Itali / Shqiptari Emin Haziri krijon Ginin autentik të Triestes

E premte, 4 Korrik, 2025

Ai njihet si “kuzhinier dhe ëndërrimtar”. Dhe ëndrrën e ka realizuar tashmë. Është vetëm 25 vjeç dhe ka shëtitur gjysmën e botës, duke marrë nga eksperienca e restoranteve më të mirë dhe duke punuar me shefat më të njohur si Carlo Craço, Antonino Cannavaçiuolo.

Pavarësisht lëvizjeve, Trieste është gjithmonë në zemrën e tij. Dhe pikërisht Triestes ka vendosur t’i dedikojë krijimin e tij, një gin autentik “made in Trieste”.

Emin Haziri ka emigruar në Itali nga Kosova në moshën 7-vjeçare dhe jeta nuk ka qenë e thjeshtë. Në moshën 17-vjeçare ai heq dorë nga të gjitha ëndrrat e një të riu dhe i dedikohet pasionit tij për kuzhinën.

“E vesha me shumë seriozitet uniformën e kuzhinierit, sepse nuk është e lehtë të bësh emër në kuzhinë. Nuk mund të bëhesh një shef i madh nëse nuk nis çdo gjë nga poshtë. Gjatë përvojës sime në kuzhinë kam kuptuar se kam një lidhje të ngushtë me Gin”. Kjo lidhje e ka shtyrë 25-vjeçarin shqiptarë të krijoi një Gin të përbërë vetëm me bimët që rriten në Carso të Triestes.

“Lidhja ime me Tristen është shumë e fortë dhe kisha shumë dëshirë të krijoja diçka unike që lidhej me këtë vend”, thote ai. Në inagurim e ftuar nderi do të jetë baristja me famë ndërkombëtare Carola Abrati.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.