“Kosova” e Jusuf Buxhovit në anglisht, ndër librat më të shitur në SHBA

E enjte, 25 Prill, 2024

Botuesi amerikan i ” Kosovës” në tri vëllime në anglisht, “Jalifat Publishing” në Houstoni, Teksas, njofton për një interesim të shtuar për librin në treguan amerikan dhe atë kanadez të librit të shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Krahas shitjes online në Amazon, libri po kërkohet edhe nga institutet dhe bibliotekat universitare, ngaqë është radhitur në kuadër të teksteve të rekomanduara të literaturës për historinë e Europës Juglindore.

Botuesi Ramiz Tafilaj, thekson se kohëve të fundit, komuniteti shqiptar në SHBA, ka shtuar kërkesat jo vetëm për versionin në anglisht, por edhe për atë shqip, në shtatë vëllime

Në përmbledhje të shkurtër të shkrimit që boton “Midwest Book Review” thuhet:

“Seria trivëllimshme “Kosova” nga autori shqiptar Jusuf Buxhovi është vepër gjithëpërfshirëse historie e vendit të vogël të Evropës, Kosovës. Duke dhënë një analizë të së kaluarës, nga antika deri në kohët moderne, Buxhovi e shquan Kosovën si vazhdimësi të mbretërisë së vjetër të Dardanisë – tokë e banuar nga shqiptarët gjatë gjithë historisë. Buxhovi është dukshëm i pandikuar nga animet e akademikëve të brumosur nga regjimi komunist. Si historian, ai përshkruan dhe zbërthen të kaluarën me korrektësi dhe baraspeshë, duke shqyrtuar këndvështrime të ndryshme dhe duke i pranuar argumentet e mirëndërtuara të dijetarëve vendas dhe të huaj. Përfundimisht, me këtë vështrim, Buxhovi e sheh Kosovën ose Dardaninë si pjesë të pandashme të territorit etnik shqiptar, si djep të zhvillimit përparimtar, dhe si vendlindje të individëve të shquar që dhanë ndihmesë për kombin e tyre dhe për qytetërimin perëndimor në tërësi.

Kritika: Vepër mbresëlënëse dhe themelore e mbështetur në punë hulumtuese të përpiktë, dhe me një përkthim të aftë anglisht nga skuadra e Getoar Mjekut, Avni Spahiut dhe Faton Bislimit, tri vëllimet që përbëjnë librin “Kosova” janë të shkruara, organizuara dhe paraqitura jashtëzakonisht mirë. Një ndërmarrje monumentale e shkallës më të lartë, me bashkëredaktorë Diane Tafilajn dhe Jason Frazer-in, “Kosova” e Jusuf Buxhovit është kontribut i rëndësisë kritike për historinë e rajonit dhe një botim thelbësor që bibliotekat akademike ta përfshijnë koleksionin mbi historinë evropiane në përgjithësi dhe në listat e studimeve shtesë mbi historinë shqiptare në veçanti. / KultPlus.com