Shtypi shqiptar në Diasporë një institucion promovimi për kulturën shqiptare.

E martë, 1 Korrik, 2025

26 shtatori shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve e përcaktuar nga Komiteti Evropian. Organet e shtypit shqiptar në vite kanë shërbyer njëherësh si institucione kulturore që kanë promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Organi i parë i shtypit shqiptar, i botuar në gjuhën shqipe, gazeta “L’Albanese d’Italia” në vitin 1848. Jeronim De Rada themelues, drejtor i gazetës, redaktor i autor i shumë artikujve politikë mbante lidhje me shumë personalitete të kohës. Gazeta botohej në Napoli në gjuhën italiane dhe pjesërisht në shqip. Gjithsej kishte katër faqe. Kjo gazetë u ndërpre pas 27 numrash.

“Flamuri Arbërit” (La Bandiera dell’Albania), ishte një revistë e përmuajshme me karakter shoqëror, kulturor, folklorik, letrar, gjuhësor e drejtuar nga Jeronim De Rada. Revista botohej në dy gjuhë, në shqip dhe në italisht. Kjo revistë u botua në vitet 1883-1887. Numri i parë i revistës doli në Kariliano Kalabro më 20 korrik 1883 dhe më pas filloi të botohej në Kozencë. Kjo revistë hodhi dritë mbi shumë çështje të gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Për të zgjuar vetëdije kombëtare të lexuesve, De Rada zgjodhi për botim vjersha, poema dhe shkrime historike mbi prejardhjen e arbëreshëve të Italisë. “Flamuri Arbërit” kishte në fund një shtojcë të titulluar “Biblioteka shqiptare”, e cila në tetë faqet e saj pasqyronte krijimtarinë letrare dhe artistike të kohës. Në këto shtojca është përcjellë gjithë pasuria letrare arbëreshe.

Revista “Drita – “Dituria” u botua për herë të parë në vitin 1884 në Bukuresht dhe kishte kryesisht karakter kulturor. Drejtori i parë i revistës ishte Petro Poga, kurse bashkëpunëtorë të tjerë qenë: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Pandeli Sotiri etj. Pas “Flamuri Arbërit” kjo ishte revista e dytë më e rëndësishme ku afirmohet kultura, letërsia dhe gjuha shqipe. Materialet e saj shkruheshin me alfabetin e Stambollit.

Revista “La nazione albanese” u botua në vitin 1897 në Katanxaro të Italisë. Kjo ishte një revistë e përdyjavshme, e cila shtypej në Romë dhe drejtohej nga Anselmio Lorekio. Kishte shkrime në italisht dhe në shqip (arbërisht). Kjo e përkohshme përcillte mendime të ndryshme për alfabetin dhe për fjalorin shqip.

“Sqipëtari” (Albanezul) doli në qarkullim më 7 gusht 1888 në Bukuresht, si organ politik, shoqëror, kulturor dhe letrar i shoqërisë “Drita” të Bukureshtit. Kjo ishte një gazetë e përjavshme me katër faqe, me një format dygjuhësh, shqip dhe rumanisht, drejtuesi i saj ishte Nikolla Naço. Kjo gazetë rradhitet ndër të parat që u botuan në gjuhën shqipe dhe dha kontribut në fushën e publicistikës.

“L’Albania- Albania” ishte revistë dygjuhëshe (shqipe dhe frënge) e drejtuar nga Faik Konica që ishte edhe kryeredaktor i revistës. Numri parë i saj u botua më 25 mars të vitit 1897. Ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u bë tribunë e mendimit të atdhetarëve përparimtarë shqiptarë jashtë Shqipërisë ( Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako, Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli). “Albania” pati ndikim të madh veçanërisht në jetën kulturore dhe politike të shqiptarëve. Kjo revistë qarkulloi deri më 15 shkurt 1909.

“Lajmëtari i Shqipërisë”, gazetë e përjavshme në gjuhën shqipe dhe italiane. Kjo gazetë e pa dritën e botimit në Romë, në vitin 1904 nën drejtimin e Gasper Jakova Mërturi.

Gazeta“Dielli” e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, pedagogjike, letrare dhe ekonomike doli për herë të parë në Boston më 15 shkurt 1909. Themelues dhe drejtues i saj qe Fan Noli. Faik Konica e atdhetarë të tjerë qenë në drejtimin e saj ndër vite dhe kontribuuan për lëvizjen kombëtare dhe publicistikën shqiptare. Gazata “Dielli” vazhdon të botohet ende dhe mbetet organi më jetëgjatë në gazetarinë shqiptare dhe mbi Shqipërinë.

Përgatiti Orjona Domi, Qendra e Botimeve për Diasporën

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.