Për herë të parë Shqipëria do të ketë një bazë të dhënash shtetërore për studentët shqiptarë të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa nga Republika e Shqipërisë.
Ky regjistër do të përfshijë si shtetasit shqiptarë, të cilët kryejnë studimet e arsimit të lartë jashtë vendit, shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, të cilët janë përfitues të programeve të financuara nga Republika e Shqipërisë si dhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfituar bursat e studimit të cilat i ofrohen Shqipërisë nga shtete, organizata ndërkombëtare dhe jofitimprurëse në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara apo dokumente të tjera ku Republika e Shqipërisë është palë.
Tashmë gjithë kuadri ligjor dhe informacioni i plotë dhe udhëzimet për krijimin e këtij regjistri të dhënash është i përfshirë në një botim të veçantë elektronik i cili mund të lexohet i plotë këtu:
https://online.fliphtml5.com/asggu/ezzw/#p=1
Kjo bazë të dhënash do të ndërveprojë me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC) dhe database-t e tjera shtetërore, të cilat, në aktin e krijimit të tyre, parashikojnë ndërveprimin me bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.