Intervista / Dr. Ruki Kondaj: Lidhja me arbëreshët një frymëzim për mua

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dr. Ruki Kondaj (Ambasadore Kombi ) është një intelektuale e formular brenda dhe jashtë Shqipërisë, aktiviste e njohur në mbare Diasporën e jo vetëm në Kanada, puna dhe pasioni i saj është promovimi i vlerave më të mira kombëtare, ëndrra e saj e madhe mbetet Bashkimi Kombëtar. Ajo aktualisht është Presidente Nderi e Shoqatës Shqiptaro Kanedeze dhe njihet si lobiste e fuqishme e Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Parlamentin ON, Kanada. Lidhja me arbëreshet është një lidhje shpirtërore e veçantë e saj e cila ka shtuar veprimtaritë, miqtë dhe aktivistët në mbrojtje të kulturës dhe pasurive tona kombëtare.

Marjana Bulku: Nga e ka zanafillën lidhja juaj me arbëreshët, a mundeni të na sillni një kronologji konçize të kësaj marrëdhënieje?

Dr.Ruki Kondaj: Lidhja me arbëreshët është më shumë se një dekadë, filloi me arbëreshët e Torontos dhe vazhdoi më tej, unë e kujtoj gjithmonë si fillimin ashtu edhe vazhdimin duke parë gjërat tona të përbashkëta, ato që na lidhin aq shumë, gjaku, gjuha, flamuri, zakonet , traditat, simbolet kombëtare etj. duke e konsideruar si një lidhje shpirtërore, shumë të veçantë dhe tejet frymëzuese jo vetëm për mua si person, por edhe një pikënisje për punë e projekte të përbashkëta që kemi pasur në tëre këto vite.

Arbëreshët e parë në Toronto me të cilët kam pasur rastin të takohem 10 vjet më parë kanë qenë drejtuesit e Shoqatës Italo-Arbëreshe me Presidentin e saj për shumë vite z.Frank Figlia dhe sekretarin e kësaj shoqate, aktualisht punonjës në Universitetin Rayerson zotin Salvatore Greco, të cilët kanë mbajtur për vite e vite së bashku komunitetin arbëresh në Toronto me shumë aktivitete, jo vetëm për të qenë më afër njeri tjetrit dhe për të mbajtur gjallë komunitetin e tyre arbëresh të cilët nuk kanë qenë pak në Toronto. Dëshirën për t’u lidhur me arbëreshët në Toronto ma plotësoi producenti i televizionit Pasqyra Shqiptare, zoti Ilir Lena i cili më mundësoi kontaktet me z.Frank Figlia. Nga bisedat dhe takimet me të u njoha me shumë aktivitete të tyre, vështirësi , sfida dhe arritje me të cilat përballet një shoqatë në perëndimin e zhvilluar ku anëtarësia e vjetër dhe ajo e re e kanë të domosdoshme, por shumë herë të pamundur bashkëpunimin .Me z.Frank Figlia kam mbajtur kontakte të vazhdueshme e kam vizituar në shtëpi disa herë vetëm dhe me miq, e kemi ftuar në evente të shoqatës sonë, edhe pse fiziku i tij ia ka pamundësuar pjesëmarrjen. Më shumë kontakte kemi pasur me z.Salvatore Greco, sekretarin e shoqatës të cilin e kemi ftuar nëpërmjet shoqatë që nga 100 vjetori i Pavarësisë, për çdo vit në festat e flamurit veçanërisht në festimet e muajit të trashëgimisë shqiptare në Parlamentin e Ontarios i cili jo vetëm ka marrë pjesë rregullisht, por ka përshëndetur për çdo herë me shumë emocione në këto festime të bukura të ruajtjes së trashëgimisë shqiptare e institucionalizuar me ligj për komunitetit shqiptar në Ontario, Kanada në 2016, produkt i SHBSHK.

Në 2011 Z.Frank Figlia më besoi dokumentacionin e shoqatës se tyre, në pamundësi për të vazhduar dhe një listë të plotë të antarësisë së tyre si dhe një foto të veçantë të aktivistit të hershëm shqiptar z.Duro Çini ku ai ruante një respekt të veçantë për bashkëpunimin që kishin pasur sëbashku, të cilat i kam depozituar në dokumentacionin e shoqatës tone, ndërsa foton ja kam dorëzuar motrës së tij, të ndjerës znj.Meshane Çini.

