Covid19 – Vala e dytë po gjunjëzon sërish Italinë

E enjte, 25 Prill, 2024

Duke filluar që sot hyn në fuqi masa shtrënguese që parashikojnë mbylljen e kinemave dhe teatrove, palestrave e pishinave, ndalimin e festimeve, mbylljen e bareve dhe të restoranteve në orën 18:00. Këshillohen të gjithë të kufizojnë daljet e vizitat vetëm për arsye pune e nevoje

Mbi 21 mijë të infektuar të rinj, 719 persona të shtruar në spitale, 80 në repartet e kujdesit intensiv, 128 të vdekur, mbi 2 mijë të shëruar apo të që kanë lënë spitalet. Janë këto shifrat e 24 orëve të fundit të epidemisë në Itali të dhëna të dielën, më 25 tetor.

Italia është sërish në darën e epidemisë e prej fillimit të tetorit vala e dytë e virusit duket, të paktën për shpejtësinë e përkeqësimit të situatës, edhe më e fortë se e para e pranverës që lamë pas.

Duhet thënë që 21 mijë të infektuar në ditë nuk ishin verifikuar kurrë në periudhën shkurt-prill por asokohe bëheshin vetëm 20-30 mijë tampone në ditë kurse tani edhe mbi 150 mijë. Madje sot 95% e personave që rezultojnë pozitivë janë pa simptoma. Sot të shtruarit në spitale e ata në terapi intensive janë shumë më të paktë se në pranverë. Më 4 prill kur regjistrohej numri më i lartë i të shtruarve për Covid-19 në spitalet e Italisë numëroheshin 29.010, sot janë 12.006; ndërsa më 3 prill, të shtruarit në repartet e terapisë intensive ishin 4.068 (shifra më e lartë e regjistruar), sot janë 1.208. Në 24 orët e fundit, viktimat janë 128, (në Itali, personat të cilët kanë humbur jetën nga e me Covid-19 nga fillimi i epidemisë deri tani janë 37.388), por më 27 mars Italia qante 919 persona në një ditë.

Është e qartë që shifrat e sotme janë larg atyre të pranverës, por ajo çka shqetëson është shpejtësia me të cilën ato po rriten, me të cilën përparon epidemia, veçanërisht nga fillimi i tetorit. Italia i trembet një tejmbushjeje të re të papërballueshme të strukturave spitalore.

Në mungesë të një vaksine, mbajtja e largësisë fizike e përdorimi i maskës mbeten të vetmet masa efikase për ngadalësimin e epidemisë që mund të ndërmarrë gjithkush. E thonë mjekët në përgjithësi, virologët, epidemiologët.

Ndërkaq mbi qeverinë bie barra e gjetjes së rrugëve optimale për të siguruar nga njëra anë efikasitetin e shërbimit shëndetësor, nga ana tjetër mbrojtjen e ekonomisë nga rrënimi e të shkollës nga rimbyllja. Kështu, ndërsa të gjithë pohojnë që një lockdown i dytë do të përbënte një goditje të fortë të papërballueshme për ekonominë e vendit në përgjithësi e shumë kategori punonjësish e sipërmarrësish në veçanti, masat që ndërmerren nga Kryetarët e Rajoneve dhe nga Qeveria në shkallë kombëtare bëhen përditë e më shtrënguese.

Të dielën, 25 tetor, u miratua dekreti i fundit urgjent i Kryeministrit Conte, i treti gjatë dhjetë ditëve të fundit që kanë sjellë shtrëngime të njëpasnjëshme. Nuk parashikon një lockdoën të mirëfilltë, por i ngjan shumë.

Dekreti i fundit që hyn në fuqi të hënën më 26 tetor përcakton mbylljen krejtësisht të palestrave, pishinave, teatrove, kinemave, sallave të koncerteve, por mbeten hapur muzeumet. Lejohet vetëm online mbajtja e kongreseve e kuvendeve. Ndalohen të gjitha festat në vende të hapura e ambiente të mbyllura, përfshirë ato që pasojnë ceremonitë fetare apo laike (martesa, pagëzime, vdekje). Pezullohen të gjitha garat, me përjashtim të atyre të profesionistëve. Mbrohet shkolla në prani e më të vegjëlve deri në tetëvjeçare, por për shkollat e mesme do të përdorët Didaktikë në largësi në masën 75%. Do të shtohet smart working në sektorin shtetëror, e njëjta gjë i këshillohet sektorit privat. Mbyllen në orën 18:00 e bareve dhe restoranteve të cilët deri në atë orë mund të shërbejnë vetëm në tavolina me max 4 klientë. Pas orës 18:00 ndalohet konsumimi i pijeve e ushqimeve në sheshe.

Përsa i përket lëvizjes së personave, edhe pse nuk parashikohet shtetrrethim i mirëfilltë, dekreti “këshillon fort” të gjithë që të lëvizin, me mjetin e vet apo transportin publik, “vetëm për arsye pune, studimi, shëndetësore, situata nevoje, për të kryer aktivitet apo për të marrë shërbime që nuk janë pezulluar”.

Nuk parashikohen ndalime por kërkohet nga të gjithë që të jenë më të kujdesshëm në shtëpi: “Përsa u përket banesave private, këshillohet me forcë të mos priten vizita nga persona të ndryshëm nga bashkëjetuesit, me përjashtim të atyre për arsye pune apo në raste nevoje e urgjence”.

Vetëm pas dy a tri javësh do të shihet nëse masat shtrënguese do të kenë ndonjë rezultat në ngadalësimin e epidemisë, gjithsesi do të jenë në fuqi deri më 24 nëntor.