Foto dite/Vendosja e pllakës për ndërtimin e përmendores së Skëderbeut në Trento

E enjte, 3 Korrik, 2025

Përfaqësues nga shoqata e grave shqiptare  “TEUTA” dhe shqiptarë që jetojnë në qytetin e Trentos dhe rrethina së bashku me Kryetarin e Komunës së qytetit, Alessander Andeatta, Këshilltarin bashkiak për Kulturën, Corrado Bungaro, Presidentin e Distriktit “Centro Storico e Piedi Castello”, Claudio Geat dhe ish- Këshilltarin provincial, Marco Viola ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë të përmendores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Presidentja e shoqatës, Leonora Zefi  falenderoi autoritetet e Komunës së Trentos për sensibilitetin e treguar në pranimin e kërkesës për ngritjen e përmendores së heroit të shqiptarëve dhe afërsinë ndaj komunitetit shqiptar në Trento.

Kryetari i Komunes, Alessander Andeatta theksoi dy vlera të shqiptarëve. “Mbajnë gjallë dhe kultivojnë kulturën e tyre dhe në të njëjtën kohë kanë arritur të integrohen shumë mirë” tha ai.

Edhe Këshilltari C. Bungaro e Presidenti i Distriktit folën me respekt për komunitetin shqiptar në territor. Ndërsa Marco Viola u paraqiti të pranishmeve, madhështinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut si një gjigand evropian dhe jo vetëm i shqiptarëve.

Ceremonia përfundoi me vendosjen e gurit të parë të përmendores dhe hapjen e fushatës së mbledhjes se fondeve për ndërtimin e saj.

Kontributi i secilit mund të jepet duke ndjekur udhëzimet në faqen Acdait Teuta në facebook.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.