26 tetor i vitit 1467, Skënderbeu zhvendosej nga Kruja në Lezhë

E premte, 29 Mars, 2024

Më 26 tetor të vitit 1467, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ka zhvendosur rezidencën e vet familjare dhe selinë e oborrit të tij mbretëror nga Kruja për në qytetin e Lezhës.

Në fillim të muajit tetor të vitit 1467, princi trashëgimtar, Gjoni II Kastrioti, vijonte të qëndronte kryesisht në Venecia që nga viti i kaluar dhe sa herë e vizitonte atë vend, shfaqej në publik i shoqëruar nga një personalitet i shquar i kohës, siç ishte Arqipeshkëvi i Durrësit, Pal Engjëlli, i cili përkujdesej vazhdimisht për edukimin e princit 11 vjeçar. Por kësaj here, princi i vogël ishte nisur nga Arbëria me një porosi të posaçme nga babai i tij dhe pasi ishte ndalur në qytetin e Raguzës, ku e kishin mirëpritur me një ceremoni madhështore për të nderuar të atin, ai kishte vijuar drejt qytetit të Venecias për të nënshkruar një marrëveshje me rëndësi të jashtëzakonshme.

Më 11 tetor 1467, Gjoni II Kastrioti u konfirmua si anëtar i Këshillit të Republikës Veneciane, që përbëhej afërsisht prej 1.400 anëtarësh të familjeve fisnike. Më 26 tetor, Senati Venecian u mblodh përsëri për t’u dhënë përgjigje kapitujve të rinj që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i paraqiste tanimë jo thjesht nëpërmjet Pal Engjëllit, por me anë të të birit, ndërsa Arqipeshkëvi i Durrësit shfaqej vazhdimisht si “shoqërues” i çunakut. Tashmë, Gjoni II Kastrioti gëzonte statusin dhe të gjitha privilegjet e njohura si pjesëtar i denjë i fisnikërisë veneciane, anëtar i Këshillit të Madh dhe si komandant i ekspeditës veneciane në trevat e Arbërisë kundër turqve-osmanë.

Po më 26 tetor të vitit 1467, sipas udhëzimeve të reja të Këshillit të Pregadëve, që i shtoheshin atyre të 11 tetorit 1467, i biri i “Magnifico domini Scandarbego”, Gjoni II Kastrioti, u paraqit në këtë mbledhje solemne i mbuluar hijshëm me veshje floriri dhe shumë aksesorë të tjerë me gurë të çmuar. Në “Annali veneti dal 1443 al 1477” të S.Magno-s, kjo vizitë e tij para Senatit të Republikës Veneciane është interpretuar kështu: “Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, Zot i Krujës, dërgoi në Venecia të birin e tij, Gjonin dhe besoj se e dërgoi për t’ia porositur (Repuplikës Veneciane) ruajtjen e qytetit të tij të Krujës, duke dashur që, nëse ai nuk do të ishte më, ta ruanin atë deri sa i biri i tij në fjalë të ishte në moshë madhore dhe atëherë t’i jepej të birit në fjalë.”

Pra, pikërisht nga kronikani venecian, S.Magno, mësojmë se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e kishte lënë kështjellën e Krujës nën mbrojtjen e Republikës Veneciane deri sa i biri të arrinte moshën madhore dhe më pas e dërgoi atë në kështjellat e zotërimeve të veta në Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo në Puglia, duke siguruar kështu edhe pronat e veta feudale matanë detit Adriatik. Përsa i përket Heroit tonë Kombëtar, ai qëndroi në Arbëri dhe vazhdoi përgatitjet ushtarake për t’u vërsulur kundër kështjellës turke të Elbasanit dhe zgjodhi që ta zhvendosë rezidencën dhe oborrin e tij brenda territorit të Arbërisë Veneciane. Ai kishte përpara vetes disa alternativa për të zgjedhur vendin më të përshtatshëm për të kaluar ditët e fundit të jetës së tij të lavdishme, por shumë të trazuar, qytete të mëdha e të sigurta, si: Durrësi apo sidomos Shkodra, e cila ishte edhe kryeqendra e lulëzuar e Arbërisë Veneciane.

