Britani/ Shkolla Shqipe “Nënë Tereza” rinis mësimi për 120 nxënës

E enjte, 3 Korrik, 2025

Shkollat shqipe kanë shtrirje në shumë vende të botës, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe vlerat kulturore.
Një ndër to është edhe shkolla shqipe në Britaninë e Madhe, “Nënë Tereza”, e cila ka çelur dyert për nxënësit javën e shkuar.
Rreth 120 nxënës nga zona e Enfield në Britani do të mësojnë edhe këtë vit gjuhën shqipe me tekstet mësimore dhe plotësuese të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Shkolla “Nënë Tereza” prej 15 vitesh jep kontributin e saj në mësimin e gjuhës shqipe, duke ruajtur kështu gjuhën dhe traditën shqiptare tek brezat e rinj të Diasporës.
Mësimi do të nis çdo ditë në orën 11:00, duke u kujdesur gjithashtu edhe për masat anti-covid.
Shoqata shqiptare jo fitimprurëse “Nënë Tereza” në Britaninë e madhe funksionon që prej vitit 2009 me projekte dhe aktivitete të shumta për shqipfolësit në Britani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.