Shqiptarja fiton “Hell’s Kitchen” në Danimarkë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Shqiptarja nga Tetova Elly Iseni është fituese e edicionit të këtij viti të talent showt “Hell’s Kitchen” në Danimarkë.

Vajza me prejardhje nga Tetova ka emigruar në Danimarkë që në moshën 5 vjeçare ku dhe jeton aktualisht.

Ajo është shkolluar për gastronomi dhe ka punuar në kuzhinën e qeverisë së Danimarkës dhe në vende të tjera.

Më herët Elly ka thënë se pjesëmarja në këtë show është eksperiencë shumë e bukur dhe ajo ndjehet krenare si pjesmarrëse pasi konkurenca ishte shumë e madhe, dhe mbijetojnë më të mirët.

“Jam shumë krenare me fitoren si një femër shqiptare në një vend të huaj. Kam punuar shumë që të arrij deri këtu. Ka qenë shumë rëndë por un jam një njeri me karakter të fortë dhe i’a dola në fund. Tani si fituese e këtij shou duhet të punoj në restoran me renome botërore të kategorisë së Michelin këtu në Kopenhagë ndërsa kam ëndërr që të hapi restoran në vendlindjen time në Tetovë me gatime shqiptare”, ka thënë Elly Iseni.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.