Në Ukrainë kanë mbërritur 660 Fjalorët dygjuhësh Shqip-Ukrainisht të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe pajisje për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet dhuruar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Konfirmimi vjen nga Konsulli Nderit në Ukrainë Shahin Omarov. Fjalorët dhe materialet e tjera i janë dhuruar Universitetit Humanitar Shtetëror të Izmailit nga Agjencia Kombëtare e Diasporës si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit me qëllim krijimin e Qendrës së Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet, kjo për të nxitur organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Ukrainë.
Disa nga detyrat e kësaj qendre janë: Organizimi dhe kryerja e eventeve që synojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh, mësimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e kulturës dhe traditave kombëtare të popullit shqiptar; informimin e qytetarëve te Ukrainës për ngjarjet kryesore në sferat publike sociale, ekonomike, kulturore, arsimore të Shqipërisë; krijimin e kushteve për studimin e gjuhës shqipe nga studentë, mësues si dhe grupe të interesuara nga jugu i rajonit të Odesës; fillimin dhe realizimin e projekteve të diplomacisë publike dhe kulturore; bashkëpunimin me qendrat e Informacionit të shteteve të tjera në kuadër të projekteve të Universitetit Humanitar Shtetëror të Izmailit; bashkëpunimin me institucionet shqiptare për Diasporën për realizimin e detyrave kryesore dhe misionit të saj, etj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.