Një tjetër qytet kanadez shpall Nëntorin “Muaj i Trashëgimisë Shqiptare”  

E hënë, 19 Tetor, 2020

Ajdin Kozmaqi ka lindur më 20 janar të vitit 1968 në Mazgit, fshat afër Prishtinës, dhe ka jetuar në Prishtinë derisa është larguar nga Kosova më 1999. Si fëmijë i një familjeje intelektuale, gjëja më e rëndësishme për të, ashtu edhe për anëtarët e tjerë të familjes ishte ngritja akademike në jetë. Prandaj ka të përfunduara studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës- dega Mjekësi e Përgjithshme.
Êshtë i martuar me Shqipen, me të cilën ka tre fēmijë: Aurelën, studente në vitin e katërt për Psikologji, Kaltrinën, studente e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave, dhe Artin, nxënës në klasën e dymbëdhjetë. Prej vitit 2015 është zgjedhur kryetar i Shoqatës Shqiptare e Saskatchewanit “Illyria”  në Regina (Albanian Community Association of Saskatchewan “Illyria” in Regina). Më 2019 u rizgjodh prapë në krye të shqiptarëve të atjeshëm, rreth së cilëve zhvillum një intervistë
për gazetën “Diaspora Shqiptare…”

Z. Kozmaqi, në fillim a mund të na tregoni se a ka qenë i lehtë apo i vështirë integrimi juaj dhe familjes tuaj në Kanada?

Ardhja në Kanada nuk ishte aspak e lehtë. Në këtë tokë të bekuar kemi zbritur me 17 maj të vitit 1999. E quaj tokë dhe vend të bekuar, sepse do të vdes dhe nuk do ta harroj mikëpritjen e popullit kanadez në ditët tona më të rënda. Pasi që të dy zotëronim gjuhën angleze, gruaja ime Shqipja dhe unë u integruam lehtë në jetën dhe shoqërinë kanadeze.

Cili është historiku i organizimit të shqiptarëve në provincën e Saskatchewanit, e në qytetin Regina në veçanti?

Në dekadën e parë dhe në fillim të dekadës së dytë të këtij shekulli, numri i familjeve shqiptare ishte i vogël! Në vitin 2013, shumë shqiptarë të Shqipērisë arritën në Saskatchewan, sepse mundësia e rregullimit të dokumentacionit ishte më e lehtë në Saskatchewan se sa në provincat më të mëdha ku kishte shqiptarë më shumë. Poashtu edhe ne banorët e “moçëm” të provincës, shumica prej të cilëve kemi ardhur këtu gjatë luftës në Kosovë, përmes programit të emigrimit i quajtur “SINP”, sponzorizuam shumë anëtarë të familjeve tona nga Kosova. Kështu u rrit numri i bashkëkombasëve tanë, e bashkë me të edhe nevoja për një organizim të njëmendtë, në mënyrë që të jemi sa më afër njëri-tjetrit!
1 tetori  vitit 2013 shënon ditën e formimit të qelizave të para të Shoqatës!

Pos Shkollës Shqipe, në Regina ekziston edhe Grupit të Valleve në kuadër të shkollës, që merr pjesë edhe në shumë aktivitete multikulturore në Regina. Çfarë mund të shtoni këtu?

Është kënaqësi e pa përshkrushme të shohësh këta fëmijë të vegjël me zemër të madhe prej shqiptari, se si prezantojnë me dashuri dhe pasion të paparë kulturën dhe traditat tona. Kemi prezantime shumë të suksesshme të këtijë grupi fenomenal, duke filluar nga prezantimet e rregullta në tubimet tona festive për nder të Pavarësisë së shteteve tona, prezantimi mbresëlënës në Manifestimin Multikulturor “Summer Bash”, prezantimi për tre vite më radhë në Universitetin e Reginës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës!

Së fundi, grupi i këtyre fatosëve performoi edhe në viset rurale të kësaj province. Mund të them se këta fëmijë, ky grup i mrekullueshēm, në mënyrën më të mirë të mundshme kanë shpërndarë kulturën dhe traditat tona si rreze dielli!

