592 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur tashmë te mësuesit e shkollave shqipe, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Librat, të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, iu dorëzuan kryetares së SHMSH-së “Naim Frashëri“ Miradije Berishaj dhe një grupi mësuesish të gjuhës e kulturës shqiptare në Austri, nga Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Vjenë Dr. Roland Bimo.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria
më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.