Ikona “Shën Mëri Hodigitria” vlerë e rrallë historike dhe kulturore

E martë, 23 Prill, 2024

Zona e Prespës, është e njohur për ndërtimin e kishave në guva, nga heremitët, ndërmjet shek. XIII – XIV . Tepër të veçanta, të izoluara nga gjithçka, ato kanë mundur të ruajnë ende ikonat, apo muralet e tyre.

E tillë është edhe kisha e “Lindja e Shën Mërisë”, në ishullin e Maligradit, prej së cilës ka origjinën ikona “Shën Mëri Hodigitria”.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi sot pamje nga ikona “Shën Mëri Hodigitria” që ndodhet në këtë kishë, e cila i është nënshtruar ditët e fundit restaurimit.

Kisha është pikturuar rreth viteve 1300, nga një atelie shumë e njohur që ka zhvilluar aktivitetin e vet në Shqipëri, Ohër dhe Kostur.

Ikona, në modelin e njohur Hodigrodia, është pikturuar në frymën e tendencës antiklasike të shekullit të XIV, e cila synonte drejt një arti më popullor.

Pjesa e sipërme është pikturuar me okër dhe e dominojnë aureolat e kuqe. Fytyra robuste, kuadratike e Virgjëreshës ngjan me ato të shenjtorëve ushtarakë.

Mbulesa e kokës të saj është prej një cope me vija të kuqe. Figura e Krishtit është pikturuar në ballor me veshje me ngjyra. Modelimi me kontraste dhe i stilizuar i jep figurës një dukje ekspresive.

Në pjesën e sipërme të ikonës në anën e djathtë paraqitet profeti Solomon shfaqet në një qiell të stilizuar me pergamenin ku është shkruar “ Mënçuria ndërton shtëpinë e saj”.

Kisha e Shën Mërisë ndodhet në liqenin e Prespës në ishullin e Maligradit. Kisha e Shën Mërisë e shekullit XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. ATA