Vajtje-ardhje Firence-Shkodër

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vajtje-ardhje Firence-Shkodër

Historia ime është një histori urash, teksa po punoja mbi tekstin e “Vajza në Ponte Vecchio” nuk kishte asnjë shkronjë që nuk fluturonte në urën tjetër, atë që ndodhej në veri të brigjeve të mia, në veri të Shkodrës sime të dashur e të urryer, duke ndjerë kështu një presje të vogël që bashkon dy pjesë të dy botëve.

U ktheva këto ditë, në një tetor të vështirë për mua, teksa bota përgatitej dhe po përgatitet për një mbyllje tjetër.

Pothuajse e kisha harruar ngjyrën e lumenjve të mi. Arno tani është pushtues dhe mbizotërues në sytë e mi, më është bërë i dashur. Duke parë atë jeshilen e smeraldtë të lumit Kir, akrepat e orës që prisha kthehen pas, kur zhyteshim në ujërat e fothta të Drinit- kur me një copë bukë e djathë të bardhë- e mbështjellë me letrën kafe, kalonim ditë të tëra duke bërë plazh e duke marrë rreze dielli. Kisha një ndjesi zemërimi ndaj atyre që përdornin faqet e gazetave pavarësisht se çfarë shkruhej në to, për të mbështjellë ato paninet që, panine nuk ishin kurrë…

Duke parë Urën e Mesit, e cila daton mbi lumin Kir që në shekullin XVIII me 13 harqet e tij që janë vendosur në një gjatësi 108 metra, 3.4 metra gjerësi dhe 12.5 metra lartësi, mendoj se je në mes të një fati ku gjithçka ka mbetur përgjysmë. Kështu është trupi i vendit tim, i shkëputur në kohë dhe besnik i krenarisë së vet, plagëve të veta. Prandaj, unë ju përshëndes që këtu, ku qielli im ka mbetur ende një kaltërsi fëminore; ku rrugët e zemrës do të më çojnë gjithmonë- drejt shtëpisë.

*Shkrim i botuar fillimisht në median italiane salernonews24.