Kanada/ 20 vjeçarja shqiptare: Si krijova “Crazy Tire”  për Apple

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Albiona Ajeti është 20 vjeçarja shqiptare që jeton në Kanada, e cila para dy viteve ka nisur të zhvillojë lojëra për dyqanin e aplikacioneve të Apple. Ajo është rritur në qytetin e Ferizajt në Kosovë, ndërsa më 2012 së bashku me familjen ka emigruar në provincën më të pabanuar me shqiptarë Prince Edward Island (PEI), e cila gjindet në lindje të Kanadasë. Ka rreth një vit që u shpërngul në Waterloo, Ontario. Aty tashmë është studente e vitit të dytë në drejtimine  Biznesit Global dhe Artit Digjital në Univeristy of Waterloo. Në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare, ajo flet për sfidat si emigrate, studente dhe krijuese e lojërave të gjigandit botëror Apple, dhe për komunitetin shqiptar këtu.

Para disa muajsh gazeta “The Guardian” e Charlottetown-it ta ka kushtuar një shkrim rreth faktit se zhvilloni lojëra celulari, dhe të cilat janë bërë pjesë e platformës Apple. Si arritët këtu?

Pas përfundimit te shkollës se mesme në programin e International Baccalaureate (IB) vendosa që ta marrë një vit pushim. Gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj gjërat jashtë zonës komforte, dhe të fitoj aftësi të reja. Dhe gjatë atij viti vendosa që ta mësoj programinin, një aftësi që kam pasur gjithmonë dëshirë që ta posedoj. Nuk kam njohur askënd qe ka pasur njohuri për këtë gjë, por prapë se prapë i jam përveshur punës, dhe ia kam arritur qëllimit tim. Pasi shpenzova disa muaj duke lexuar dhe mësuar programimin, kam bërë hulumtim për lançimin e lojës për Apple. Dhe pastaj arrita që ta siguroj licencën e Apple dhe e lansova lojën e parë, vetëm brenda gjashtë muajve pas fillimit të këtij rrugëtimi.
Atëherë kam qenë vetëm 17 vjeçare. Jam ndier shumë e privilegjuar pasi që gjinia femërore nuk është e angazhuar shumë në këtë industri, kurse unë pata mundësi që t’i bashkangjitem kësaj industrie në moshë shumë të re, rrugë që po e vazhdoj me kënaqësi dhe natyrisht me përgjegjësi.

Në Kanada jeni nga viti 2012. Sa ka qenë e lehtë rruga e integrimit tuaj dhe të famijes suaj në këtë shtet?

Viti i parë ka qenë shumë sfidues për mua dhe familjen time, por fatmirësisht kemi qëndruar së bashku dhe kemi mbështetur njëri-tjetrin për çdo gjë. Integrimi në shkollat kanadeze ka qenë mjaft sfiduese dhe shokuese, sepse sistemi i shkollimit këtu në Kanada është plotësisht ndryshe nga ai i Kosovës. Pas vitit të parë, vështirësitë filluan që të lehtësohen, dhe filluam që të ndjehemi si pjesë e komunitetit ku jetonim. Këtu në Kanada kemi pasur një mbështetje të madhe nga vendasit, si nga mësimdhënësit tanë, ashtu dhe shoqëria që na kanë ndihmuar që integrimi në këtë shtet të jetë më i lehtë për ne.

Keni jetuar për disa vite në provincën ku ka shumë pak shqiptarë, Prince Edward Island (PEI). Sa keni kontakte me shqiptarët e paktë që janë atje?

Së bashku me familjen time kemi jetuar për shtatë vite në PEI, por tani që një vit jetojmë në Waterloo, Ontario. Numri i shqiptarëve në PEI nuk është edhe aq i madh, dhe provincës i mungon një komunitet i organizuar nëpërmjet një shoqate, ku shqiptarët kanë mundësi që t’i ndihmojnë njëri- tjetrit apo thjesht që të mos humben vlerat shqiptare në Kanada. Kemi pasur kontakte me disa familje shqiptare atje, dhe jemi takuar ndonjë herë për festën ndërkombëtare të femrave, por festa të tjera që i mbajnë këtu në Ontario, për shembull 28 Nëntori, nuk kam parë të jetë festuar, sepse ka munguar organizimi. PEI-it i mungon një sens i fortë i komunitetit shqiptar, dhe arsyjeja e kësaj mungeseje nuk ka të bëjë shumë me numrin e ulët të shqiptarëve. Për ta formuar një shoqatë të komunitetit, nuk duhen më shumë se dhjetë persona, por duhet më shumë motivim, bashkim dhe njohuri se si formimi i një komuniteti mund të na sjell dobi.

