Covid-19 jashtë kontrollit në Europë, Greqia kufizon lëvizjen

E premte, 26 Prill, 2024

Europa nuk po e kontrollon dot shpërthimin e ri të pandemisë së koronavirusit. Franca njoftoi se do të shtrijë masën e ndalimqarkullimit në mbi 12 rajone të tjera, ndërsa vendi raportoi një shifër rekord prej mbi 41 mijë e 622 rastesh dhe 162 vdekje, në 24 orë.

“Javët në vazhdim do të jenë të vështira dhe numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet. Nëse ne dështojmë në frenimin e pandemisë do të përballemi me një situatë të tmerrshme”, tha Jean Castex Kryeministër i Francës.

Masa e ndalimqarkullimit, nga ora 21:00 deri në 06:00, hyn në fuqi mesnatën e së premtes dhe mbi 46 milionë njerëz do të preken prej saj. Edhe shtetet e tjera europiane nuk po luftojnë dot shifrat gjithnjë e në rritje të infektimeve ditore.

Çekia, Franca, Italia, Spanja, Britania e Madhe, janë vatrat më të rëndësishme. Kriza e koronavirusit në Republikën Çeke është aq e rëndë, sa kryeministri Andrej Babis doli para gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp, për të bërë atë që shumë pak udhëheqës bëjnë; u kërkoi falje qytetarëve; 5 herë. Babis, i cili po menaxhon një prej krizave më të rënda në botë, pranoi se vendi i tij kishte bërë gabime në menaxhimin e pandemisë dhe iu lut qytetarëve t’u binden rregullave të reja që parashikojnë kufizim të lëvizjes së lirë dhe mbylljen e dyqaneve jo thelbësore.

Sllovakia do të mbyllë shkollat deri më 27 nëntor, do të vendosë një izolim njëjavor në 4 rajonet më të prekura dhe mbyllje të pjesshme në pjesën tjetër të vendit.

Shtimi i raste të reja në Itali ka rikthyer të njëjtën situatë që u krijua në muajin mars.

Nga ora 11:00 e mbrëmjes të së enjtes deri në orën 05:00 të mëngjesit ka hyrë në fuqi masa që ndalon qarkullimin e njerëzve në territorin e Lombaridsë, bazuar në urdhrin e qeverisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Masa do të jetë në fuqi të paktën deri më 13 nëntor, ndërsa kushdo që shkel këtë masë mund të gjobitet deri në 3 mijë euro. Masat në Lombardi u vendosën pasi sistemet shëndetësore panë një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim dhe terapi intesive.

Në rrugët e Milanos, tramvajet shihen të qarkullojnë më rrallë, ndërsa shumë pak njerëz shikohen në lëvizje. Kryetarët e bashkive në provincat e Lombardisë kanë kërkuar gjithashtu edhe mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavës.

Me rritjen e rasteve të reja, edhe shteti fqinj, Greqia, ka ashpërsuar masat.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se do të ndalohen lëvizjet me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha”, në raport me numrin e të infektuarve, duke filluar nga e shtuna.

Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet e e brendshme dhe të jashmte. “Virusi është kudo, ndaj maskat do të bëhen të detyrueshme kudo”, tha ai.

Edhe vendet e tjera europiane po luftojnë me rritje të nivelit të infeksioneve. Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe janë të gjitha pikat e nxehta.