Intervista/Anilda Ibrahimi mbi letërsinë e ndikimin e Shqipërisë në veprën e saj

E premte, 26 Prill, 2024

Autorja shqiptare me banim në Itali, Anilda Ibrahimi, në një intervistë mbi krijimtarinë dhe vizionin e saj të të shkruarit.

“…Diasporat janë gjithnjë të brishta, në vendin e ri përjetojnë dramën e një identiteti të papërcaktuar, a më saktë përjetojnë frikën e humbjes së identitetit të mëparshëm, ndaj të cilti përpiqen të kapen me çdo kusht. Frikëra këto, me të cilat unë përballem në çdo libër timin, por jo në formën e një dëshmie të mirëfilltë, por mbase në një formë ndryshe, duke pranuar një identitet të ri hibrid”, shprehet ndër të tjera ajo në intervistën e saj.

Anilda Ibrahimi lindi në Vlorë dhe kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Është autore e disa romaneve  në italisht dhe fituese e shumë çmimeve letrare të rëndësishme në Itali. Romani i saj “L’amore e gli stracci del tempo” ka marrë çmimin “Paralup” nga fondacioni Nuto Revelli dhe janë marrë të drejtat kinematografike, ndërsa vepra “Il tuo nome è una promessa” ka fituar çmimin kombëtar letrar si gruaja shkrimtare “Rapallo Carige”.

Abel Wakaam: Përshëndetje Anilda, në librat e tu tregon histori të vendit tënd të lindjes me një vision të thellë dhe në të njëjtën kohë të shkëputur. Je ti që le vendin tënd apo e kundërta?

Anilda Ibrahimi: Besoj se thjesht u ndamë dhe kaq. Në një raport të dashur kur ndahesh, me kalimin e kohës, nuk ka më rëndësi kush la kë. Para se të nisja të shkruaja kisha dhjetë vite të mira për të përpunuar gjithçka. Të kesh atë shkëputjen e nevojshme për të kuptuar se humbja e vendit ku ke lindur në kohën moderne është një fakto që prek shumë, ndërsa humbja e kujtesës tradicionale na prek pa përjashtim të gjithëve, jo vetëm emigrantët, është një gjendje natyrale e njeriut. Kështu u përpoqa të shkruaja jo nga këndvështrimi i jashtëzakonshëm, pra ajo dramatike ku tregohen histori të minorancave që mbeten në vend (dhe dihet që historitë e minorancave janë me bazë konflikti ose lufte) apo më mirë të themi të zbarkojnë në një territor të ri, por të rindërtoj histori të vogla të përditshme bazuar në një kujtesë kolektive në një kohë pa vend. Në romanet e mia ec para dhe pas, mes të shkuarës dhe të ardhmes, duke krijuar një realitet ku në fund nuk ka më rëndësi as vendi e as koha, por identiteti i ri i lidhur me lëvizjen, bazuar në kujtesa të thyera të historisë sime, të historisë së popullit tim, të të gjithë historisë në përgjithësi.

Ju keni deklaruar vazhdimisht se nuk jeni një zë i Diasporës, pasi letërsia juaj përmbush këtë funksion. Nuk beson se duke treguar historitë e grave që jetojnë e mbijetojnë në shekullin e ’20 është një mënyrë për ti bërë të njohur botës vështirësitë e popullit tënd në një kontekst real?

Jetojmë në kohë të vështira ku diktatura e një mendimi të vetëm përpiqet të marrë gjithçka, ku politikisht i saktë është rendi i ditës. Disa nga deklaratat e mia janë fryt i dëshirës për të mos “u mbyllur”, për të pasur lirinë e shprehjes së këndvështrimit tim pa militantizëm. Për shembull, mua më interesojnë histori të grave që mbijetojnë në shekullin e ’20 të trazuar nga një prespektive femërore, por jo feministe. Keqkuptimi për ata që shkruajnë për gratë është aty. Ashtu si fakti i bërjes së njohur vështirësive të një populli në një kontekst të vërtetë, siç thoni ju, është i rëndësishëm për mua, por unë nuk filloj nga kjo. Për tu bërë zëri i një Diaspore duhet të kesh parasysh se automatikisht bëhesh një zëdhënës i një eksperience dramatike që ka të bëjë me çrrënjosjen dhe identiteitn e ri. Diasporat janë gjithnjë të brishta, në vendin e ri përjetojnë dramën e një identiteti të papërcaktuar, a më saktë përjetojnë frikën e humbjes së identitetit të mëparshëm, ndaj të cilit përpiqen të kapen me çdo kusht. Frikëra këto, me të cilat unë përballem në çdo libër timin, por jo në formën e një dëshmie të mirëfilltë, por mbase në një formë ndryshe, duke pranuar një identitet të ri hibrid.

Mënyra juaj e të shkruarit është e thjeshtë, e qartë, e kuptueshme për të gjithë. Më kujton mënyrën se si gjyshja ime më tregonte histori kur isha fëmijë. Ky është çelësi i suksesit tënd?

Mbase është kjo! Mbase Tolstoi kishte të drejtë kur thoshte “rrëfe për fshatin tënd dhe ke rrëfyer gjithë botën”. Mënyra që kam zgjedhur për të rërfyer ka të bëjë me anën e nënës, pra transmetimin femëror. Kjo është një kujtesë që transmetohet lehtësisht, kalon përmes së përditshmes, këngëve, melodive, baladave dhe ushqimeve. Tek e fundit dhe ti kujton historitë e treguara nga gjyshja jote, kështu që mesa duket dhe kujtesat e burrave janë nga histori të treguara nga gra

Para se të njihje Italinë, çfarë mendoje për vendin tonë? Dhe më pas, kur e njohe mirë, a ke ndryshuar mendim? Pra, ishte siç e prisje?

