Shqipëri-Kosovë, projekt të përbashkët në 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

E martë, 1 Korrik, 2025

Në mbledhjen historike të zhvilluar ditën e sotme mes dy qeverive u vendos që Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një projekt të përbashkët për rikualifikimin urban tërësor të Prizrenit në kuadër të 150 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtë vit Lidhja e Prizrenit feston 142 vjetorin, por sipas Kryeministrit Edi Rama nuk jemi larg në kohë për të menduar për një projekt të përbashkët.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të zhvilluar në Tiranë.

“Përpara se të vijmë këtu kemi pasur një bisedë miqësore me Kryeministrin Hotin dhe kemi rënë dakord të investohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për 150 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë por jo aq larg për të mos menduar që sot për një projekt të përbashkët rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë”, – theksoi Rama.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është simbol i ringjalljes së shpresës të bashkimit kombëtar dhe gur themeli i shtetësisë shqiptare.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte pavarësinë e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes së Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

Lidhja e Prizrenit është mbajtur, më 10 qershor 1878 në Prizren dhe ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve ishte 110-të.

Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshme njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah Pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar Bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj.

“Takimet ndërqeveritare mes Shqipërisë e Kosovës janë zhvilluar gjithmonë në frymën e një bashkëpunimi të ngushtë vëllazëror dhe ndërveprimi të vazhdueshëm politik dhe diplomatik janë një mundësi shumë e mirë qoftë për të bërë një bilanc të hapave të hedhur qoftë për të hedhur piketa për hapa të mëtejshëm”, – tha Rama gjatë mbledhjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.