Ndërkohë, po studioni në Universitetin e Waterloo-së. Çfarë studioni?

 Jam studente ne vitin e dytë në drejtimin e Biznesit Global dhe Artit Digjital, një drejtim që e përfshin edhe shkencat kompjuterike në atë miks. Është një drejtim që e dua shumë, dhe që m’i mëson të gjitha gjërat që jam e interesuar, i cili të bën të gatshëm që të futesh në sektorin modern të fuqisë punëtore.

Cila është loja më e famshme që e keni krijuar?

 Loja jonë më e famshme deri tani ka qenë “Crazy Tire”, ku synimi i lojës është ta drejtosh rrotën nëpër platforma të ndryshme dhe të mbledhësh aq më shumë monedha. Suksesi i kësaj loje më ka dhënë mundësi që të jap shumë intervista gjatë muajve të fundit, dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, të gjithë atyre që më kanë përkrahur në hapat e mi të parë.

Jeni shumë aktive edhe në jetën sociale brenda unversitetit. Tashmë jeni edhe drejtore kreative për UNICEF-in në Universitetin e Waterloo-së. Si arrini ta bëni këtë?

Në tetor të vitit 2019, gjatë vitit tim të parë në univesitet jam përzgjedhur si Drejtore Kreative e UNICEF të University of Waterloo. Ky ka qenë një nder i madh për mua, dhe një pozitë që jam ndjerë shumë krenare dhe e nderuar që ta fitoj brena muajit tim të parë në universitet. Në shtator të atij viti kam marrë pjesë në Gala e organizuar nga UNICEF-i, dhe gjatë asaj ngjarjeje kam pasur nderin që të takoj anëtarët e bordit ekzekutiv të organizatës, dhe kam shfaqur interesim që të bëhem pjesë e atij grupi. Pastaj më kanë ftuar për një intervistë pune dhe e kam fituar atë pozitë. Meqë jemi këtu, dua të tregoj se para disa javëve kam aplikuar për postin më të rëndësishëm të organizatës, dhe javën e kaluar më kanë njoftuar që e kam fituar postin e ri, si presidentje University of Waterloo UNICEF. Është një nder i madh që më kan përzgjedhur mua për këtë pozitë me mjaft përgjegjësi. Zyrtarisht do të marrë postin e ri muajin dhjetor të këtij viti, pasi që në atë muaj presidentja aktuale do ta përfundon  mandatin. Arritja e këtij qëllimi dy vite para se ta përfundoj fakultetin më ka dhënë motivim që të punoj edhe më shumë dhe t’u ndihmoj fëmijëve me nevojë nëpërmjet UNICEF-it.

Në një intervistë tuajën dhënë mediave kanadeze keni thënë: “I believe anyone can do anything that they set their mind to. You just have to find that passion of yours.” Sa mund të jetë kjo thënie motivuese për brezat e rinj?

Unë gjithmonë kam besuar që çdo gjë është e mundur. Çfarëdo që mendja juaj mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë. Gjithashtu është e rëndësishme që të punosh në një punë qe jeni te apasionuar, sepse edhe Mark Twain ka thëne: “Kur punon, nëse bëni atë që doni, nuk do të punoni kurrë një ditë në jetën tuaj”. Ndiqeni pasionin tuaj, edhe nëse ju duket e pamundur. Unë nuk kam pasur aspak njohuri për programin apo për lansimin e lojës për Apple, por prapë, jam munduar shumë që të fitoj njohuri nga librat apo nga faqet e programimit online. Ne, gjenerata e re, jemi me fat që kemi lindur ne kohën e teknologjisë së avancuar, dhe kemi mundësi që të mësojmë shumë gjëra online, që është punë e lehtë për ta bërë, po pate vullnet.