Në jetën e komunitetit shqiptar në Kanada bie në sy Laura Albaneze dhe marrëdhënia juaj e veçantë me të. Si lindi ajo?

Personi më i veçantë nga arbëreshët në Toronto ka qenë njohja me ish Ministren e Emigracionit dhe Shtetësisë së Ontario dhe deputete në Parlament të Ontario znj.Laura Albanese. Historia e njohjes me të lidhet me 100 -vjetorin e pavarësisë kur unë kisha dy vjet që drejtoja shoqatën shqiptaro kanadeze të Torontos. Nxitja për ta ftuar atë në organizimet tona më erdhi nga mbiemri i saj “Albanese” e sigurtë që duhet të ishte arbëreshe. Origjina e saj vjen nga Taranto në Rajonin e e Puglias ku kanë emigruar herët shumë arbëreshë dhe shumë nga mbiemrat atje janë Albanese. Në fillim të vitit 2013 e ftuam në zyrën e shoqatës për një vizitë dhe ajo erdhi në një takim i cili ishte planifikuar 30 minuta, por në fakt shkoi më shumë se tre orë. Ishte një takim i këndshëm dhe tejet miqësor midis nesh ku na dukej sikur e njihnim me vite dhe ndjehej se do të lindte një miqësi e gjatë me të. Ajo nuk ishte aq e sigurt për të deklaruar publikisht origjinën arbëreshe duke premtuar se do bëj kërkime, por as nuk e ka mohuar kurrë edhe kur deputeti dr. Shafiq Qaadri i thoshte me zë të lartë në seancat parlamentare të diskutimeve të Ligjit të Trashëgimisë shqiptare “Ministria shqiptare” kjo ishte më shumë se ta pranonte vetë publikisht, vetë mbiemri Albanese flet shumë për të. Fillimi i procedurës së festimeve të muajit të trashëgimisë më nxiti që ta piketojmë znj. Albanese për të udhëhequr proçesin e njohjes së ligjit në parlament, për ta shpallur nëntorin muaj të trashëgimisë shqiptare, gjë që ajo e realizoi me shumë sukses. Laura ishte jo vetëm një lidere e fuqishme, por edhe shumë bashkëpunuese, e thjeshtë dhe e dashur me njerëzit dhe strikte me rregullat. Në sajë të punës së saj si dhe kolegeve të saj të nderuar z. Brad Dugud, z. Yvan Baker, dr.Shafik Qadri me mbështetjen e të gjithë deputeteve të gjithë partive parlamentare dhe punën e palodhur të SHBSHK muaji Nëntor u shpall muaji i trashëgimisë Shqiptare në Ontario më 5 Dhjetor 2016, ngjarje kjo që ka lënë gjurmë të thella në gjirin e komunitetit shqiptaro-kanadez. Takimet me të kanë qenë të shumta, nga ky kontribut i madh për shqiptarët e Ontarios Laura është e njohur tashmë jo vetëm në Kanada, por anë e mbanë shqiptarisë. Më tregoi një rast kur kishte udhëtuar për Ottaëa dhe në aeroport kishte diçka metalike që jepte sinjal, kontrolluesja e ktheu dy, tre here dhe kur kishte parë emrin Laura Albanese, ndaloi dhe i kishte thëne kalo për ty s’duhet të të kisha lënë në radhë, ajo grua ishte shqiptare dhe kjo në shenjë respekti e mirënjohje. Tani ajo nuk është më në parlament, por miqësia dhe raportet tona janë edhe me të forta se më parë sepse ajo meriton përherë mirënjohjen dhe respektin tim.

Po me Arbëreshët e Kalabrise a keni arritur të kontaktoni apo ti keni pjesë e festimeve tuaja në kuadrin e muajit të trashëgimisë kulturore?

