Shënohet viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica. Mësohet se bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.
Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet. Trupi i 63 vjeçarit u gjet nga i biri dhe ekipi i zjarrëfikëses pak më parë.
Ndërsa raportohet se ka shpëtuar familja shqiptare që ishte izoluar nga ujërat e rrëmbyer për shkak të motit të keq. Ishin larguar rreth 15 km larg vendit fillestar dhe orët e fundit ishte ndërprerë edhe kontakti telefonik me ta. Shpëtimi u be me varkë dhe prindërit dhe fëmija e tyre 3 vjec nuk kanë probleme.
Gjithashtu raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.