Në shumicën e shkollave shqipe në Kanada ka filluar mësimi online. Ku qëndron Shkolla Shqipe në Regina?

Shoqata jonë është anëtare e përhershme e Saskatchewan Organization for Heritage Languages (Organizatës për Gjuhë dhe Trashëgimi), aty paguajmë anëtarësinë me rregull, andaj edhe e kemi shkollën tonë. Si pasojë e COVID-19 ,dyert e shkollave për gjuhë ndërkombëtare nuk janë hapur. Shpresojmë që në një të ardhme jo të largët do të hapen dyert edhe për shkollat komunitare. Jemi vazhdimisht në kontakte me Multilingual Association of Regina (Shoqatën Shumëgjuhëshe), dhe gjasat janë reale që procesi mësimor të vazhdojë me prezencë fizike në klasë.

Shoqata Shqiptare e Saskatchewanit “Ilyria” në Regina, në bashkëpunim me përfaqësues të Parlamentit dhe Qeverisë së Saskatchewan ka arritur ta finalizojë shpalljen e muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare atje, e dyta provincë pas Ontarios që aprovon një ligj të tillë. Si e kanë pritur shqiptarët këtë lajm? Dhe çfarë keni bërë më pas?

Është një sukses i jashtëzakonshëm shpallja e nëntorit si Muaj Trashigëmisë Shqiptare, posaqërisht kur kemi parasysh faktin se jemi njëri nga komunitetet më të vogla shqiptare në Kanada. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë bashkëkombasit anë e kënd Kanadasë, veprimtarët dhe patriotët e palodhshëm, dy ambasadat tona, dhe mediat që kontribuan aq shumë në afirmimin e vlerave, traditave dhe kulturës sonë. Nuk po përmendiemra ngaqë janë të shumtë dhe kam dronë se do  mbetem dikuj borxh. Jam në korrespondenca të vazhdueshme me Ministrin e Kulturës Gene Makowsky, jemi duke punuar shumë që të mbajmë një tubim festiv për nder të 28 Nëntorit, datë kjo që i përket edhe Muajit tonë të Trashëgimisë. Kemi premtime nga Ministri dhe Kryeparlamentari, shumë i nderuari Mark Docherty se nëse dalin fitimtarë në zgjedhjet Provinciale të tetorit, do të festojmë së bashku për muajin tonë të trashëgimisë dhe për fitoren në zgjedhje me ngritjen e flamurit kombëtar para ndërtesës së Parlamentit Provincial. Është me rëndësi që të përmendet edhe fakti, se si pasojē e ngritjes së numrit të të infektuarēve me Coronavirus në Saskatchewan, Ministria e Shēndetësisë ka marrë vendim që numri i pjesëmarrësve në tubime publike nuk mund të jet më i madh se 15 persona.

Jeni mjek me profesion. Si mendoni ju, po e përballojnë Shqipëria dhe Kosova pandeminë COVID-19?

Shqipëria dhe Kosova janë dhimbja ime! Pandemia ka goditur shumë fuqishëm që të dyja. Viktimat e pandemisë janë plagë në zemrēn time! Shumë më dhemb që shkalla e vdekshmërisë është e lartë! Megjithatë mendoj se, duke pasur parasysh kapacitet e shteteve tona, është punuar shumë mirë. Mendoj, kur e tëra kjo katrahurë do të marrë fund, do të dalin në shesh sukseset dhe mangësitë. Ballafaqimi me pandeminë është një fenomen i paparë dhe i panjohur globalisht, që fatkeqësisht po vazhdon ende!

Shoqata Shqiptare e Saskatchewanit “Illyria” në Regina vazhdimisht në faqen e saj në Facebook ka njoftuar komunitin atje me të rejat e fundit rreth pandemisë COVID- 19. Sa kanë pasur këto të dhëna efekt tek komuniteti?

