Historia e Ergysit, trajnerit dhe pedagogu shqiptar në Kinën e largët 

E martë, 1 Korrik, 2025

“Kur sporti thyen barriera”, kështu dua ta titulloj këtë bisedë, me personazhin më të ri që Living do të prezantojë, Ergys Luga, momentalisht trajner në Akademinë e Shenzhenit në Kinë. Vitin e fundit Kina është bërë një vend i “rrezikshëm”, sepse është shteti ku nisi dhe përhapja e Covid-19 që arriti të bëjë botën lëmsh brenda pak muajsh. Megjithatë zhdërvjelltësia njerëzore, dëshira për të jetën dhe për ta vazhduar atë, është shumë më e madhe se frika dhe misteri i së ardhmes. Prandaj njihuni me Ergysin dhe udhëtimin e tij profesional dhe interesant në Kinën e largët.

Ergys Luga ka lindur dhe është rritur në rrugën Fortuzi në Tiranë, një lagje që ka nxjerrë emra të mëdhenj në futbollin shqiptar  që për këtë arsye quhet edhe “Materniteti i Futbollit Shqiptar”.  Kështu duke ndjekur traditën  e mëhallës – sikurse fëmijët e tjerë- edhe Ergysi  u regjistrua në futboll, ndonëse duke ardhur nga një familje arsimtarësh, fokusi ishte te shkollimi dhe jo te sporti. Sidomos për mamanë e cila e përkufizonte atë si “sportin e gladiatorëve”, ndonëse më pas ajo e gjeti veten duke u kujdesur për plagët e marra në stërvitje apo në ndeshjet e forta. Edhe babi, me profesion inxhinier, ruante të njëjtën linjë mendimi dhe ndonëse nuk e motivonte apo mbështeste, balanconte situatën nëpërmjet pasionit dhe dashamirësisë ndaj futbollit.

Biseda me Ergysin- që momentalisht ndodhet në Kinë- është e bukur dhe e sinqertë dhe nis me rrëfimet e tij që në fëmijëri.  Ai më tregon që sipas tij,  nuk ka qenë një lojtar teknik, por një futbollist që kishte taktikë në sulm, duke e bërë të përkufizohej nga trajnerët si:  “një lojtar me tipare të ashpra”; nofkë që nuk iu nda deri kur u bë pjesë e ekipit profesionist. Shpesh herë, në intervista me sportistë, biseda bie te disiplina, por Ergysi më thotë që të gjitha sportet kërkojnë shumë sakrificë, megjithatë për të qenë një lojtar i niveleve të larta ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë: fati, përkushtimi apo dëmtimet e ndryshme që një lojtar mund të pësojë. Si një trajner i suksesshëm, me tone shumë profesionale, ai vendos theksin te stërvitja duke deklaruar që “ nëse ke vendosur që do të vazhdosh futbollin, duhet të heqësh dorë nga rinia”, sepse për të pasur sukses duhet talent, stërvitje, fat , por dhe menaxhimi i duhur”.

Rrugëtimin në sport Ergysi e  filloi në moshën 9 vjeçare në Akademitë e KF Tirana dhe vazhdoi në akademinë e klubit Dinamo, ku është rritur, stërvitur dhe ka luajtur me shumë sportistë, të njohur dhe të famshëm edhe sot.  Më pas ikja në Gjermani dhe angazhimi në dy ekipe të ndryshme, angazhim që u ndal për shkak të një dëmtimi, që ishte si një  trashëgimi e një tjetër dëmtimi të përjetuar në moshën 17 vjeçare. Dëmtimi u përkthye në  probleme me nervin shiatik  që e detyruan atë të mbyllte me shumë  vështirësi karrierën e tij si futbollist duke e shtyrë drejt botës akademike dhe universitare. Kështu Ergysi vazhdoi shkollën e lartë dhe studimet master për ‘Intepretim dhe Komunikim të gjuhës gjermane’, kurset e Federatës së futbollit për UEFA B dhe UEFA A dhe njëkohësisht punën si trajner në ekipin e moshave të  Kamzës, ku fitoi dhe emrin që ka sot.