Në fakt, ai zgjodhi pikërisht atë qytet ku kishte hedhur themelet e bashkimit të parë politik, ushtarak dhe ekonomik të popullit arbër pra, Lezhën, vendin ku u mbajt Kuvendi i Besëlidhjes, më 2 mars 1444. Si e tillë, Lezha u përzgjodh si selia qëndrore e Guvernatorit të Përgjithshëm të Arbërisë, i cili do të paguhej rregullisht me 600 dukate çdo vit nga Sinjoria, për të mbrojtur edhe zotërimet e saj. Pavarësisht se Republika Veneciane po kalonte një krizë të thellë ekonomike, duke marrë edhe hua për të përballuar shpenzimet e luftës me Perandorinë Osmane, Senati nuk tregohej aspak i kursyer me Arbërinë, sepse po më 26 tetor 1467 u miratuan dy vendime të rëndësishme, ku princit Gjoni II Kastrioti i dhurohen 150 dukate për t’i bërë qejfin të atit e ndërsa këtij të fundit i dërgohen menjëherë 1.000 këmbësorët e premtuar që më 28 korrik, kalorësia për pranverën, i jepen 1.400 dukate, dhe ndërsa në kështjellën e Krujës tashmë ishin dërguar 1.000 shinikë grurë, por gjithashtu dërgohet edhe një furnizim tjetër me ushqime që arrinte vlerën prej 600 dukatë.

Më 30 tetor u zgjodh si mëkëmbës për të gjithë Arbërinë Veneciane, Francesco Capello, i cili kishte si detyrë kryesore për të dëgjuar ankesat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe për ta ndihmuar atë që të rimerrte territoret e humbura. Historiani A.Gegaj, shkruan se “Skënderbeu, të cilit po i vinte fundi, e pastroi vendin aq sa mundi nga garnizonet turke, por ai nuk mund të bënte shumë në fortesat e pushtuara nga armiqtë. Megjithatë, ai thuri planin të sulmonte qytetin e Valmës (Elbasanin) dhe për këtë qëllim ai i bëri thirrje popullit. Ai kërkonte t’i dëbonte turqit nga vendi me çdo çmim, por fundi po i vinte me hapa të mëdha”. Ndërkohë që po trokiste Viti i Ri 1468, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në mënyrë të pavetëdijshme, po bëhej gati për të luajtur aktin e tij të fundit në tragjedinë e madhe të popullit arbër, ku do të mbyllej edhe sipari i “Motit të Madh”. Por në disa burime dokumentare, që kanë dalë në dritë së fundmi, na shfaqet një anë tjetër e karakterit të Heroit tonë Kombëtar, deri tani e panjohur dhe që u ka shpëtuar pa e përmendur qoftë edhe biografëve më të hershëm.

Rezulton që selia e oborrit të tij mbretëror në qytetin e Lezhës(1467-1468), ushtonte nga tingujt e ëmbël muzikorë, që viheshin në jetë nga disa nga muzikantët më të njohur të Europës Perëndimore të shek.XV. Kjo e dhënë kaq interesante, e cila lidhet me jetën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe, më konkretisht, me shijet e tij të rafinuara në fushën e Artit dhe Kulturës, na vjen nga studiuesi arbëresh, Prof.Matteo Mandalà, i cili i referohet të dhënave që janë ofruar nga muzikologu italian, Ivano Cavallini. Sipas Prof.M.Mandalà, bëhet fjalë për një citim në një kod të gjysmës së dytë të shekullit të XV, të ruajtur në Londër nga ana e një trombetisti venecian të quajtur Xorxi(Giorgio/Gjergji), i cili kishte patur nderin të performonte melodi muzikore flaminge në Lezhë, ku ndodhej selia dhe oborri mbretëror i Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.

Mesa duket “koncerti” kishte patur një sukses te jashtëzakonshëm, aq sa vetë ky muzikant venecian e saktësonte se kishte marrë nga “Princi Arbër” një shpërblim aq të majmë, sa që ishte shpërblimi më i lartë që kishte marrë deri atëherë gjatë karrierës së tij artistike. Pra, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përveç se ishte udhëheqës i madh ushtarak,strateg i pashoq dhe organizator i jetës shoqërore të popullit arbër, frymëzues i marrëdhënieve diplomatike, përfaqësues i vlefshëm dhe i akredituar në kancelaritë europiane dhe i glorifikuar nga venecianët, të cilët e kishin nderuar nëpëmjet vendosjes së një statuje në Bucintoro, i përjetësuar në pikturat me kanavacë dhe në afresket e artistëve më të njohur të epokës së tij; tani, ai na shfaqet ose zbulohet në një tjetër aspekt dhe dimension krejtësisht të ri: ishte kultivues i muzikës dhe organizonte koncerte në Lezhën e tij.

Nga Paulin Z. Zefi – Historian