Botohet në gjuhën greke libri “Më kujtohet” i autorit shqiptar me banim në Francë, Ylli Demneri.
Libri është përkthyer në greqisht nga autorja shqiptare me banim në Belgjikë, Eleana Zhako.
“Dëgjoj zhurmën e laraskave që më sjell ndërmend imazhin e fushave të shkreta dhe arave me misra që kam parë më parë. I vetëm, ulur pranë abazhurit, zhurma e celularit më zgjon nga meditimi. Eleana më dërgon një mesazh ku më thotë se poeti dhe prozatori grek Kostas Mavrudhis, që është njëkohësisht edhe drejtuesi i njërës nga revistat më të njohura letrare në Greqi, ΤΟ ΔΕΝΤΡΟ, është duke lexuar librin tënd dhe i ka pëlqyer duke të quajtur shkrimtar “poet” për shkak të ngarkesës poetike të librit dhe kërkon gjithashtu që të botojë disa fragmente në revistën e tij….”, rrëfen autori, duke thënë ndër të tjera se e gjitha kjo u bë e mundur falë përpjekjes së Eleana Zhakos dhe punës së saj.
Ylli Demneri sjell me fjalitë e prera dhe të shkurtëra të kujtimeve, (si telegramet që mateshin me fjalë të shkruara për të paguar), pak fjalë por krejt magjike. Ai shkruan aq pak dhe zgjon aq shumë tek një histori të tërë e një popullina. Demneri na kujton urbanistikën dhe stilin e jetesës, mënyrën e mendimit dhe ndodhitë e vogla, anën e ndritëshme dhe të errët dhe të panjohur të përsonazheve të njohur. Mardhënia e Ylli Demnerit me kinemanë e ka bërë këtë libër shumë imazhinist, si një film i ndarë në puntata, që na e tregon në mënyrë anatomike krejt shoqërinë dhe kohën historike. Palimpsesti, vendosja e përsonazheve mbi hartografinë e kohës, apo vendosja e kohës mbi relievin karakterial të përsonazheve të librit, na japin në mënyrën më të saktë përiudhën që përfshinë ky libër.
“Më kujtohet” është një letërsi memuaristike brilante, vezulluese, që përndrit kujtesën e të gjithëve, zgjon nga nënvetëdija e çdo lexuesi kujtimet përsonale të gjithësecilit, çdo detaj i librit “Më kujtohet”, merr për dore lexuesin, dhe e dërgon këtë lexues jo tek ajo çfarë shkruan Ylli, por tek ngjarjet e përngjashme që secili ka në jetën e vet. Ylli Demneri është altruisti, sepse shkruan krejt pak për detajin e një kujtimi, duke i dhënë shanse dhe mundësi çdo lexuesi që të shkruaj se çfarë i kujtohet nga jeta e tij. Demneri nuk ai zë shtegun mundësisë së lexuesit, që në një farë mënyre dhe tek lexuesi të zgjohet dëshira e të shkruarit memuaristikën dhe kujtimet e veta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.