Federata e Mjekëve në Evropë ka sjellë në gjuhën shqipe disa nga protokollet më të reja të trajtimit të COVID-19 të aplikuara në vende të ndryshme. Një iniciativë kjo që pritet ti vijë në ndihmë sistemit shëndetësor, mjekëve dhe pacientëve shqiptarë.
Aktualisht Federata ka publikuar protokollin amerikan të terapisë së COVID-19 i cili është përpunuar nga Dr. Zana Nikolla, specialiste e Gastroenterologjisë në Nju Jork, SHBA si dhe protokollin austriak të terapisë së Covid-19 punuar dhe përshtatur nga Dr. Donika Sela, kryemjeke në spitalin e Vjenës

Nënkryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë Aurora Dollenberg tha për “Diaspora Shqiptare” se kjo nismë erdhi si rrjedhojë e kërkesave nga mjekë shqiptarë për një Protokoll të unifikuar Trajtimi të Covid-19.
“Aktualisht kemi të përkthyer protokollin amerikan dhe atë austriak, ndërsa unë dhe mjekë përfaqësues të Federatës po punojmë për të përkthyer në shqip dhe anglisht protokollet e fundit që kemi nga Europa e USA”, tha ajo.
Dollenberg sqaron se qëllimi i kësaj nisme të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë është që protokolli përkthyer e firmosur prej mjekëve specialist tu bashkëngjitet protokolleve të mbledhur nga vendet e tjera europiane dhe të krahasohet me protokollin shqiptar, për të përmirësuar dhe mbështetur punën e kolegëve dhe pacientëve në Shqipëri.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.