Supozojmë që personalisht nuk pres asgjë nga askush. Koha e “les illusions perdues” nuk ka ekzistuar kurrë për mua, kurrë nuk e kam parë veten si një Lucien Chardon, gruaja e re provinciale e lindjes në kërkim të të ardhmes dhe lavdisë. Kisha një lloj urie kulturore, nëse mund ta quajmë kështu, një uri për të kafshuar të bukurën, të udhëtoja e të prekja nga afër vende që në formimin tim kulturor gjatë adoleshencës kishin pasur një rol. Nëse do të më duhet të jap një përgjigje më të gjerë, dhe të lija mënjanë eksperiencën time individuale e të flas për atë kolektive, mendoj se një shqiptar ka gjetur në Itali ëndrrën amerikane, atë të parë në pamjet në televizor e ku ishin degë të një realitet që nuk ka ekzistuar në Itali. Janë përpjekur të arrijnë ëndrrën e madhe amerikane duke kaluar përmes utopisë kapitaliste italiane

Mendimi im ka ndryshuar vetëm në një gjë, dhe ka të bëjë me gratë. Ika nga vendi im shumë e re, kalova adoleshencën në një diktaturë ku gruaja duhej të ishte e barabartë me burrin, jo vetëm si forcë e revolucionit por dhe fizikisht. Nuk kisha modele femërore përveçse ato të romaneve të shekullit të 19, ku gratë ishin të paktën Karenina, Bovari apo Nora. Atë të gjysheve që pranuan me stoicizëm fatin e shkruar nga patriarkana para lindjes së tyre dhe gruaja nuk ishte asgjë më shumë se një burrë me një veshje pune dhe pushkë në dorë. Erdha në Itali, e varfër në modele, e varfër në edukim sentimental, u bëra nënë e tre fëmijëve pa e ditur më parë se cila lloj gruaje do të isha dhe që do të doja të isha. E kuptova nga ana tjetër se këtu gratë ishin më të varfëra se mua, mbetën vajza të përjetshme pas një feminizmi që kishte zgjidhur shumë, por jo kalimin nga vajza te nëna, (nuk e kam fjalën për aspektin fizik, por faktin e të mbeturit gjithmonë bijë), fëmijë të përjetshme që pretenduan të kaluarën dhe të tashmen në mënyrën më të gabuar të mundshme. Pra, e gjitha e reduktuar në një rimarrje të pushtetit me një farë militantizimi ku lufta, ku shkatërrimi i burrit ishte temë e ditës e ku nuk ka vend për një bashkëjetesë mes gruas dhe burrit…. e as për solidaritet femëror.

Në romanin “Rosso come una sposa” ke shkruar: Kushedi se ku zhduket dashuria amësore kur braktis zemrën e gruas, ndoshta në rrugicat e fshehura të gjakut të prishur apo në heshtjen e lumit të tharë. Keni pasur një fëmijëri të lumtur?

Kam pasur një fëmijëri të bukur, nuk e di a isha apo jo e lumtur, nuk më pëlqejnë mbiemrat cilësues. Nëse do të duhet ta krahasoja me atë të fëmiëjve të mi, e imja të paktën ishte më e lëvizshme, kishte vend për ëndrra.

Fraza që më ka prekur tek “L’amore e gli stracci del tempo” është kjo: Fati mund të jetë mizor, i transformon njerëzit në letra të dërguara në momentin e gabuar: kujt më vonë e kujt më herët. A erdhi në momentin e duhur letra juaj?

Koha nuk ka qenë lajmotivi i jetës sime, le të themi që kam pasur dozën time të letrave të arritura në momentin e gabuar, pothuajse gjithmonë me vonesë. Por gjëja e mirë, si një pajë nga rruga ime, kisha të paktën këtë: fatalizmin.

Përgjigjet tuaja tregojnë gjithmonë një pozicion të qartë që vë gratë gjithmonë në plan të parë. Shkruani histori për gratë për tu mësuar burrave rëndësinë e rolit tuaj në jetën e çdo dite?

Vendos gruan në plan të parë sepse nuk jam e aftë të shkruaj në tema mashkullore, prandaj shkruaj për atë që njoh më mirë. Duke thënë këtë gjej pak maskilizëm në frazën “krijimtari femërore” dhe nuk shkruaj kurrë nga gruaja për gratë. Ndaj të njëjtin mendim me Margaret Atwood kur thotë “nuk besoj në këndvështrimin maskilist më shume se në atë feminist, le të themi që krijimtaria e mirë e çdo lloji është befasuese,të ndërlikuara, të forta, të rrëmbyeshme”. Në fund, kjo është ajo që përpiqem të bëj ndërsa shkruaj, përveçse të besoj në historitë që tregoj.

Çfarë këshille do i jepnit atyre që hyjnë në artin e shkrimit, dhe jeton me shpresën që të arrijë tia dalë dhe për tu vënën re në botën e Botimeve që kanë rëndësi?

Më shumë se sa në Botimin që ka rëndësi, unë besoj tek botuesit që botojën libra të mirë, ata që kanë mbetur. Të rinjve do ju këshilloja të lexonin, nuk bëhesh shkrimtar pa qenë më parë lexues.