Kontakti dhe njohja me Arbëreshët e Kalabrisë ka qenë me të madhin At Antonio Belluscin, prift e studiues i konsideruar De Rada i ditëve të sotme, një shqiptar I madh me të cilin jam njohur në 100 vjetorin e Vatrës në Amerikë në Prill të 2012 dhe pas këtij takimi ai më ftoi në 100 vjetorin e pavarësisë në Frasnitë të provincës së Cozencës në Maj të vitit 2013.Të ftuar ishin anë e mbanë shqiptarisë në botë ngaqë ishte një ngjarje me përmasa të mëdha e cila është skalitur përjetësisht në mendjen time. Këta njerëz emigruan pas vdekjes së Skënderbeut dhe për shumë vite kanë jetuar në ato troje duke ruajtur me fanatizëm gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre. Antonio Bellusci ky personalitet i lartë shqiptar ishte organizatori së bashku me Peshkopin e Eparhisë së Ungrës, z.Donato Oliverio këtë përvjetor të madh ku për dy ditë me radhë u shpalos flamuri shqiptar, u realizuan referimet shkencore për të kujtuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe rolin e arbëreshëve ndër vite. Ajo që më la mbresa shumë të mëdha ishte jo vetëm në Frasnitë, por dhe në katundet rrotull që janë rreth 15 fshatra ishin rrugët (Udhë) ku shkruhej në dy gjuhët , italisht & arbërisht, busti i Skënderbeut në qendër, vallja e kënduar e fitores së Skënderbeut, polifonia e kënduar nga këngëtari i madh arbëresh i vet quajtur “Princi i Arbërisë” z.Francesco Frega dhe grupi i tij që më ngjau me polifoninë tonë të jugut, por me një ndryshim se ata nuk kishin kthyes, por vetëm marrës dhe iso në grup, gatimet e tyre shumë të veçanta sidomos “Shtriglat” e gatuara nga Lucia Martino, apo pastat dhe pizat e gatuara nga zonja Rina (motra e At Antonios) dhe mbi të gjitha Biblioteka e ngritur mbi gërmadhat e shtëpisë së Antonio Belluscit, në çati të së cilës valvitet në çdo festë kombëtare flamuri shqiptar i cili është dhe themeluesi dhe mirëmbajtësi i kësaj biblioteke me mbi 10.000 libra, një pasuri kjo me vlera mbarë kombëtare. Në atë bibliotekë në emër të shoqatës dhurova tre punime të artistit tonë të nderuar të komunitet të ndjerit z. Hytbi Tarelli ku janë dhe sot e kësaj dite si një basoreliev të Skënderbeut, Hymnin Kombëtar dhe Kongresin e Manastirit, kongresin e gjuhës shqipe. Nëpërmjet At Antonios kam takuar shume arbëreshë të tjerë midis tyre z.Tomaso Ferrari dhe z.Tomaso Belluschi , bashkë autorë të organizmit të 100 vjetorit. Nuk mund të ndaj nga At Antonio motrën e tij znj.Rina, një grua tipike arbëreshe jo vetëm në mikpritjen e saj, por edhe në zërin e saj të veçante që na këndonte këngët e vjetra arbëreshe në shenjë respekti për vëllezërit shqiptarë. Nga duart e saj janë bërë pëlhura të bukura në tezgjahun e saj karakteristik që ngjajnë deri diku me punimet e Zadrimës, një prej të cilave e kam dhe unë dhuratë në shtëpi. Në ato dy ditë dëgjova shumë shprehje dhe fjalë, disa me theksin tonë të vjetër jugor, p.sh. vajzës së bukur i thonin “kopile”, që unë nuk e kisha hasur më pare më parë, “ne nuk e kemi fjale të mirë” dhe një shprehje “ “kur folje ti mu bene mishtë koqes koqes” e mora me mend si shprehjen tone mu bënë mishtë kokrra, kokrra…

