Hadergjonaj mposht kundërshtarin serb, UEFA zgjedh golin e tij

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Futbollisti Florent Hadergjonaj ka fituar çmimin për golin më të mirë të raundit në Ligën e Kombeve, pas supergolit ndaj Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja e Kosovës u mposht javën e kaluar nga Maqedonia e Veriut në Shkup me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Play-Offit’ për kualifikim në Euro 2020.

Goli i vetëm për ekipin e Bernard Challandes u shënua nga mbrojtësi i djathtë, Florent Hadergjonaj, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë në minutën e 29-të.

Ky gol i djaloshit nga Deçani nuk mbeti pa u vlerësuar nga UEFA, e cila me votat nga e gjithë bota vendosi ta zgjedh si ‘Golin më të mirë të raundit’ në Ligën e Kombeve.

Hadergjonaj në këtë garë mposhti edhe rivalin e tij të ekipit të Serbisë, Sergej Milinkovic-Savic me golin e shënuar nga Norvegjisë.

Në garë ishte edhe Gylfi Sigurdsson me golin e tij ndaj Rumanisë dhe Mathias Normann me golin ndaj Serbisë. /Telegrafi/ 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.