Po, është e vërtetë se vazhdimisht, krahas informatave të tjera me rëndësi për komunitetin tonë, ne informojmë edhe për rrjedhën e pandemisë, sepse shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e jetërave tona. Besoj se jemi me shumë fat që deri më tani asnjë bashkëkombas i yni nuk është i infektuar me Coronavirus. Nuk mund ta di se sa ka pasur efekt lajmërimet në faqen e shoqatës sonë, por që njerëzit i mirëpresin të dhënat, këtë e kam të konfirmuar.

Si aktivist i kahmotshëm, cili mendoni ju, duhet të jetë roli i intelektualit në komunitet? A po arrijmë të bëjmë sa duhet?

Kemi shumë intelektualë shqiptarë në Kanada, Fatkeqësisht, nga ajo që kam parë, jo shumë nga ta merren me kauzën. Kauzë e quaj punën vullnetare për komunitetin dhe kontributin e intelektualit për ruajtjen dhe afirmimin e kulturës, vlerave dhe traditave tona. Meqë kemi shumë intelektualë, do duhej të bëhej më shumë… Shprespj se në të ardhmen mund të ndërrojnë gjërat.

Ndryshe nga kryetarët e shoqatave tjera shqiptare në Kanada, ju luani aktivisht futboll. Sa ka ndikuar kjo lojë në organizimin e shoqatës suaj?

Dashuria për futbollin më flë në barkushet e zemrës sime. Ende luaj, dhe falënderoj Përendinë për shëndetin që kam. Formimi i klubeve shqiptare të futbollit, që korrnin suksese të pandalshme në ligën e futsallit në komunitet, pastaj ngritja e kombëtares së Shqipërisë dhe formimi i reprezentcionit të Kosovës, janë rezultat i një pune shumëvjeçare. Asnjëherë nuk ka ndodhë në Regina që në arenën e futbollit të grumbullohen më shumë se njëqind spektatorë të një komuniteti, dhe të valvisin me dhjetëra flamuj kombëtar dhe shtetëror, se sa kur u organizuam me ekipe futbolli. Është mrekulli e llojit të vet se si futbolli pati impakt të lartë në socializimin e bashkëkombasëve.

Parë nga prizmi i udhëheqësit, cilat janë arritjet më të mëdha të shoqatës suaj?

Nga të gjitha të arriturat e Shoqatës dhe Komunitetit tonë, të cilat janë shumë në numër do t’i veçoja së paku tri.
E para, shpallja e Nëntorit Muaj i Trashëgimisë Shqiptare në provincën e Saskatchewanit, që ka rëndësi jetike për praninë e komunitetit në këto hapësira.
E dyta, emërtimi i rrugës më emrin “Zeka”, mbiemër i të ndjerëve Arben dhe Linda. Arbeni dhe Linda ishin të dytë nga qyteti i Pejës. Erdhën në Regina në verën e vitit 1999. Arbeni ishte përkthyesi i parë në Regina, i cili kishte ardhur në Kanada pasi kishte qenë njëri ndër pionerët e tenisit në Kosovë, dhe u bë pastaj instruktor tenisi në Wascana Tennis Club këtu. Ata vdiqën më 21 nëntor 2001 nga zjarri që kaploi banesën e tyre, duke i shpëtuar me trupat e tyre, fëmijët, dhe lanë pas nënën Bademe, djalin Noli dhe vajzën Hana, të cilët jetojnë tani në Kosovë.
E treta, hapja e Shkollës Shqipe, ku tashmë kanë mësuar gjuhën shqipe dhjetëra nxënës shqiptarë të lindur në Kanada.
Në fund më lejoni t’i përshëndes të gjithë bashkëkombasit tanë anë e kënd Kanadasë me një mesazh: të kemi kujdes, të zbatojmë të gjitha masat preventive, dhe të dalim të gjithë së bashku nga kjo gjëndje e mërzitshme që e ka shkaktuar pandemia COVID-19. Preventiva është më e mirë se sa  Reginashërimi!