Ergysi është një djalë që e vlerëson punën dhe i përkushtohet asaj, ndonëse Shqipëria është një shtet i vështirë që nuk të jep shtysë të jashtme që të kryesh punën me dinjitet. “ Kushtet për një djalë nga Tirana, që udhëton përditë në Kamëz, janë të vështira, sepse duhen marrë parasysh shpenzimet, kostot e jetës, pagesa që është problem më vete. Megjithatë gjithmonë ka njerëz të mirë dhe unë dua t’i falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur dhe vlerësuar siç ishte ish drejtori teknik i Kamzës, Andi Matraxhiu, një njeri që më ka ndihmuar shumë, patjetër edhe trajnerin Ernest Gjoka i cili dha atë miratimin  që të afrohesha në ekip të parë”.

Ishte viti 2018 kur Ergysi u bë pjesë e profesionistëve, vit në të cilin ai shërbeu si ndihmës trajner në ekipin e Kamzës, ekip që fatkeqësisht ra nga kategoria kur u bë pjesë e një skandali të njohur edhe për mediat.  Megjithatë nga rrëfimet e tij, Ergysi duket që është djalë më fat, sepse mbas kësaj periudhe të mbushur më të papritura ai mori ftesën për të qenë trajner në Shenzhen, Kinë.

“Kur m’u ofrua si mundësi Kina nuk e mendova dy herë. Menaxheri më telefonoi dhe më tha që në Akademinë në Shenzhen në Kinë, duan një trajner me licencë A, dhe nëse isha i interesuar në mënyrë që ai të ofronte kandidaturën time. Në fillim e mendova si diçka absurde, një trajner shqiptar në një akademi shumë të lakuar në Kinë. Megjithatë kur pala kineze kërkoi bisedime të dyta, e mora dhe unë më seriozisht. U bë një kontroll i gjuhës angleze dhe eksperiencave të mia dhe më pas më ofruan një kontratë 1 vjeçare me të drejtë renovimi.”

Më bëri të buzëqesh përgjigja e Ergysit kur e pyeta së cila ishte gjëja që i kishte bërë më shumë përshtypje në Kinë. “ Kur erdha në Kinë, më dukej sikur edhe dielli ndriçonte ndryshe.” Përndryshe Ergysi jeton në Shenzhen, një nga katër qytete më të zhvilluar në Kinë, me një popullsi prej 16 milion banorësh, qytet që ndryshe quhet “ zemra elektronike e gjithë botës”. Kështu që dhe me kaq pak informacione, është e lehtë të kuptosh që kalimi nga një qytet me 1 milion banorë, në një tjetër me 16 milion, është i lodhshëm dhe kaotik. Ergysi thotë që vështirësitë më të mëdha i ka pasur me motin, ndonëse sipas rrëfimit të tij, moti në Kinë është i ngjashëm me atë shqiptar, dimër i butë dhe verë e nxehtë më shumë lagështi. “ Me kalimin e kohës u mësova dhe me largësinë, sepse këtu gjërat morën për mirë, unë punoj me ekipin nën 18 vjeç dhe jam në departamentin teknik rajonal të qytetit të Shenzhenit, që është në varësi të Federatës Kineze të  Futbollit. Eksperienca ka qenë progresive për mua, sepse këtu futbolli po merr nuanca perëndimore dhe evropiane, trajnerët spanjollë dhe anglezë po i japin një tjetër ritëm futbollit kinez dhe brezat që po rriten në akademi profesioniste mundet fare mirë të bëjnë dallimin me Evropën”.

Ergysi  pohon që para nisjes në Kinë kishte dëgjuar për zhvillimet e futbollit në Kinë, sidomos për blerjet e shtrenjta që manjatët kinez kishin dëshirë të sillnin në Kinë. Ndonëse ai kishte një ide se cilat ishin objektivat e tyre, nuk kishte dijeni sesi një futbollist kinez luante në kamp, duke përfshirë, nivelin, taktikat, idetë dhe konceptet. “ Të gjitha këto i mësova këtu, me vështirësi kuptohet, sidomos në mentalitet, sepse janë një popull ndryshe nga ne, edhe në konceptimin e sportit, ashtu dhe në konceptin e jetës, ku në fokus është puna. Nuk ka ditë pushimi në Kinë, ditët e pushimit janë vetëm Festat Kombëtarë dhe Viti i Ri,  pa pasur ditë apo leje të jashtëzakonshme pushimi.  Mbaj mend ndeshjen e parë, kisha emocione sepse nuk e njihja mentalitetin, ndërkohë trajnerët e huaj që ishin pjesë e akademisë më ndihmuan shumë”.

