Besnik Hasi rrëfehet për Igli Taren. Si nisi lidhja e fortë mes dy futbollistëve

E enjte, 25 Prill, 2024

Besnik Hasi dhe Igli Tare janë dy personalitete kryesore shqiptare në futbollin ndërkombëtar.

Hasi që ka lënë gjurmë me kombëtaren shqiptare, tashmë është trajner në drejtimin e skuadrës së Al-Raed në Arabinë Saudite. Së fundmi në një intervistë për belgët e “Nieuwsblad”, ai ka folur për Lazion dhe marrëdhënien e tij me Igli Taren për të cilin shprehet se e ka si vëlla.

“Tare në kohën e tij ka qenë lojtari më i rëndësishëm te Shqipëria. Ai jo vetëm që ka luajtur për Shqipërinë, por ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e ekipit. Igli personalisht më ka thirrur duke më kërkuar që të mos luaja për Kosovën, por për Shqipërinë. Kryesisht për shkak të kësaj zgjedhjeje, unë kam bërë karrierë te Genku e Anderlechti. Dhe për këtë i jam falënderues Tares”, ka zbuluar Hasi. Ai ka luajtur për Shqipërinë kur Kosova nuk kishte përfaqësuese në gara evropiane.

Rrëfimin e tij Hasi e nis që nga lidhja e Lazios me Belgjikën në vitin 2013 kur Lucas Biglia dëshironte të largohej nga Anderlechti për të vijuar karrierën e tij në një ligë më të fortë. Ka qenë pikërisht kontakti i Hasit që në atë kohë ishte ndihmëstrajner i Anderlehtit, me Igli Taren që ndihmoi mesfushorin argjentinas.

“Igli nuk ishte shumë i dhënë pas ligës belge, por unë e binda të vinte për ta parë nga afër ndeshjen mes Anderlechtit e Brugges. Biglia e mbante ritmin e lojës në ekipin tonë dhe iu drejtova Tares me fjalët se për Lucasin do t’i vija duart në zjarr dhe se ai dëshiron të shkojë në Botëror me Argjentinën. Kështu që i thashë ta transferonte”, rrëfen Hasi.

Pas transferimit te Lazio për 5.5 milionë euro, Biglia u shndërrua në yll te ekipi italian. Ai brenda një kohe të shkurtër u bë edhe kapiten i Lazios dhe luajti në Botëror me Argjentinën përpara se të shitej te Milani për 17 milionë euro dëmshpërblim.

“Prej asaj kohe, Igli rregullisht e përcjell kampionatin belg me interes të madh dhe unë i kam dhënë atij gjithnjë e më shumë këshilla. Duhet të dini që ai nuk punon me 25 skautë. Ia kam propozuar Simon Delin nga Brugge, por ai nuk ishte në shitje. Megjithatë, Tare përfundoi me Wesley Hoedtin, të cilin e kam njohur nga e kaluara pasi ka luajtur mirë te Antëerpi. Tare e çmon ligën belge”, shtoi Hasi.