Lirim Zendeli, shumë shpejt do ta shihni me flamurin e Shqipërisë në Formula 1

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Lirim Zendelin, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë garues në Formula 2.
“Fiksojeni këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend kur një ditë ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1. Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2”, tha Rama.
“Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës. Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish”, shtoi ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.