Sot, mbas një viti jete në Shenzhen, Ergysi  thotë që e ndien edhe vetë që është perfeksionuar dhe që është gati për fillimin e kampionatit dhe përfaqësimit të ngjyrave të ekipit në mënyrën e duhur.  “ Tre muajt e parë u futa në kursin e gjuhës kineze, sepse këtu nuk e praktikojnë anglishten, pastaj edhe në aspektin profesional nuk mund të lija çdo gjë në dorën e përkthyesit. Padyshim që fillimi ishte i vështirë sepse gjuha kineze është e panjohur dhe ka oshilacionet e veta, tinguj të ndryshëm nga gjuha shqipe.”

Por, si zhvillohet dita e një trajneri shqiptar në Kinë ? “Puna ime është e zakonshme, është puna që bën çdo trajner që ikën çdo ditë në stërvitje. Jam munduar të integroj ato parimet apo principet që unë kërkoj dhe sepse këtë vit kërkoj me ngulm të kem trofeun në duar. E di që jemi larg dhe duhet ende shumë punë, por kjo nuk më frikëson.”

Ergysi falë punës dhe talentit të tij ( ndonëse është shumë modest duke thënë që ende i duhet kohë të kuptojë dhe zbatojë plotësisht kulturën e tyre) është dhe profesor në Departamentin Teknik duke dhënë leksione metodike të futbollit për trajnerët e rinj kinezë. Ai jep leksione katër herë në muaj, bazuar në një program akademik të përcaktuar. Jam e bindur që puna që bën do t’i shpërblehet.

Biseda jonë, sepse ka qenë më shumë një bisedë e këndshme sesa një intervistë, mbyllet duke u zhytur në kujtimet e së shkuarës dhe duke bërë një krahasim të nisjes dhe vazhdimësisë në karrierë. Ai më rrëfen që në fëmijëri, kur ai ka qenë si  një nga fëmijët kinezë që sot trajnon, e ka vuajtur faktin që Shqipëria ishte një vend i varfër, sidomos për shkak të kushteve të stërvitjes, si për shembull fushat apo kushtet rrethanore. Ndonëse ai ndien që në ato kushte ka pasur më shumë zemër se sot dhe që futbollisti i së kaluarës është ndryshe nga ai i kohërave moderne. “ Vuajtja ka qenë e madhe sepse nuk kishim dhoma zhveshjeje, fushat ishin skandaloze, përpara ndeshjes duhet të hiqnim gurët apo copat e xhamit që kishim lënë njerëzit gjatë natës. Nëse sot do ia tregoje një trajneri evropian, për kushtet në të cilat jemi stërvitur, jam i sigurt që ata do të mendojnë që jemi një popull me aftësi ekstreme përsa i përket futbollit. Këtë e them se ndonëse nuk kemi pasur dhe nuk kemi kushte të mira, ne kemi futbollistë shumë të mirë, të aftë, të cilët me kushte edhe më të mira do të kultivonin talentin në mënyrën e duhur”.

Ergysi është nga ata futbollistë që kanë jetuar mes dy epokave, varfërinë dhe bollëkun, dhe sipas tij, ndonëse ndryshimet në ekonomi janë të mëdha, në rezultate sportive ne duhet të duartrokasim  kalimin në evropian. Të ardhmen ai e sheh plot shpresë dhe të sigurt, sidomos sepse sipas tij, Federata po ingranohet që të seleksionojë në mënyrën e duhur talentet e reja,  duke rritur shumë cilësinë e kombëtares nën 18 vjeç, ndonëse _ siç thotë ai-  labirintet e futbollit dhe të sportit në përgjithësi janë të papritura. / Living

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.