Kanada/ Si i shpëtuan bizneset shqiptare recesionit gjatë pandemisë

E hënë, 19 Tetor, 2020

Pandemia globale COVID- 19 e paparë ndonjëherë në historinë moderne të njerëzimit, është pasuar menjhëherë me krizën ekonomike gjithandej, sidomos në fund të marsit të këtij viti kur edhe u mbyll bota. Po si e përjetuan bizneset me pronarë shqiptarë në Kanada këtë kohë të vështirë?
Ditë jo shumë të lehta kanë përjetuar agjensitë turistike, të cilave jo vetëm që u ka rënë numri i biletave të shitura, por ngaqë rregullat e udhëtimit nga shteti në shtet kanë ndërruar nga çasti në çast.
Dashnor Hasku nga Agjensia “Travel Only” në Mississagua, e njohur për shërbim të komunitetit shqiptar këtu, në një deklaratë për gazetën “Diaspora Shqipare” thekson: “Në fillim më duhet të them se ka qenë një gjë e re, e paparë më herët dhe shumë e frikshme. U frikësuam se çka do ndodh së pari me jetërat tona e pastaj edhe me biznesin. Ishte nga java e parë e marsit kur e kuptuam se çdo gjë do të jetë më ndryshe dhe bota nuk do ekzistojë më siç e njihnim deri atëherë. Biznesi ynë kishte hyrë vitin e dymbëdhjetë të funksionimit, dhe kishim me qindra njerëz nëpër botë dhe disa qindra bileta të shitura për pushimet verore. Lajmet sa vinin çdo orë e më të këqija dhe ishim më të vërtetë shumë të friësuar, të dëshpëruar dhe nuk dinim çfarë të bënim dhe si të vepronim. Kostumerët tanë, përfshirë edhe shqiptarët e komunitetit tonë telefononin pa ndërprerë, me arsye nga më të ndryshmet, sepse dikush kishte mbetur në shtet tjetër, dikush anulonte pushimin, dikush kërkonte përgjigje për fluturimet e radhës, e kështu me radhë. Pastaj nga autoritetet kanadeze erdhi vendimi se aeroportet të mbyllen dhe ishte një qetësi sipërfaqësore në muajin prill. Në maj prapë ia nisën telefonatat se çfarë do bëjnë me njerëz që kanë mbetë në shtetet e ndryshme dhe në qershor kanë nisë udhëtimet prapë në një numër shumë të limituar. Më 28 qershor janë hapur aeroportet e Kosovës dhe atë ditë ne kemi pasur me dhjetëra njerëz që kanë udhëtuar. Ka qene një paqartësi e madhe, sepse disa njerëz ktheheshin nga aeroportet kanadeze ende pa u nisur, e në disa shtete i lejonin për të udhëtuar. Informatat dhe dokumentacionet që kërkoheshin nga shtetet dhe aeroportet ndryshoheshin dita-ditës, por deri në gusht ne i mësuam të gjitha dhe tash prapë operojmë si më herët. Tani problemet janë të ndryshme, sepse rastet diku janë më shumë diku më pak dhe neve na krijojnë probleme çdo ditë dhe duhet të rrijmë të informuar njëzetë e katër orë, sepse ligjet ndryshojnë çdo ditë në çdo vend. Mund të them se kemi pasur biznes mjaft të mirë në gusht dhe shtator dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë kështu. Problemi më i madh për momentin është karantinimi që e mban Kanadaja dhe nuk i lejon vizitorët e huaj. Nëse do hiqet karantina ne besojmë se biznesi do të kthehet në një normale të re (jo si më herët) ku puna do rritet shumë, varësisht a vie vala e dytë edhe në Kanada”. Hasku e pranon gjithashtu se pandemia botërore ka pasur edhe anën e saj pozitive: “Kam shpenzuar shumë më shumë kohë me familje këta shtatë muajt e fundit dhe jam qetësuar mjaft shumë duke pasur parasysh se kemi punuar pa ndërprerë që nga fillimi kur kemi ardhur në Kanada 21 vite më parë. Mendoj se jemi lidhur shumë më shumë e më mirë me fëmijët dhe familjet tona. E kemi mësuar ta çmojmë atë që e kemi ,dhe ta shohim se shëndeti dhe familja janë më me rëndësi se çdo gjë tjetër”.
