Në Greqi ka hyrë në fuqi këtë të martë mini lock-down që prek Athinën dhe Selanikun dhe bëhet fjalë për zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë. Në Athinë kufizimet janë më të lehta se në Selanik me qarkullimin që ndalohet vetëm në orët 24.00-05.00.
Tashmë në Atikë dhe zonat e kuqe të kryeqytetit përdorimi i maskës, mësime në platforma elektronike për universitetet, punësim i detyruar i 50% të punonjësve në sektorin publik dhe privat që shoqërohet dhe me gjoba për punëdhënësin privat është 3000 euro, në rast të kundërt janë disa nga masat që hyjnë në fuqi.
Në Atikë dhe zonat e kuqe të vendit, nga sot në njësitë shitëse lejohet 1 person në 10 m2, një pasagjer dhe shoferi në automjete, transporti publik me 50% të pasagjerëve, mbyllen restorantet, kafenetë, muzetë, ambientet kulturore, palestrat e mbyllura, teatrot, kinematë, këndet e lojrave për fëmijë.
Ritualet fetare do të kryhen me deri në 9 besimtarë në kishë. Distancë 1.5 m në çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka deklaruar se thirrjet e mëparshme për respektim të distancës dhe përdorim të maskës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Sistemi shëndetësor ka shumë ngarkesë, masat janë të domosdoshme për të parandaluar kolapsin total. Stelios Petsas nuk ka përjashtuar mundësinë e një lockdoën total në Atikë, apo edhe në të gjithë Greqinë, ndërsa specialistët grekë deklarojnë se sipas të dhënave të deritanishme, masat kufizuese do të jenë të pranishme deri edhe në muajin mars 2021.
Ndërkohë në Selanik masat janë më të ashpra për këto 14 ditë. Qarkullimi muk lejohet nga ora 21.00-05.00, duke rikthyer kështu qarkullimin e kufizuar dhe me mesazh sms. Hapur do të qëndrojnë shkollat fillore dhe 9-vjeçare ndërsa studentët dhe gjimnazistët do të ndjekin mësimin online.
Makinat me shoferin dhe një pasagjer dhe vetëm nëse justifikohet prezenca e fëmijës. Gjithashtu ndalohet qëndrimi në ambiente të jashtme, përveç veprimeve të detyrueshme dhe madhore, të përcaktuara me sms paraprakisht.
Arsyet e lejuara janë:
-Vizitë në mjek ose farmaci, për çështje shëndetësore
-Blerje dhe pajisje me ushqime dhe sende në super-market
-Lëvizje drejt punës, me dokument nga punëdhënësi
-Shërbime të sektorit publik, që nuk kryhen me platforma elektronike
-Ushtrim fizik me orar të kufizuar, shëtitje e kafshëve shtëpiake
-Vizitë tek njerëz në nevojë, të moshuar etj.
-Pjesëmarrje në ceremoni (varrime etj.) siç parashikohet rregullorja në vendimin e mëparshëm, me distancë dhe numër të kufizuar pjesëmarrësish.
-Ritualet fetare kryhen në kisha pa besimtarë, në varrime lejohen deri në 9 të pranishëm.
Ndalohen fluturimet drejt dhe nga Selaniku, përveç për arsye madhore, të justifikuara me dokumentacion. Ndalohet qarkullimi jashtë Selanikut dhe Seres, me tren, autobus, apo automjete private, përveç për arsye madhore apo kategori të caktuara, si mjekët, ushtarakët, diplomatët, Frontex.
Ndërkohë do të lejohen tregëtia me shumicë, industria, hotelet dhe kopshtet dhe shkollat fillore deri në klasën e 9-të.
Këto masa janë shoqëruar dhe me protesta ku rreth 100 të rinj në Selanik kanë kundërshatuar këto masa duke kërkuar elasticitet dhe fuqizim të sistemit shëndetësor.
Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme, duke larguar protestuesit që refuzonin maskat dhe shpërndarë turmën. Selaniku disponon ndër kampuset më të mëdha studentorë, me rreth 80.000 çdo vit, një nga faktorët që ka ndikuar shumë në rritjen masive të të infektuarve dhe përhapjen e COVID-19.
Zëdhënësi i qeverisë greke nuk ka përjashtuar mundësinë e një lockdoën të plotë të Greqisë, nëse nuk ka ulje të shifrave të të infektuarve, ndërkohë që nëse masat e mini lockdoën në Athinë nuk përmirësojnë situatën, parashikohet zgjerim i vendimit edhe për Atikën.