Ta mbrojmë Diasporën tonë!

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Ta mbrojmë Diasporën tonë!

Radikalizmi islamik duhet të pranojmë se ka prekur një pjesë shumë të vogël të rinisë sonë, sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sado e vogël që është, por ama e ka prekur. Pasi një mësuesi të gjeografisë dhe historisë në rrethinat e Parisit iu pre koka më 16 tetor 2020 nga një i ri çeçen 18 vjeçar, radikal islamik, bir i një familjeje emigrantësh dhe pasi më 2 nëntor 2020 pesë qytetarë në Vjene u vranë dhe shtatë të tjerë janë në rrezik jete, viktima të një terroristi 20 vjeçar, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, edhe ai radikal islamik, që hapi zjarr të dendur mbi qytetarë të pafajshëm pranë një sinagoge në qendër të Vjenës, këmbana për ne ka rënë fort. Pavarësisht se në tragjedinë e Vjenës dolën emra të tjerë ndër policët heronj që përballuan atentatorin, njeri prej të cilëve është shqiptar dhe po ashtu edhe një ndër viktimat. Pavarësisht se sulme të tilla terroriste kanë sfond kryesor radikalizmin islamik dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë-ISIS mori autorësinë e sulmit në Vjenë, ne duhet të shohim problematikën tonë të mprehtë. Ne duhet të mbrojmë rininë tonë, sidomos atë që jeton në Diasporë. Ndonëse janë të gjitha faktet që dëshmojnë se shumica e shqiptarëve janë qytetarë shembullorë të Austrisë dhe të të gjitha vendeve të tjera evropiane ku si emigrantë janë pjesë të Diasporës sonë të re, kjo nuk e zbut rrezikun e influencimit të të rinjve tanë në Diasporë me ideologjinë e radikalizmit islamik. Disa fondacione bamirësie me sfond fetar islamik në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, për fat të keq janë infiltruar edhe nga elementë radikalë dhe shtetet tona, sidomos policia dhe shërbimi informativ kosovar dhe të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të ndjekin aktivitetin e tyre. Gjurma dhe hipnoza e helmit radikal fetar, njëherë që të indoktrinuarit të rinj ndodhen në një vend të huaj, mund të shfrytëzohen nga organizatat dhe celulat terroriste. Fakti që një numër ushtarësh të ISIS janë rekrutuar në zonat rurale të Kosovës apo në fshatrat e thella shqiptare në Maqedoninë e Veriut në vitet 2018-2019, e shton këtë problematikë. Sulmi dhe tragjedia e Vjenës vë në pah edhe njëherë raportin që duhet të ndërtojmë me Diasporën tonë dhe përgjegjësitë tona si shtete (Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut) për organizimin sa më të mirë të Diasporës shqiptare kudo ku ajo ndodhet. Përgjegjësitë e atyre që kryejnë akte dhune dhe terrori sigurisht që janë individuale dhe asnjë popull e fe nuk mund të akuzohet për sulmet e individëve. Por ama, nga ana tjetër është nevojë urgjente një mobilizim i Diasporës, e mbi të gjitha i shteteve tona për një organizim më të mirë të diasporës rreth vlerave kombëtare, qytetare e njerëzore. Kjo, sepse duhet të pranojmë këtë problem të mprehtë: radikalizimin fetar të një pjese, sado të vogël të rinisë sonë, sidomos asaj rurale. Radikalizëm që në shtetet e zhvilluara Perëndimore, objektiva të sulmeve terroriste, tek përfaqësuesit e Diasporës nënkupton edhe përqendrim të organizatave terroriste për të rekrutuar terroristë ndër ta. Ky rrezik është një problem që ne si shtete duhet ta adresojmë sa më parë, pavarësisht halleve të stërmëdha të pandemisë. Raporti ynë si shtete amë me Diasporën shqiptare duhet të jetë më kompleks dhe më i organizuar. Zakonisht, Diaspora nga ne është parë nën prizmin e sukseseve të saj atje dhe të mbështetjes financiare që ajo mund të japë në investimet e huaja tek vendet tona. Sikurse është po ashtu shumë e vërtetë që shumica e shqiptarëve që jetojnë në Europën Perëndimore, por edhe në vendet e tjera janë të integruar mirë dhe janë qytetarë modele të vendeve ku jetojnë. Për më tepër, gjeneratat e reja përherë e më shumë po bëhen pjesë e shoqërive ku jetojnë, duke u ngjitur majave të suksesit në shumë sfera të shoqërisë dhe aktivitetit ekonomik. Por rreziku qëndron dhe atë duhet ta shohim me sytë hapur. Rreziku që një pjesë e vogël e tyre, shumica shumë të rinj, mbeten të braktisur në fatin e tyre, të margjinalizuar dhe potencialisht të brishtë e me mundësi radikalizimi fetar. Është kjo pjesa e paintegruar mirë në vendet ku jeton, ose me probleme edhe të identitetit për fat të keq. Pjesa e cila, ose ka pasur kontakte në atdhe me elementë ekstremistë të islamit radikal, ose rekrutohet në vendet evropianoperëndimore. Ne duhet të paktën në nivele shtetërore dhe të mbarë shoqërisë të tundim fort këmbanën e alarmit. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen bashkë për këtë. Diaspora jonë nuk duhet të lihet e vetmuar dhe pa mbështetjen e shteteve tona. Organizimi i mësimit të gjuhës shqipe, i aktiviteteve kulturore dhe fuqizimi apo krijimi i mekanizmave që i përkushtohen dhe merren vetëm me Diasporën (qendra kulturore, fonde zhvillimi, portale të dedikuara, etj) janë pa dyshim ndër rrugët e duhura. Ministri për Diasporën në Shqipëri ka një qasje me vlerë për këtë, duke shfrytëzuar edhe fonde dhe programe serioze donatorësh. Nga kjo qasje lypset që të përfitojë dhe marrë shembull edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.