Gëzuar nga Kledi Kadiu…

E martë, 23 Prill, 2024
E martë, 23 Prill, 2024

Gëzuar nga Kledi Kadiu…

“Për prindërit tanë, për shumë nga ne që kanë punuar në Shqipëri e Itali kam nënshkruar peticionin për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe mes dy shteteve për njohjen e viteve të punës për të drejtën e pensionit të shqiptarëve në Itali e të italianëve në Shqipëri. Bëje edhe ti!”. Me këto fjalë, një ditë dhjetori, balerini i njohur shqiptar në Itali Kledi Kadiu ftonte miqtë në rrjetet sociale, ku është shumë i ndjekur, të mbështesnin peticionin për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe mbi mbrojtjen sociale mes Shqipërisë dhe Italisë, peticion që ai vetë kish firmosur me kohë.

Duke qenë mes atyre që këtë peticion dhe gjithçka po bëhet për arritjen e marrëveshjes po e ndjekin me interes, i shkruaj “Bravo Kledi!” dhe e falënderoj.

“Është një kauzë e drejtë e më duket me vend, që me aq sa mundem, të jap kontributin tim” përgjigjet shkurt Kledi Kadiu.

Nuk është herë e parë që balerini shqiptar më i famshëm në Itali, mbështet nisma të tilla.

Ambasadorja e Shqipërisë, në intervistën që dha për Diasporën Shqiptare falënderoi Kledi Kadiun, bashkë me Igli Taren e Lorik Canën për “solidaritetin e treguar duke kontribuuar financiarisht për mbështetjen e disa bashkatdhetarëve tanë të bllokuar në Itali”.

Ndër vite jemi mësuar të dëgjojmë e të shkruajmë për Kledi Kadiun jo vetëm si balerinin e famshëm të televizionit e skenës italiane, nga pjesëmarrja te “Buona Domenica, Amici i Maria de Filippit, fillimisht si balerin e më pas si profesor e anëtar jurie, te programet televizive të drejtuara prej tij në RAI5 “Step – Passi di danza” e “Progetti di danza”, nga turneu i gjatë me spektaklin e tij “Non solo Bolero” te pjesëmarrja në filmin “Anija e Ëmbël” si një nga dëshmitarët e eksodit të shqiptarëve me anijen Vlora. Janë angazhimet e tij në çështje sociale që i kanë dhënë akoma më shumë shkëlqim karrierës së tij dhe i kanë shtuar admiruesit mes shqiptarëve e italianëve. Kledi ka qenë Ambasador i Unicef-it, Testimonial për të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, Testimonial i AISM (Associazione Italiana Sclerosi Multipla), Testimonial për Pigotta-n, kukullën prej stofi që shitet për mbledhjen e fondeve për fëmijët e vendeve në zhvillim, Personalitet Evropian për “rezultatet e vazhdueshme si balerin e koreograf dhe për përkushtimin e tij si testimonial për kauza të ndryshme sociale”, Testimonial i veprimtarive “Shqipëri-Itali. Dy popuj, një det, një miqësi”. Bashke me Anbeta Toromanin organizoi në Romë spektaklin e madh  “Hera e parë“, një homazh për Shqipërinë në 100-vjetorin e Pavarësisë që mblodhi nga gjithë bota balerinët shqiptarë më të mirë, është ndër artistët e famshëm shqiptarë të mbledhur në Galanë e organizuar vjet nga miku e kolegu Bernard Shehu për mbledhjen e fondeve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Sepse siç thonte për Shqiptarin e Italisë kur me UNICEF shkoi në Bangladesh, “karriera nuk është gjithçka në jetë”.

“Shumë mirë e paskam thënë – buzëqesh sot Kledi që shpejt bëhet serioz. – Të angazhohem në të mirë të komunitetit, është diçka që më bën të ndihem mirë e falënderoj prindërit që më kanë edukuar kështu. Sa për arritjet në profesion nuk resht së falënderuari mësuesit e mi në Shqipëri, shkollën shqiptare të baletit që ka nxjerrë balerinë shumë të mirë të vlerësuar sot në të katër anët e botës”.

Teksa lexon ç’shkruhet për të në web, bie në sy që veç falënderimeve për mësuesit, shpesh Kledi ua dedikon shqiptarëve çmimet e vlerësimet. “E vërtetë. E bëj sepse jam i vetëdijshëm që në Itali ka shumë e shumë bashkëkombas të nderuar e njerëz të mirë që meritojnë respektin e opinionit publik, por që në të shkuarën kanë vuajtur imazhin negativ të krijuar nga shtypi, i ndihmuar edhe nga ndonjë rast kronike e zezë”.

Mes publikut të “Buona Domenica” te Canale 5, 2001. Kledi me bluzën kuqezi në programin italian më të ndjekur të të dielës pasdite ngriti peshë zemrat e shqiptarëve

Ndaj, për arritjet e tij në profesion e, mbi të gjitha, për përkushtimin e tij social, Kledi Kadiu meriton çdo ditë “Ambasador i Kombit”, titull që presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu i ka njohur në vitin 2004 për “përfaqësim dinjitoz të imazhit dhe të vlerave të Shqipërisë në botë” dhe Urdhrin “Mjeshtër i Madh” që presidenti Bamir Topi i ka dhënë në vitin 2012 si “balerin i talentuar i shkollës shqiptare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë në Itali”.

Projekte për të ardhmen?

“Viti që po lëmë pas ishte vështirë, i rëndë për të gjithë. Edhe festat e fundvitit do të jenë të pazakonta. Kisha menduar të shkoja në shtëpi me familjen për t’i kaluar me prindërit e motrën, por është e pamundur. Si shumë e shumë të tjerë, do të jemi larg njëri tjetrit: prindërit në Tiranë, motra në Gjermani e unë këtu. Përfitoj nga kjo intervistë t’i shtrëngoj fort në një përqafim virtual.
Shpresoj që vitin e ardhshëm të mund ta rinisim nga ana profesionale aty ku e lamë tashmë dhjetë muaj më parë. Shpresoj që ne artistët e gjithë punonjësit e spektaklit e të artit të mund të rinisim punën. Kemi nevojë ne e ka nevojë e gjithë shoqëria.
Në këto ditë feste u uroj lexuesve të Gazetës “Diaspora Shqiptare”, e gjithë bashkatdhetarëve të kalojnë festa të bukura e të kenë një vit të ri me shëndet e të begatë. Gëzuar!”.