Edhe Mujë Gashi, pronar i restaurantit “Chuck’s Roadhouse” në Kitchener, e ka përjetuar rëndë ardhjen e pandemisë në biznesin e tij, Ai e ka mbyllur restaurantin e tij  në tre mujorin e parë të izolimit, dhe pas tre muajsh kur e ka hapur, tregon se nuk  kanë shkuar gjërat si më përpara. Ai ende nuk e ka të qartë se si do të rrjedhin gjërat, sepse Kanadaja po e pret fazën e dytë të shtimit të numrit të të infektuarve. Prandaj edhe mund të ketë shqetësime për biznesin e tij dhe mënyrën e re të të bërit biznes. Në anën tjetër, Luigj Gojani nga “FBI Pizza and Wings” në Toronto tregon se ai nuk e ka ndalur punën asnjë ditë.  Ai gjatë gjithë kësaj kohe e ka përdorur edhe sistemin “home delivery”, si formë alternative e shërbimit, dhe tregon se në fillim njerëzit hezitonin të porositnin, ndërsa brenda pak javësh të ardhurat u kthyen në nivelin e më parshëm, madje edhe u rrit numri i konsumatorëve që punojnë edhe vetë nga shtëpia.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada Naser Berisha, një biznesmen i suksesshëm këtu e pranon se “në Kanada ka pasur një ndikim shumë negativ tek bizneset shqiptare dhe në përghithësi tek komuniteti shqiptar”. Ai shton gjithashtu se duke u bazuar në strukturën dhe natyrën e shërbimeve të bizneseve shqiptare mund të përfundojmë se 90% e anëtarëve të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada kanë pasur ndërpreje të aktiviteteve ekonomike të tyre gjatë tre muajve të parë të pandemisë”.
Berisha thekson gjithashtu se shumica e bizneseve shqiptare janë kosideruar nga qeveria federale si biznese jo esenciale dhe gati të gjitha janë detyruar të ndërpresin aktivitetet e tyre ekonomike deri në rihapje të ekonomisë kanadeze nëpër faza që ata ishin të vendosurnë fillim. “Më të goditurit ishin nga sektori i gastronomisë, duke u pasuar nga sektori i ndërtimtarisë, turizmit, tregtisë , kompanitë importuese, dentisteria, shërbimet ligjore, kontabilistët, shërbimet, dentisteria, shërbimet ligjore, kontabilistët,t sherbimet e e palujatshmërisë, parukërisë  e kështupalujaeshmeris , parukerise  e keshtu me radhë. Humbjet nga mbyllja e ekonomisë kanadeze në tre muajt e parë llogariten diku mbi dhjetë milion dollarë vetëm për anëtarët e  kësaj shoqate afaristësh të komunitetit shqiptar” konstaton Berisha.
Vlen të thuhet se ndërhyrja e qeverisë kanadeze dhe e qeverive të provincave nëpërmes programeve të ndryshme të financuara nga Fondi i Emergjencës ka ndihmuar në ruajtjen dhe mbijetesën e bizneseve shqipatro-kanadeze të vogla dhe të mesme. Për të gjitha programet qeveritare, Rrjeti i Bizneseve dhe kryetari Berisha ka kontaktuar çdo anëtar dhe ka ndihmuar anëtarët që të shfrytëzojnë të gjitha programet në dispozicion.
Në takimet para disa ditësh që ambasadori i Shqipërisë Ermal Muça dhe ai i Kosovës Adriatik Kryeziu kanë pasur me anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro- Kanadeze në bisedat për ekonomi  janë theksuar se krahas përkrahjes për të moshuarit, studentët, grupet e varfëra, kategoritë sociale, njerëzve me nevoja te kufuzuara, përkrahjes së sigurimit të papunësisë,  bizneseve të vogla shqiptare kanë përfituar nga qeveria kanadeze edhe kredi me interes të ulëta, grante ekzkluzive të formuara për tejkalimin e kësaj situata, etj.
Hapja e ekonomisë kanadeze filloi në masë të madhe gjate muajit qershor, korrik dhe gusht. Tani ekonomia kanadeze është e hapur në një masë të madhe dhe ka filluar të shërohet, ndërsa javën e fundit në krahinat më të mëdha kanadeze janë paraqitur raste rekord të të infektuarve, çka mund të rezultopjnë në shtërngim masash për lëvizje dhe për ekonomi.
Kryetari Berisha parashikon se Kanadaja do të kalojë një vit të vështirë në rimëkembjen e saj, madje parashikon që nga recesioni mund të shkëputemi tek kah fundi i vitit të ardhshëm.
Sipas Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Kanada, reagimi i qeverisë kanadeze ndaj pandemisë ekonomike, dhe ndihma që ka ofruar shoqata biznesore shqiptare në këtë drejtim, ka shpëtuar  rreth 90% të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të mos falimentojnë gjatë fazës së mbylljes së ekonomisë kanadeze në fazën e parë të pandemisë. Ata shpresojnë që të mos përsëritet kjo me njëvalë të dytë të mundshme.