap kontributin tim modest në rritjen e përfaqësimit të kulturës shqiptare në Kanada dhe cilësinë e jetës në komunitet.