Greqi/ Mësuesit takim për “Digjitalizimin e mësimit në Diasporë”

E martë, 1 Korrik, 2025

Mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi, kanë zhvilluar një takim virtual me temë: “Digjitalizimi i mësimit në Diasporë” për evidentimin e metodave inovative për një përdorim efikas të teknologjisë në rritjen e cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në procesin e të nxënit”.
Komunikimi u realizua përmes platformës “Zoom” dhe u përqendrua në këto tema kryesore:
• Platforma “School Me”, shembull i përdorimit efikas të teknologjive të reja në procesin e të nxënit.
• Materialet plotësuese të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, si një mjet didaktik në duart e mësuesit.
• Shkëmbim informacionesh e bashkëbisedim me mësuesit pjesëmarrës.
Takimi u organizua dhe u moderua nga znj. Iris Gjinovci – drejtuese e platformës “School Me” dhe znj. Aurela Konduri – mësimdhënëse, Oficere Koordinuese për çështje të Diasporës në Greqi ( Selanik).

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.