Në këtë takim unë njoha një mike shumë të veçantë të cilën e kam mike të ngushtë edhe sot e kësaj dite, znj. Lucia Martino, mjeshtre e madhe, mbrojtëse fanatike e gjuhës, kulturës dhe traditës arbëreshe. Lucia drejton shoqatën “Vorea’, por edhe Ambasadore e kuzhinës arbëreshe, ka një familje të mrekullueshme me bashkëshortin Salvatore Ferrari dhe dy djemtë Pierfrancesco dhe Mimmo Ferrari me gratë dhe 4 fë2mijët e tyre të mrekullueshëm. Ajo ka një grup artistik teatri dhe komedie ku gjithnjë promovojnë kulturën e tyre arbereshe. Jam takuar me ta me shumë se tre herë dhe janë një grup shumë simpatik ku çdo gjë e bëjnë me vullnetarizëm duke vënë shume dashuri në të. Dua të përmend emrat e tyre në shenjë respekti e të me falin në se harroj ndonjë, Amato Elena, Cessarini Gemma, Basile Salvatore, Basile Giuzepe, Ferrari Margarita,Ferrari Maria, Belluschi Rosela, Blaiota Emilia, Di Cunto Maria, Pace Salvatore, Scutari Maria Pia, Filo Basilica, De Bartolo Santino, kantautor, Frega Maria Francesco si dhe nje këngëtare kalabreze mike të Lucias, që këndon aq bukur këngën arbëreshe, znj.Francesca Prestia.
Vitin e kaluar unë isha atje përsëri dhe mora pjesë dhe në shfaqjet e tyre të bukura plot humor ku gjithnjë merrte pjesë dhe kryebashkiaku i tanishëm Angelo Catapano. Ndërmjet Lucias kam njohur shumë arbëreshë si ish kryebashkiakun e vitit 2013 z.Francesco Pellicano, ku të dy me At Antonin më realizuan një takim të te cilit i dhurova po një punim të Skënderbeut, të Hytbi Tarellit, por edhe shumë të tjerë si sipërmarrësi me shumë kontribute në komunitetin arbëresh z. Francesco Pellicori, z.Agostino Giordano, drejtor i revistës “Jeta Arbëreshe”, ish senatorin arbëresh në Kanada z. Basilio Giordano, sipërmarrësin Mario Brunettin , zj. Flavia D’agostino, një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe, zonjat e komunës së Civitës, të me falin nuk i kujtoj emrat, por i kam në mendje dhe në foto dhe artistin Paolo Cozzolino, drejtor i muzeut në katundin Firmo.
Miqësia me Lucian erdhi kaq natyrshëm sa duket sikur kishim qënë tërë jetën bashkë. Sipas Lucias në ruajtjen e gjuhës arbëreshe dhe traditave rolin kryesor e ka gruaja dhe kisha. Në festimet e muajit të trashëgimnisë në vitin 2016 nëpërmjet SHBSHK e ftuam Lucian dhe studenten Maria Ferrari në parlamentin e Ontarios si protagoniste të një ngjarjeje që do jetojë gjatë në mendjen e shqiptarëve, por edhe të parlamentarëve që mësuan më shumë për Arbëreshët dhe jo vetëm për shqiptarët e famshëm, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëderbeun, besën shqiptare, gjuhen shqipe etj. Vizita e Lucias dhe Marias bëri jo vetëm të shpalosin kulturën arbëreshe, por të njohin arbëreshët në Toronto si arbëreshen e tyre Laura Albanese, Frank Figlian, Salavatore Grecon, por edhe shumë shqiptarë, miq e familjarët tanë.

