Gazmir Balliu, mjeku shqiptar në Angli, në një intervistë për “Euronews Albania” tregon për situatën e koronavirusit dhe masat e marra nga autoritetet në Angli. Gjithashtu ai flet edhe për hapat e parë të procesit të vaksinimit.
“Janë hapat e para. Me numrin e të vaksinuarve që kemi arritur deri tani nuk ka ndonjë ndryshim rreth asaj këshille që qëndron, që njerëzit duhet të lajnë duart, të mbajnë maskat dhe maskat duhet të mbulojnë fytyrën edhe hundën. Në rreth 50 spitale ka nisur vaksinimi, sot është dita e parë që vaksinat do të ndahen në qendra shëndetësorë, gjë që është pritur shumë mirë, kërkesat kanë qenë të menjëhershme. Ka një optimizëm të madh, por sigurisht janë ende hapat e parë dhe nuk mund të shohim ndryshim. Masat duhet të vazhdojnë sërish si mbajtja e maskës, larja e duarve etj.. Personat që janë vaksinuar nuk kanë pasur shqetësime, përveç dy rasteve me alergji, personat me alergji të rëndë si fillim janë këshilluar të mos e marrin vaksinën”,- shprehet mjeku.
Lidhur me lajmet mbi një mutacion të ri të Covid-19 në Angli mjeku Balliu tregon se virusi ndryshon. “Sistemi i vëzhgimit në Angli është i fuqishëm dhe ne shikojmë dhe analizojmë edhe llojin e virusit që një person merr, dhe mutacioni i ri që po përflitet mendohet të ketë qenë në muajin tetor, virusi gjithmonë ndryshon dhe përpiqet të futet sa më mirë në qelizat e njeriut dhe të mbijetojë. Mutacionet që ndodhin nuk sjellin avantazh tek virusi, por ka raste që e bëjnë këtë virus të jetë më infektiv, ose të shmang efektin në vaksinat që ne po bëjmë. Rritja e rasteve në jug nuk lidhet me mutacionet e krijuara.”
Përsa i përket shtimit të masave ai shprehet se çdo masë e re lidhet me ecurinë e infektimeve. “Mbyllja lidhet më shumë me rritjen e ndjeshme që u konstatua dhe nga kjo rritje e ndjeshme duhet të merren masa. Në veri të Anglisë numri i të infektuarve po ulet, ndërsa në Londër po ndodh e kundërta, me vijimin e jetës normale numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, sidomos mosha nga 10 deri në 20 vjeç.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.