Kur përmendni Luçian ju kujtoni emra, njerëz dhe veprimtari që nuk reshtin …

Po, miqësia me Luçian ka prodhuar miq dhe ngjarje të përbashkëta, të bukura, të paharrueshme. Përmes Luçias unë njoha jo vetëm arbëreshët e Kalabrisë, por edhe arbëreshët e NY siç është mësuese Lindia Lucrezia, një grua shumë e kulturuar, Pisarri Cristina (Intrater) që është njëkohësisht edhe bija e Maria Lidia Zappa nga Argjentina, kushërira e Lucias,Cristina një vajzë e shkathët dhe shumë mikpritëse e lindur në Argjentinë dhe banuese në Nju Jork.
Takimi me arbëreshët e Nju Jorkur nisi me parë me kontaktime me email me prof.Lucrezian dhe vazhdoi në festimet e “Columbus Day” në Tetor të vitit të kaluar, organizuar nga kalabrezi Luciano Siciliano, i cili mirëpriti në shtëpi të tij kalabrezë e arbëreshë bashkë, sepse ata janë jo vetëm pjesë e një zone gjeografike, por edhe kanë kulturë të përafërta, sigurisht se arberëshet janë të integruar në Itali sepse kanë mbi 500 vjet në një vend europian si Italia.
Në Nju Jork Lucia erdhi me grupin e saj “Vorea” nga Frasnita e unë ju bashkova duke vajtur atje nga Kanadaja me qëllim suportimin e veprimtarive të tyre, me vete kisha marrë një flamur të madh kuq e zi që sapo e kisha sjellë nga Tirana, ndërkohe kisha kontaktuar me median shqiptare në Nju Jork si me Albanian Culture TV, me gazetaren e mirënjohur miken e përbashkët time e të Lucias, znj. Marjana Bulku dhe Bota Sot, të drejtuar nga gazetari i palodhur z.Beqir Sina. Parakalimi i grupit arbëresh ku dhe unë Marjana e Beqiri ishim pjesë e këtij manifestimi madhështor dhe mbresëlenës ku grupi arbëresh valviste flamurin kuq e zi të Skënderbeut, veshur me kostumet popullore, duke interpretuar këngë e valle arbëreshe, por edhe shume këngë shqiptare nën flamurin kuq e zi që është valvit ndër shekuj e vite, flamurin më të bukur në botë, rrugëve të Manhatanit gjigand.
Kujtime të bukura e të paharruara që i kam gjithnjë në memorjen time më të bukur. Mirënjohje e respekt për Luciano Sicilannon për këtë organizim gjigand dhe Lucias qe asnjëherë nuk më harron ashtu si dhe unë atë.
Njohjet e ndërsjellta kanë qenë shumë të veçanta dhe kane prodhuar ngjarje, nëprmjet Lucias njoha shumë arbëreshë dhe Lucia shumë shqiptarë. Ne vazhdojmë në komunikim pothuaj ditor me një grup zonjash ku bëjnë pjesë përveç meje dhe Lucias, artistët e mëdha Lili Cingu, Myfarete Laze, Alida Hisku si dhe gazetarja Marjana Bulku dhe fale kësaj njohje të dy artistet e medha Myfarete Laze dhe Alida Hisku shkuan dy vjet më parë e dhane një koncert në Frasnitë te ftuara nga Lucia dhe ne respekt për arbëreshët.

Bota arbëreshe duket se nuk ka fund, Itali, Kanada, Nju Jork. Çfarë mbart tjetër kujtesa juaj aktive?

Po , janë Arvanitasit e Greqise. Përveç arbëreshëve të Torontos, Kalabrisë , NY, dhe Argjentinës një momenti I veçantë ka qenë në vitin e mbrapshtë të 1997 me arvanitesan Vasilika Kuturiotis, në se e mbaj mend ta shkruaj tamam mbiemrin, ku unë kisha shkuar për pak muaj në Athine dhe pata fatin të takoj këtë grua me gjak arbëror, një mësuese e zonja, një grua me shpirt të butë dhe me një mirësi të pashoqe e cila për fat të keq sot nuk jeton më. Ajo u tregua shumë e gatshme të më ndihmonte dhe unë nuk dija që ajo ishte një arvanitase, por përmes bisedash të shumta mësova që e ëma e saj fliste arbërisht një gjuhë që nuk ia trasmetoi fëmijëve të saj të cilët vetëm më vone e kuptuan origjinën e tyre duke pyetur shpesh të ëmëm se çfarë ishte kjo gjuhë e veçantë. Nga Vasilika, që shkurt e thërrisnim Vaso kam ruajtur një flamur shqiptar të vjetër, viti nuk dihet. “Është shumë i vjetër”, thoshte Vaso mbase më shumë se 100 vjet që është ruajtur nga gjyshja e pastaj tek nëna e saj dhe në fund tek unë dhe unë ia dhurova shoqatës në mbyllje të mandatit tim te dytë në shkurt 2015 dhe është në zyre të SHBSHK. Për fat të mire kam një foto me të ku fytyra e saj i tregon gjithë ato mirësi që thashë më lart.

Unë kam një ndjenjë shumë të veçantë për arbëreshët, e kam ndjerë nga afër atë dashuri të madhe edhe të tyre, mikpritjen, respektin, dëshirën për të mësuar shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Lucia më ka thënë gjithnjë sa herë e takoj, të githë ikën pas 100 vjetorit nuk e kthyen kokën pas, por ti jo, jo vetëm nuk na harrove, por na viziton e na kujton shpesh dhe është plotësisht e vërtetë sepse kjo ishte ndjesia ime që unë kam për ta, ndaj do ti vizitoj sa here të mundem edhe pse distanca është shumë e largët, unë atje gjej dashuri vëllazërore dhe shume frymëzim. Faleminderit Marjana që më nxite për të shprehur lidhjen time shpirtërore e të veçantë me arbëreshët “gjakun tonë të shprishur“ siç thonë ata vetë.